Vidhen leket e Gerdecit

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Ministria e Mbrojtjes nuk ka derdhur as edhe një qindarkë të vetme në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2007, nga shitja e municioneve. Skandali denoncohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin vjetor për zbatimin e buxhetit. “Për periudhën e kontrolluar nuk ishte planifikuar dhe realizuar asnjë lek të ardhura nga shitja e armatimit dhe municioneve stok, ndërkohë që ky aktivitet ka qenë burim i rëndësishëm për financimin e Forcave të Armatosura”, - vë në dukje ky institucion. KLSH thekson se për vitin 2006, nga shitja e demontimi i armëve, Ministria e Mbrojtjes kishte përfituar rreth 467 milionë lekë, ndërkohë që një vit më pas nga ky aktivitet janë “grumbulluar” zero lekë.
Dëmi financiar
Minimalisht, dëmi financiar që i është shkaktuar shtetit shqiptar nga fshehja e të ardhurave të tregtisë së armëve llogaritet në 12 milionë USD. Referuar kjo vetëm kontratave të nënshkruara mes MEICO-s dhe dy kompanive amerikane, “Southern Ammunition Company” dhe AEY Inc, të Efraim Diverolit. Konkretisht, kontrata e parë e shitblerjes së armëve, e nënshkruar në 6 qershor ’07 mes MEICO-s dhe kompanisë amerikane SAC, arrin vlerën monetare 1.6 mln USD. E pasuar nga një tjetër kontratë në 28 dhjetor ’07, me vlerë 500 mijë USD. Ndërkohë që me kompaninë amerikane AEY Inc të Efraim Diverolit, MEICO ka nënshkruar 35 kontrata të ngjashme, në vlerë totale 10.5 mln USD. Të gjitha këto marrëveshje janë bërë tashmë publike, por duke menduar se gjatë 2007-ës MEICO mund të ketë realizuar të tjera kontrata shitblerje municionesh, atëherë vlera reale e dëmit ekonomik që i është shkaktuar shtetit nga mosarkëtimi i këtyre të ardhurave mund të jetë edhe më e lartë se shifra 12 milionë USD.
Tregtia e ligjshme
Për ekzistencën e një tregtie të ligjshme armësh gjatë vitit 2007 është përbetuar në konferenca të ndryshme shtypi si ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ashtu edhe kryeministri Sali Berisha. Por, a mund të quhen të ligjshme këto kontrata, kur fitimet e siguruara prej tyre nuk derdhen në buxhetin e shtetit? I mbetet Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë mbi këtë skandal korruptiv.


G.Shqiptare
 

Attachments

  • Gerdeci_dhe_Shqiperia_virtuale_e_kryeministrit.jpg
    Gerdeci_dhe_Shqiperia_virtuale_e_kryeministrit.jpg
    29.6 KB · Shikime: 8

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top