"Vizat", Shqiptaret ne krye te listes se refuzimeve

WxP

Staf në FV.AL
Gati nje vit qe prej firmosjes nga qeveria shqiptare e marreveshjes per lehtesimin e vizave me Komunitetin Europian, shqiptaret e kane edhe me te veshtire se me pare per t’u pajisur me vize Shengen.(UPDATE)

Sipas sondazhit te Levizjes Europiane rezulton gjithashtu se shqiptaret jane me te persekutuarit ne rajon, sa i perket pranimit te kerkesave per viza per ne BE.

Sondazhi tregon qarte se gjate ketij viti iu eshte refuzuar viza 26 % te shqiptareve aplikante nderkohe qe mesatarja e vendeve te Ballkanit Perendimor eshte 14 %.

"Shkaku kryesor eshte problematika ne dokumentacion. Gjate vitit 2008, shqiptaret shenuan nivelin me te larte ne refuzimin e vizave", u shpreh, Gledis Gjipali.

Sipas te dhenave te sondazhit, tarifat e vizave jane te larta dhe procedurat ende te veshtira.

Konsulli i ambasades franceze nuk ka pranuar te komentoje te dhenat e ketij sondazhi dhe u mjaftuar te thote se pas marreveshjes te gjitha perfaqesite diplomatike ne vendin tone kane respektuar pikat e marreveshjes.

Perfaqesuesi i Ministrise se Jashtme, institucioni qe supozohet te jete ne mbrojtje te qytetareve u shqiptare, u mjaftua te kerkoje nje teknikalitet anesor.

"Nje person, i cili ka udhetuar disa here jashte dhe ne pasaporten e tij figurojne shume viza dhe nuk perben asnje lloj shqetesimi, atehere per te mund te aplikohen procedurat lehtesuese", u shpreh Ferit Hoxha.

Kjo marreveshje ka permiresuar disi kushtet e procedurave, por ende nuk ka lehtesuar procedurat per marrjen e nje vize.

Shume qytetare qe perfshihen ne 18 kategorite qe duhet te kene lehtesira ne marrjen e vizave kete vit iu eshte refuzuar kerkesa e tyre per t'u pajisur me vize shengen.

Kjo ne nje kohe kur te dhenat se paku te agjensive turistike, treguan kete vit, se ne fakt kerkesa perviza shengen nga shqiptaret ka rene dhe se ata kane preferuar edhe kete vit per pushime apo biznes, turqine, nje vend, i cili aplikon procedura aeroportuale per viza per shtetasit shqiptare.

Top-Channel
 
Shqiperia ky vend i izoluar ne te gjithe shekujt
Para luftes se dyte boterore ne ishim te izoluar se shumica e popullsise nuk dinte dhe nuk donte te jetonte jashte fisit te vete. Gjate 45 vjeteve 1945 -1990 regjimi i Hoxhes na izoloi per gjate gjysem shekulli . Nese dikush guxonte te kalonte kufirin e benin fisin e tij dhe ate vete po ta kapnin , e conin ne ferr dhe te vdekurit ja ngrinin nga varri e "zbulonin" para 500 vjetesh me ke kish qene 4 gjyshi i tij , mjere po te kish qene me turqit se ..................?


Ne vitet 90 te gjithe thirrem E duam shqiperine si Evropa , po faktikisht na u hap gropa ekemi rene te gjithe fatkeqesisht brenda
Tashme ne jemi si delja e zeze , ne bejme trafik prostitutash , droge , ne vjedhim , ne, ne, ne, ne, ne ...........Krimet tona i sheh me lupe Evropa
Si rezultat venosi te na beje evropa nje gardh ku na ka rrethuar dhe eshte vene mbishkrimi i padukshem : Te ndalen keta kriminele ! Te ndalen keta zezake te Europes !

Mjeranet ne qe presim e presim e s'kemi te sosur ne pritje
Ku i dihet a do kete dite te bardhe ndonjehre per ne ! ?
 
Shume e ver8 kjo.Un jam kthyer 4here nga ambasada greke dhe kam paguar shume leke.te merkuren do shkoj prape,do zoti me vete mbare...
 
po gjithe andej flitet per liberalizim vizash ndersa tani na del ndryshe po 2009 ma do mendja do e kene seriozishte kete liberalizim se na premtoi ati talanua Frantini prandaj beni gati pashaportat
 
nuk jemi njerez jo na njohin neve keta per ate pune ...........po nejse do ndonjeri e thote eshte popull i vogel i vjen gjynah :p:p
 
cda komb ka kriminelat e vet.... nuk eshte se jan vetem shqiptaret qe bejne krime.....dhe kjo nuk ka te bej fare me vizat....se te gjthe e bredhin europen si te duan si me viza dhe pa viza...pjesa me e madhe e atyre qe duan te jene jashte,ndodhen jashte....do te ishte dhe me e lehte dhe me e thjeshte .....edhe per vete shtet euriopiane qe shqiptaret te ishin me dekumentacion te rregullt..identifikimi i personave me dokumentacion te rregullt do ta thjeshtonte shume luften kunder kriminalitetit.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top