Vlora zgjohet e përmbytur nga reshjet, rrugët e bizneset nën ujë

cent

...Lontano
VLORE - Një ditë pas rreshjeve të dendura, qyteteti bregdetar i Vlorës është zgjuar i përmbytur në disa nga lagjet kryesore. Kamera e A1 Report është gjendur në kryqëzimin e lagjes 24 Maji, aty ku edhe problemet janë më të dukshme për shkak të bllokimit të kanalizimeve.
147942.jpg
Qytetarëve të cilët kanë biznese në anë të rrugës i është dashur të largojnë ujin i cili gjatë natës ishte futur në ambjentet e brendshme të subjekteve duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndërsa në një gjendje edhe më të rënduar shfaqet situata në rrugë, të cilat janë shndërruar në të pakalueshme për njerëzit.

Edhe pse ishte premtuar nga vendorët se Vlora nuk do të përballej më me situata të tilla, pamjet e këtij mëngjesi tregojnë të kundërtën.

Moti i keq gjatë ditës së djeshme solli edhe pezullimin e lundrimit detar në qytetin e Vlorës, ndërsa disa fshatra patën edhe mungesë të energjisë elektrike.

/Shqiptarja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top