Viti i ri shkollor,433 mije nxenes ulen ne bankat e shkolles!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Për herë të parë do të funksionojë strukturën e re arsimore 5+4+3, e ngjashme me shumë vende të Rajonit dhe Evropës

Reformat e qeverisë Berisha të ndërmarra që pas vitit 2005 në arsimin parauniversitar, nisma që do të mbeten në histori

Rreth 433 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në rang kombëtar do të fillojnë nesër më 15 shtator vitin e ri shkollor 2008- 2009, i cili për herë të parë do të funksionojë me strukturën e re arsimore 5+4+3, e ngjashme me shumë vende të Rajonit dhe Europës. Ndryshimet strukturore të arsimit paraunversitar të mundësuara nga miratimi i dy vendimeve të Qeverisë në lidhje me ligjin "Për arsimin parauniversitar" është konsideruar si një tjetër hap për të çmontuar pasojat e komunizmit, ku sistemi arsimor parauniversitar funksiononte në modelin jo efikas 4+4+4. Këto vendime, të vlerësuara nga pozita dhe opozita si një arritje për arsimin parauniversitar shqiptar, konsistojnë në rritjen me një vit të arsimit bazë dhe të detyruar, ose ndryshe kalimi nga shkolla bazë 8-vjeçare në atë 9-vjeçare, si dhe kalimi nga arsimi i mesëm 4-vjeçar në atë 3-vjeçar. Si pasojë e kësaj strukture, këtë vit në 376 shkolla të mesme nuk ka regjistrime në vitin e I-rë, ndërsa pritet që më 15 shtator, në 1749 shkollat e mesme në bankat e klasave të para fillore të ulen rreth 50 mijë nxënës dhe në klasat e IX-ta rreth 55 mijë të tjerë. Brezi i këtyre nxënësve, protagonistë të zbatimit të strukturës së re te arsimit parauniversitar, do t’i quajnë zyrtarisht shkollat e mesme të përgjithshme, gjimnaze, me emrin e njohur që nga vitet 1920, kur u themeluan gjimnazet e para si, gjimnazi shtetëror në Tiranë (sot gjimnazi "Qemal Stafa") gjimnazi i Shkodrës, gjimnazi i Gjirokastrës etj. Regjimi komunist në vitin 1969, në përpjekje për të fshirë traditën europiano-borgjeze në vendin tonë, ndaloi emërtimet si gjimnaz dhe e zëvendësoi me "shkollë e mesme e përgjithshme".Këto emërtime janë përdorur tek ne deri në 1969, por me vendimin politik të regjimit komunist në kuadrin e "revolucionarizimit të shkollës" dhe të futjes së "trekëndëshit revolucionar Mësim-Punë-Kalitje" të këtij viti, gjithçka u emërtua shkollë, madje dhe universitetet u quajtën shkolla të larta, ndërsa gjimnazet u quajtën shkolla të mesme të përgjithshme. Zv/kryeministri Genc Pollo, ish- ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe themeluesi i reformave që po ndërmerren aktualisht në vend, tha se, "vullneti i Qeverisë për të rikthyer emërtimet tradicionale të shkollave është një tjetër hap për të çmontuar pasojat e komunizmit, krahas përpjekjeve të gjithanshme për t’u risjellë shkollave tona autoritetin dhe reputacionin e gjimnazeve të dikurshme." “Kjo është një nisëm që kurorëzon përpjekjet për të sjellë vlerat dhe normat e arsimit të ngjashëm me vendet më të zhvilluara evropiane, një përpjekje që synon t’i japë përgjigje nevojave më konkrete dhe vështirësive të arsimit dhe të çështjeve që lidhen me edukimin, të hasura në Shqipëri dhe të trashëguar nga një periudhë e largët”, u shpreh zv/kryeministri Pollo, në seancën e fundit plenare në Kuvend. Sipas tij, thelbi i reformës në arsimin parauniversitar ka të bëjë me