Pe: Vlorë, bombë në makinë, një i vdekur
"Ora News"/ora 11:00 Një automjet është hedhur në erë mesditën e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit kanë gjetur vdekjen 2 persona identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Një i vdekur është i sigurtë, ndërsa mësohet se janë edhe disa të plagosur nga kalimtarët e rastit. Gjithashtu janë thyer edhe xhamat e ndërtesave përreth vendit, në të cilin ndodhi shpërthimi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Edhe policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Të dhëna e para e lidhin ngjarjen me fushatën e zgjedhjeve vendore të 8 majit.
"News 24"/ora 11:30 Behet e ditur se 4 persona janë prekur nga shpërthimi i automjetit, 2 prej te cileve ndodheshin brenda makines, kurse 2 personat e tjere ishin kalimtare te rastit. Mesohet se Renato Abazi humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të rënda në trup, kurse 3 persona te tjere jane derguar ne spital te plagosur. Mjeket pohojne se nje prej tyre, pikerisht personi qe ndodhej ne automjet me Renato Abazin eshte ne gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës ku një makinë është hedhur në erë ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit kanë gjetur vdekjen 2 persona identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Një i vdekur është i sogurtë, ndërsa mësohet se janë edhe disa të plagosur nga kalimtarët e rastit. Gjithashtu janë thyer edhe xhamat e ndërtesave përreth vendit, në të cilin ndodhi shpërthimi.
VLORث-Një person ka humbur jetën në Vlorë si pasojë e shpërthimit të nje sasie eksplozivi ne një automjet sot paradite në zonën e Skelës.
Ngjarja është shënuar rreth orës 11:10 minuta kur një automjet tip Opel, ngjyre e bardhe ka shpërthyer me forcë. Behet e ditur se 4 persona janë prekur nga shpërthimi i automjetit, 2 prej te cileve ndodheshin brenda makines, kurse 2 personat e tjere ishin kalimtare te rastit. News24 meson se Renato Abazi humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të rënda në trup, kurse 3 persona te tjere jane derguar ne spital te plagosur. Mjeket pohojne se nje prej tyre, pikerisht personi qe ndodhej ne automjet me Renato Abazin eshte ne gjendje kritike për jetën.
Zjarrfikës të shumtë mbërritur në vendgjarje dhe shuan flakët e zjarrit që dogjën tërësisht automjetin. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për shkaqet e shpërthimit të automjetit. Dyshohet se nje sasi e konsiderueshme eksplozivi i vendosur ne automjet ka qene shkak i shprethimit te fuqishem ne automjet qe solli dhe vdekjen e nje personi.
(vijon)