VITILIGO- semundja e MICHEAL JACKSON

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vitiligo--- Leukoderma--- (lekure e bardhe)..humbja e pjeserishme e pigmentit te lekures..lekura lara lara...
Nuk dihet etiologjia e sakte e kesaje semundje, ne baze te rasteve te studjuara, shperndarjes, historise dhe hulumtimit qe ende eshte ne vazhdim mbi kete semundje nje gje eshte e sigurt se shkaktohet nga demtimi i qelizave qe prodhojne ngjyren natyrale te lekures( melanociteve)..dhe kjo mund te ndodhe nga reakcionet autoimune, stresi, crregullimi hormonal, toksik..Mund te paraqitet ne cdo moshe dhe te shtrihet ne menyre fokale, segmentale dhe gjenerale.
Qe ne fillim ti bie shkurrt dhe qarte per te interesuarit se ne baze te rasteve te hulumtuara dihet perfundimisht ( me ate qe dihet sot) se nuk eshte semundje serioze ( me pak serioze se nje alergji banale), me shume afekton anen psiqike se sa ate fizike( pos pamjes kjo)..andaj edhe perqendrimi kryesor per tejkalimin e kesaj semundje duhet te shkoje ne drejtim te kuptimit te esences qe eshte: nuk eshte semundje serioze, nuk duhet te vetizolohet personi qe ka kete semundje, ta tejkaloje anen e kompleksit te dukjes( tek femrat qe eshte ne pjese te qafes,buzve, fyryres- te kamoflohet me mjete kozmetike)..
Si te kalohet dhe tejkalohet kjo ane - psiqike , njeri me vitiligo mund te jetoje nje jete te lumtur dhe pa brenga si nje njeri qe nuk ka vitiligo....
Steroidet qe jane perdorur perpara , jane provuar se nuk kane efekt permanent dhe ndikim ne sherim te plote dhe per shume arsye te tjera te ndikimit ne imunitet dhe mvarshmeri thuaj se sot nuk perdoren...Perdoren menyra te ndryshme te mjekesise alternative dhe krema te ndryshme qe konsistojne ne stimulimin e prodhimit normal te melanines.....perfundimisht shumica e ketyre kremave kane si anen e lavdates komerciale por, edhe ca efekt praktik..
Meqe etiologjia nuk eshte e sakt, eshte nje duzine shkaqesh te perbashkta ne bashkeveprim edhe sherim specifik per kete semundje me sa di nuk ka...( ne kuptim te sherimit total- ka shpresa nga dermatologet por, e gjithe kjo e varur nga koha e paraqitjes, gjenetika, gjeresia e shperndarjes ne lekure, dhe mosha..te gjitha keto jane ne proporcion te kundert me sherimin...) per me shume sigurisht qe ka pergjigje nje dermatolog qe eshte ne rrjedha te hulumtimit te kohes....
 
Vitiligo (lat Leucopathia acquisita) është një semundje kronike idiopatike, jo ngjitëse (infektive), nga e cila vuajn 0,5 deri më 2% e njerëzve në mbarë botën. Tipike për sëmundjen janë macula me çngjyrim të plotë, si pasojë e mungesës së melanociteve. Manifestimi i sëmundjes mund të jetë kudo në trup, por në mënyrë të zgjedhur lokalizohet në fytyrë, në zonën e organeve gjenitale, në duar dhe këmbë.

Shkaktarët
Konsiderohet si e mundur që shfaqja e vitiligos të varet nga një mekanizëm autoimun. Te personat me Diabet melit të të rriturve vitiligo shfaqet më shpesh se sa pritet.



Shiko fotografinë 1796422
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top