Vjosa del nga shtrati, permbytje ne Fier

Kresha

A pretty face can never trick me
Rreth 70 ha toke, e mbjelle me kultura te ndryshme bujqesore eshte permbytur nga vershimi i lumit Vjose ne fshatin Cerven, komuna Frakull



Nderkohe qe rrezikohen rreth 50 shtepi te ndertuara shume prane shtratit te ketij lumi. Banoret jane shprehur se niveli i ujrave pergjate gjithe nates dhe ne oret e para te mengjesit, ka qene ne rritje, ndersa kane perjetuar cdo cast ne ankth ne ruajtje te jetes se femijeve dhe pasurise se tyre.

Ne siperfaqen e tokes se permbytur ndodhen edhe disa puse qe shperbejne per furnizimin me uje te pijshem te qytetit te Fierit.

Sipas drejtorit te Ujesjelles-Kanalizimeve, situata eshte kritike por deri tani nuk ka permbytje te ketyre puseve. Prefektura nderkohe ka marre masat per te perballuar pasojat.

Vershimi i Vjoses eshte i ngjashem me ate te tre viteve me pare, kur mijera ha toke bujqesore u permbyten, ndersa qindra shtepi u mbushen me uje duke rrezikuar dhe jeten e banoreve./top-channel/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top