Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Viti i ri dhe bredhi

Viti i ri dhe bredhi​

Viti i ri dhe bredhi, simbolet e paganizmit, (besimeve të kota)!

Viti i ri dhe bredhi, s’janë gjë tjetër veçse prej traditave të popujve paganë, si shkak i injorancës së tyre ata i shpikën dhe i bënë pjesë të riteve të tyre fetare.

Kjo ndodhi shumë vite para së të krishterët t’i praktikonin, pastaj erdhën të krishterët dhe i përvetësuan dhe kështu vazhdoi praktikimi i tyre edhe në ditët tona.

Me llëmin e dalur nga kjo humnerë, u njollosën edhe disa muslimanë, ku iu bashkuan paganëve dhe të krishterëve në festimin e vitit të ri dhe vendosjes së bredhit!

Kjo festë dhe ky bredh, nuk ka të bëj asgjë me Islamin; fillet i ka thellë në paganizëm, nuk ka bazë as në Dhjatën e re (Inxhilin apo Biblën)mirëpo të krishterët filluan t’i praktikojnë shumë vite me vonë, pastaj fatkeqësisht u shëndrrua në festë edhe tek disa muslimanë.

Sipas gjithë asaj që dihet, kjo festë, posaçërisht vëndosja e bredhit, nga të krishterët, ka filluar të praktikohet në periudhën e Mesjetës në Gjermani, ku aty praktikohej edhe nga idhujtarët e asaj kohe, pastaj është përhapur në Francë, Angli dhe me pas në Amerikë dhe në vende të tjera.

Ajo që duhet ditur, është së çështja e festave është pjesë e adhurimit, kështu që adhurimi bëhet legjitim vetëm nga Allahu i Lartësuar dhe përmes të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem, dhe nga askush tjetër.

Pra, kush merr të drejtën të festojë diçka që vet Krijuesi i Plotëfuqishëm nuk e bëri legjitime?!

Të gjithë ne, duhet të punojmë shumë, me qëllim për ta ngritur vetëdijen fetare tek njerëzit, duke ua bërë të qartë të gjithëve, së kjo përveç se nuk është nga besimi ynë, poashtu, nuk është nga tradita dhe kultura jonë.

Muhammedi salAllahu alejhi ue selem duke na paralajmëruar nga risitë në fe ka thënë:
“Do t’i pasoni traditat e popujve që kanë qenë para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, madje edhe nëse hynë në vrimën e hardhucës do t’i pasoni”.

| Buhariu dhe Muslimi |.

Pa dyshim, së festimi i vitit të ri apo vendosja e bredhit, siç quhet ndryshe “Pema e Krishtlindjeve”, është nga gjërat e ndaluara në Islam.

Ngase Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në një hadith ka thënë:
“Kush i përngjan një populli ai është prej tyre”, e këto gjëra janë nga traditat e tyre.

Allahu i Lartësuar na bëri dy festa, ato janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, ato u legjitimuan sa ishte gjallë profeti ynë, Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, kështu që çështja e festave është kryer dhe ka përfunduar.

Andaj, si ka mundësi që muslimani t’i lejoj vetës që të festojë atë që Allahu i Lartësuar nuk ia bëri legjitime?

A nuk është kjo ecje pas hapave të tyre? A nuk është kjo përngjasim me ta? Tamam, ashtu siç i festojnë ata, jomuslimanët festat e tyre, disa nga muslimanët veç se po veprojnë!

Fëmijëve tonë, në vend që t’iu mësohet besimi i tyre, edukata dhe morali Islam, apo ndonjë histori e vërtetë dhe e mirëfilltë, atyre iu ngulitet në mendje festa e Vitit të Ri, bredhi dhe babadimri; përralla dhe gjëra të kota!

Kjo është “edukata dhe kultura” që ua mësojnë fëmijëve tanë, kështu i brumosim mendjet e tyre në gjëra të pavlera, pastaj ngritet një mentalitet i bazuar në paganizëm dhe aspak në fakte dhe vlera!

Të gjithë ne, kemi përgjegjësi të madhe para Krijuesit të Plotëfuqishëm, për atë që na është dhënë nën përkujdesje, duhet të jemi vigjilent, ta parandalojmë të keqen me dorë, gjuhë apo zemër, mos të lejojmë që gjërat e shëmtuara dhe të pavlera të përhapen në shoqërinë tonë.

Në Kur’an thuhet:

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”

| Tahrim 6 |.

Vërtetë, vetëm Allahut të Lartësuar i takon suksesi!

~ Besim Gjelaj
 
Sa palidhje të hapësh temë “palidhje”.
Çdo kush është përgjegjës për veprimet e veta, e jo të të tjerëve .
Ty tu doket qe eshte palidhje!
Shikoje lidheshmerine e temes me pasojat e kesaj feste:

View: https://youtube.com/shorts/C6kQzr8Vtek?si=DbOJzvJ3kJ_XlZUg

Sa njeriu ka vdeke qe si ka kushtu vemendje keshilles qe mos me festu vitin e ri, sa paraja eshte djege per pak sekonda, sa pasuria eshte djeg, sa budalla ka kall pjeset e trupit e shtepit e tyre ruana Zot prej paditurise!!