ndryshimin e arsimit bazë, i cili ligjërisht referuar Kushtetutës së Shqipërisë, është një arsim i detyruar në Republikën e vendit, në mënyrë që edhe vitet e edukimit për person të jenë më të larta. “Kjo është një reformë e rëndësishme, sepse dha mundësinë e reformimit edhe për kurrikulën e arsimit bazë, duke riparë edhe njëherë lëndët programet, ecurinë e tyre, në mënyrë që ajo çka është trashëguar të ndryshojë”, detajoi Pollo, duke vlerësuar se në këtë drejtim po bëhet një punë e mirë. Por ndërkohë që arsimi bazë bëhet nga 8 në 9 vite, ashtu edhe ai i mesëm, si në të gjithë vendet europiane bëhet nga 4 në 3, është një shans i mrekullueshëm për MASH dhe specialistët e saj për të modernizuar këtë cikël arsimor. Zbatimi i kësaj reforme, vlerësohet edhe nga opozita, si një nisëm që po ristrukturon kurrikulat, decentralizimin në arsim, financimin dhe botimin e librave shkollor. Madje dhe Luan Memushi, deputet i PS-së, njëherësh dhe ish-Ministër i Arsimit, u shpreh në seancën e fundit plenare në Kuvend se “reforma e ndërmarrë në sistemin arsimor parauniversitar është një trase e re në dobi të çështjes tonë kombëtare”. Struktura e re e arsimit profesional që përputhet edhe me vendet e rajonit si Kosova, do të çel mundësinë e liberalizmit të sigurimit të teksteve përmes reformës së njohur të ALERTEKST-it. Në morinë e shumë reformave në arsim, reforma në tekstet shkollore po forcohet vit pas viti. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja ka deklaruar se nxënësit në ditën e parë të shkollës, më 15 shtator, do të kenë në duar të gjitha tekstet shkollore. Duke e cilësuar shpërndarjen e librave shkollorë si sfidën e parë pas marrjes së postit si ministër i Arsimit, Beja ka bërë të njohur se në sajë të masave të marra këtë vit, përpara fillimit të vitit shkollor, 36 librari të Tiranës janë furnizuar me mbi 405 tituj tekstesh nga mbi 30 shtëpi botuese. Me reformën e teksteve MASH nuk është më zotëruese e së drejtës për të përzgjedhur në mënyrë përfundimtare tekstin që do të vendoset në bankën e nxënësit. Kjo e drejtë u ka kaluar mësuesve, që e përdorin tekstin me nxënësit e tyre. Për këtë qëllim, lejohet që, në vend të një teksti të detyruar nga Ministria, mësuesit t’i paraqiten variante të ndryshme të përgatitura nga botues privatë, prej të cilave ai përzgjedh ata që quhen tekste alternativë.
Gjithashtu fondet e subvencionit shtetëror për tekstet shkollore nuk shkojnë për të financuar prodhuesit e teksteve, d.m.th botuesit dhe kompanitë e shtypshkrimit, siç ka ndodhur. Këto fonde kalojnë në dorën e përdoruesve të teksteve, d.m.th. prindërve dhe nxënësve.


Tema

Suksese!

45952dita-e-pare-e-shkolles.jpg
 
Suksese te gjitheve atyre nxenesve qe kete vit shkojne per here te pare ne shkolle (nipin tim:p) dhe gjithe nxenesve te tjere.

Mos na zhgenjeni, ju jeni e ardhmja, qe mos qofshi lol
 
eh dukej ne fakt sot qe kishte filluar edhe gjimnazi se gocat te gjitha em xhinse te reja atlete te reja ahahahaha
 
Suksese te gjitheve atyre nxenesve qe kete vit shkojne per here te pare ne shkolle (nipin tim:p) dhe gjithe nxenesve te tjere.

Mos na zhgenjeni, ju jeni e ardhmja, qe mos qofshi lol

ahhaahahah sa i keq qe je. LOL LOL
suksese nipit....ishalla s'te ngjan ty. :p :lol:LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top