“Vizat”, PE voton liberalizimin

elbruna

Anëtar i Respektuar
Parlamenti Europian miratoi me shumice votash amendamentet per Liberalizimin e Vizave me Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine, si dhe deklaraten e perbashket te Komisionit dhe Keshillit Europian.(UPDATE)

Prezantuar nga Raportuesja Tanja Fajon kjo deklarate shpreh mbeshtetjen e thelle te Unionit per liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit.

Ne te percaktohet se heqja e regjimit te vizave per tre vendet perfituese hyn ne fuqi, jo ne 1 janar 2010 sic pritej, por ne 19 dhjetor 2009, 20 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare te vendimit te Keshillit te Ministrave te Brendshem Europiane.

Deklarata nuk percakton asnje date per liberalizimin e vizave me Shqiperine e Bosnjen, por theksohet se Parlamenti e Keshilli do te shqyrtojne amendimin e Rregullores per regjimin e vizave me keto dy vende, si ceshtje urgjente.

Ndaj i behet thirrje Shqiperise dhe Bosnjes qe te permbushin sa me shpejt kriteret e percaktuara ne udherrefyesin e shperndare nga Komisioni.

Drafti paraprak i kesaj deklarate percaktonte 1 korrik 2010 si date per hyrjen ne fuqi te liberalizimit te vizave me Shqiperine e Bosnjen, nese keto dy vende konsideroheshin se i kishin permbushur kushtet dhe se Komisioni mund te paraqiste ne fillim te vitit te ardhshem propozimin e tij per heqjen e regjimit te vizave Schengen me keto dy vende.

Por, pas bisedimeve mes 3 institucioneve europiane, eshte shmangur percaktimi i datave te sakta per liberalizimin e vizave me Shqiperine e Bosnjen ne deklaraten perfundimtare.

Raporti i Tanja Fajon i cili synonte pershpejtimin e procedurave edhe per Shqiperine e Bosnjen, pas 2 muaj debatesh me Komisionin dhe vendet antare, arriti vetem te pershpejtonte daten e liberalizimit te vizave per Maqedonine, serbine e Malin e Zi.

Rezoluta e Parlamentit Europian do te miratohet nga Keshilli i Ministrave te Brendshem ne 30 nentor.
TCH
 
Po cna intereson ne Serbia dhe mali i zi,apo Maqedonia .Pra doli bllof edhe kesaj here demagogjia e qeverise Berisha se Be do te liberalizoje vizat per shqiperine ne 2010.
 
mua me ra fati ne kete shtet katastrofal te largohem drejt perendimit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top