Vidhet transformatori nga kabina, fshati pa energji

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Fier- Nje transformator i energjise elektrike ne fshatin Shtyllas eshte vjedhur duke u gdhire dita e djeshme, ndersa kane mbetur ne erresire 20 shtepi banimi dhe dy lokale. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te drejtorise se policise Fier qe nisen dhe hetimet per te zbuluar dhe ndaluar autoret e dyshuar. Ngjarja eshte denoncuar nga banoret e fshatit Shtyllas te komunes Levan. Fillimisht ata kane menduar se ka qene ndonje riparim defekti, por me pas kane vene re se transformatori nuk gjendej ne kabine. Menjehere banoret kane vene ne dijeni policine qe mberriti ne vendngjarje. Nje perfaqesi e fshatit ka kontaktuar edhe me drejtues te Ndermarrjes Elektrike dhe nga ky institucion ka gjetur ne magazine nje transformator qe u eshte montuar banoreve qe te mos mbeten pa energji elektrike. Nderkohe qe deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar nga policia per krimin e ndodhur, edhe pse jane kryer kontrolle te shumta dhe per te kryer vjedhjen mesohet se jane dashur te pakten 5 persona.

Koha Jone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top