Vlora merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”

klandestini

1. Vlora

PARIS- Bashkia e Vlorës vlerësohet me çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidërshipit në Cilësi”. Në 23 mars në kryeqytetin francez, u zhvillua edicioni i trembëdhjetë i cmimeve “Ylli i Cilësisë”, një ngjarje me rëndësi në promovimin e vlerave dhe kulturës së cilësisë së drejtimit për biznesin në mbarë botën. Bashkia e Vlorës u përzgjodh si rezultat i performancës që ajo ka prezantuar në njohjen e angazhimin drejt cilësisë dhe drejtimit në marëdhëniet me publikun. Cmimi është tërhequr nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili gjatë fjalës së tij ka ftuar biznesmenët e pranishëm të investojnë në Vlorë dhe për të shijuar bukuritë dhe resurset turistike të qytetit . Bashkia e Vlorët u zgjodh nëpërmjet një sistemi votash , sondazhesh dhe rekomandimesh.
Ky cmim prestigjioz vjen vetëm pak muaj pas klasifikimit nga anketa e Bankës Botërore, në pozicionet më të larta të renditjes , si qyteti ku mund të bësh më mirë biznes, vlerësuar për nga niveli i ulët i shkallës së burokracisë dhe politikave të favorshme fiskale në ndihmë të zhvillimit të biznesit.
(e.n/news24/balkanweb)
 
Titulli: Vlora merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”

Bravo Vlora ja nje nderim per te gjithe ne shqipetaret :)
 
Titulli: Vlora merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”

Po perparon shume Vlora,,,ky Shpetim Gjika e meriton voten tone!
 
Titulli: Vlora merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”

Urime Vlores. Tani, ju lutem shume, vini me shume kosha plehrash rreth qytetit se bukurine e keni. :)
 
Titulli: Vlora merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”

Bravo te perhapet ne gjithe Shqiperine ky model
 
Titulli: Vlora merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”

Nuk e di pse dicka nuk po ma mbush mendjen...

Megjithate, ogur i bardhe duket.
 
Titulli: Vlora merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”

Cfare do te thote ne shqip kjo fraze se nuk e kuptova ?

Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi
 
Titulli: Vlora merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”

bravo laberis e meritojme nje duartrokitje,
 
Titulli: Vlora merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”

epo smburrem kot une me vloren,eshte perfekte,dhe njecik mentalitet qe e kishte tani nuk e ka me.
 
Titulli: Vlora merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”

por po nuk u mburre edhe ti qe je nga vlora, kush do mburret tjeter ??

hajde njeher ne vl dhe do shohesh......kur te fillosh ti tu mburresh shokeve.........mburracak do te thone....ashtu si me the ti mua.....normale kur se njohin si qytet
 
Titulli: Vlora merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”



hajde njeher ne vl dhe do shohesh......kur te fillosh ti tu mburresh shokeve.........mburracak do te thone....ashtu si me the ti mua.....normale kur se njohin si qytet

LOLLOLLOLLOLLOLLOLLOL

po une ne vlore jam.
 
Titulli: Vlora merr çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”

bravo 1 hap perpara
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top