Vlora zgjohet e përmbytur nga reshjet, rrugët e bizneset nën ujë

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar tre ditë zie kombëtare si dhe shtyu një vizitë një-ditore në Shqipëri, të planifikuar për sot.

Ekipet e shpëtimit në Turqinë perëndimore po kërkojnë për të mbijetuar pasi një shpërthim elektrik dhe një zjarr në një minierë qymyri shkaktuan të paktën 238 viktima, në një nga aksidentet më të rënda në minierat e vendit.

Zyrtarët thonë se 787 njerëz ndodheshin brenda minierës, kur një njësi elektrike shpërtheu, duke shkaktuar një zjarr. Zyrtarët paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet.
436ECF4C-724C-4CB9-A613-0B2185873159_w640_r1_s.jpg

Presidenti turk Abdullah Gul ka urdhëruar guvernator e rajonit Manisa të mobilizojë të gjitha burimet në dispozicion për të ndihmuar në shpëtimin e minatorëve. Deri tani ekipet e shpëtimit kanë ndihmuar në evakuimin e qindra prej tyre.


Autoritetet thotë se rreth 80 persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar tre ditë zie kombëtare si dhe shtyu një vizitë një-ditore në Shqipëri të planifikuar për sot, duke vendosur të shkojë në qytetin e ngjarjes, Soma.

Kryeministri Erdogan shprehu pikëllim pas shpërthimit vdekjeprurës.

"I lutemi Zotit për vëllezërit tanë që humbën jetën dhe shpresoj që ata që janë plagosur të shërohen sa më shpejt. Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar në minierë e qymyrit për të shpëtuar personat e bllokuar. Disa nga vëllezërit tanë janë nxjerrë tashmë nga rrënojat ndërsa për të tjerët, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë. Shpresojmë që të shpëtohen edhe të tjerët," tha zoti Erdogan.

Minierat e qymyrit e Turqisë janë tejet të rrezikshme, duke bërë që disa parlamentarë të kërkojnë hetim për kushte të papërshtatshme sigurie.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top