Vlora zgjohet e përmbytur nga reshjet, rrugët e bizneset nën ujë

cent

...Lontano
TIRANE-Tentativa për trafik droge përmes avionit të vogël që u bllokua në rërën e plazhit të Divjakës dhe intensifikimi i luftës kundër krimit ishin në qendër të takimit që Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Në nisje të takimit, kreu i Policisë Artan Didi sqaroi me detaje gjithçka ndodhi në datën 10 maj, që nga nisja e avionit deri në përfundim të operacionit të policisë, me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

8 maj 2014 në orën 10:16, Avioni i GRMP ulet në aeroport. Ishte nisur nga Korfuzi me destinacion Tiranën, qëllimi i fluturimit turistik
10 maj 2014 në orën 13.26, Avioni i GRMP tip PA 32 niset nga aeroporti “Nënë Tereza” me destinacion Pescara në Itali.
Në orën 13.50: Avioni në kuotën e 757 metër lartësi vazhdon fluturimin normal drejt pikës Gokël. Në pikën Ditan avioni kthehet majtas, pa kërkuar leje. Kontrollori i pikës ajrore pyet pilotin për arsyen e kthesës. Piloti kërkon fluturim turistik mbi bregdet. Pas verifikimeve trafiku ajror pranon kërkesën e pilotit.
Në orën 13:52, Avioni zbret pa leje në kuotën e 212 metër lartësi, kontrollori i trafikut ajror e kujton pilotin për lartësinë e ulët të dhe impaktin me terrenin.
Shefi i komisariatit të Durrësit informon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, më pas efektivët e Divjakës nisen drejt vendit të ngjarjes, marrin detyrë bllokim e zonës.
Në orën 14:20, efektivët mbërrijnë në vendin e ngjarjes, konfirmojnë mjetin e ulur dhe pilotin që mbante në dorë dy çanta, ndërkohë që avioni kishte ngecur në rerë.
Në orën 14:33, patrulla identifikoi 2 automjete të ndaluara buzë rrugës që po ngarkonin me rimorkio një fuoristradë, ndërkohe që një shtetas po largohej drejt pyllit me një çantë të zezë. Policia bllokoi makinat dhe u nis në kërkim të shtetasit të larguar.
Ora 14: 50, U identifikuan personat e ndaluar dhe pronari i automjetit ku gjendej lënda narkotike. U la detyrë verifikimi i pronarit të mjetit ku u gjet lënda narkotike. Kontaktohet me palën italianë për të verifikuar gjeneralitetet e pilotit italian dhe të dhëna për aktivitet kriminal.
Ora 15:30, Shefi i Komisariatit të policisë Lushnje njofton Prokuroren e rrethit znj. Merita Selimi.
Ora 15:35, Mbërrijnë në vendin e ngjarjes FNSH nga Tirana. Kufizohet zona e plazhit dhe pyllit të Divjakës. Fillon operacioni i kërkimit.
Ora 16: 04, Policia e Durrësit verifikon se pronari i makinës Mitsubishi ku u gjet lënda narkotike ishte Julian Hoxha. Ai deklaroi se mjetin ia kishte dhënë në përdorim Sajmir Bajramit, 39 vjeç. Rezultoi se Bajrami kishte mbërritur në Shqipëri dy ditë më parë.
Ora 17:51, Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, në pyllin e Divjakës u kap Sajmir Bajrami. Në çantën e tij u gjetën 27.550 Euro, çelësat e automjetit dhe leja e drejtimit.

Drejtori i Policisë Artan Didi prezantoi një material filmik, që shpjegonte me detaje itinerarin e avionit dhe punën e policisë në 10 maj në Divjakë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top