Nderrimin e diteve, nderrimin e neteve, nderrimin e muajeve, nderrimin e viteve, dekadave, shekujve nuk ja ka bere askush feste muslimaneve! Ka e kane marr kete ide keta qe ja lejojne vetes te festojne dicka qe nuk ka lidhje aspak me ata? Nuk eshte shenuar si feste ne asnje burim te librave te shenjte te muslimaneve Kuran dhe Hadith dhe qe duhet festuar.
Nese nuk merrni vesh me fjale: do te kalleni, do te vdisuni, do ti beni deme jo vetem vet3s tuaj por edhe te tjereve ketu eshte problemi. Po e ndoteni ajrin, po i pasuroni te pasurit, po i varfroni familjet dhe cka eshte me e keqja po beheni shembull me i keq per shoqerine.
Jemi krijesa njerezore me apo pa deshiren e juaj ndikoni me shoqeri kuptoni kete.Nuk po flas nga aspekti shpirteror sa i demshem eshte nje veprim i tille, saqe rrezikon shume gjejen me te rendesishme te njeriut lidhjen me Zotin.
 
Po për besë më duket.
Ka dhënë përgjigje të bukur edhe @kitrra 123.
Ka dëme si pasojë e mungesës së kujdesit, dakord këtu, por shumë gjëra nuk përputhen me atë që ke postuar. Lexoje mirë veten, se ke filluar edhe ti t’u ngjasoah disa jo muslimanëve 😉
 
Cifos best friend are useful idiots aka muslim te reformuar thonë nejse, sa më I shplare nga trutë ose idjot je dy klas shkollë.

Viti I ri gjëja e parë ka eksituar thjesht per matematike edhe ekonomi dhe para babilonese dhe lunar calendar duheshe per te mbjellat dhe per llogaritet me shume se 3000 vjet. Si I llogaritnin te mbjellat sipas jush? Apo v t...

E dyta gergorian a.k.a A.C.

E treta umaid që donin versionin e tyre.

Po nuk ka lidhje me fene spias aqif specialistit.
 
Mos besoni tek fizikia, matematika dhe kimia se jan maxhu pagansite. Umaided që dolën që bën kalendarin e tyre mbas vdekjes se profeti si ti dite qefi, ska problem, atyre i falet që sot ka kalendar Arab.
 
Sa palidhje të hapësh temë “palidhje”.
Çdo kush është përgjegjës për veprimet e veta, e jo të të tjerëve .

Se ka ca njerez qe nuk e përdorin kalendarin në cdo aspekt të jetesës nga kompjutrat tek ekonomia tek ushqimet dhe tek cdo fush e jetes. Bota nga i marrin cdo gjë në jeten e perditshme nuk funksion me te, po hipokrizia ska fund.
 
Arabët që shesin naftën në base të kalendarit georgian dhe e kan ekonomin te ingranuar ne kalendarin georgian ska problem, turqit që e kanë ekonominë të ingranuar tek kalendarin georgian ska problem, cdo gjë në cdo fushe të jetes që e ke në kalendarin georgian ska problem. Problemi është që e festojn. Kur ske tru kshu flet.
 
O plako ti as veten se kupton, si athere mund ta kuptosh çeshtjen ne fjale😂
 
Përtej feve,bredhi i vitit te ri eshte bere simbol bashkimi me njerezit e zemres,falje,dashurie,solidariteti,triumfi mbi vuajtjet etj.Po ne momentin qe ky bredh nuk do vendoset me ne qender te Tiranes e Prishtines,ka skaduar dhe ora e shqiptarit,pikepyetje per ekzistencen e tij.
 
Paqe dashurin per nje fillim viti.. harmoni vedisim mbrojtje e udhzim nga zoti per gjith antaret e keti
forumit dhe gjith njerzimin.
jepni dashuri se e keni gratis o njerz ,se urrejtja veq helmon shpirtin.🥰
 
Se ka ca njerez qe nuk e përdorin kalendarin në cdo aspekt të jetesës nga kompjutrat tek ekonomia tek ushqimet dhe tek cdo fush e jetes. Bota nga i marrin cdo gjë në jeten e perditshme nuk funksion me te, po hipokrizia ska fund.
Hipokrizia një gjë, por të kundërshtosh veten e nuk i a ke idenë fare, është kapaku që vulos enën e injorancës.
Më e keqja është se njolloset një besim i mirëfilltë nga pikëpamjet individuale.
 
Besimi njelloset duke marr festat e idhujtareve dhe jo duke festuar vetem festat te cilat jane te cekura ne librin baze te besimit tend.
Je musliman te mjafton Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami kjo eshte logjika. Çfare te duhen festat qe nderliledhen me paganizmin dhe idhujtarine e mbetur qe pastaj njerezit i shftytezojne keto festa per mundesit e pasurimit te tyre nga njerezit ne mungese identitetit fetar ku shumica e derrmuse e besimtareve nuk i kane as njohurit elementare bazike mbi fene ne shekullin ne te cilin po jetojme.
 
Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top