Videoja e ngacmimit seksual në spital, policia arreston një prej të dyshuarve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pamjet shokuese të cilat kanë qarkulluar në YouTube, ku një vajzë e sëmurë ngacmohet seksualisht nga dy të rinj në qendrën spitalore “Nënë Tereza” kanë vënë në lëvizje strukturat e policisë.

1420377542videoja.jpg


Në bazë të të dhënave të siguruara nga videoja, por edhe nga burime të tjera, Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me policinë kanë ndaluar shtetasin 25-vjeçar E. Pasha me akuzën “ngacmim seksual”.

Ngjarja e rëndë e cila ka shokuar opinionin publik mësohet se mund të ketë ndodhur në shkurt të vitit 2014. Dy të rinjtë kanë abuzuar me pacienten e sëmurë, e cila siç shihet nga pamjet ka humbur ndjenjat.

Në video shihet edhe një tjetër i ri, i cili ka regjistruar pamjet që janë hedhur në rrjetet e ndryshme sociale. Prokuroria, Policia e Tiranës dhe Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila ka tronditur në këtë fillimviti opinionin publik.

Ngjarja ka ndodhur në një nga pavionet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku e sëmura gjendej për trajtim mjekësor.


/ Top Channel
 
Titulli: Videoja e ngacmimit seksual në spital, policia arreston një prej të dyshuarv

Policia konfirmon: Videoja e vërtetë, vajza është e mitur ..


Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje të 25-vjeçarit Evarist Pasha, është identifikuar edhe vajza me të cilën është abuzuar në videon e publikuar në rrjetet sociale, e cila ka sqaruar rrethanat në të cilat është bërë kjo video, transmeton Albeu.com

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, vajza në video është mitur dhe ajo ka idetifikuar dy abuzuesit e saj.

"Shtetasja Xh.K, 17 vjec është në moshë të mitur. Ajo u mor sot në pyetje dhe identifikoi dy nga tre djem që kanë marrë pjesë në video. Vajza tha se nuk e njeh të arrestuarin Evarist Pasha, kurse dy djemtë e tjerë i njeh sepse së bashku me ta ka qenë në një lokal. Ajo shpjegon se është sjellë pa ndjenja në spital ndaj nuk di të thotë se cfarë i ka ndodhur në ambientet e spitalit”.

Policia ka konfirmuar gjithashtu se videoja është bërë në ambientet e spitalit publik dhe se ëështë bërë natën ndërsa pranohet edhe se është kryer molestim seksual ndaj vajzës.

Sipas informacioneve, dy djemtë dhe vajza që shfaqet në video kanë mbërritur në Urgjencë bashkë në orë të vonë pas mesnate ndërsa aty ka qëllua edhe i arrestuari Pasha.

Pasha ka deklaruar në Polici se i është afruar vajzës duke menduar se kishte vdekur dhe se regjistrimi i videos është bërë nga njëri nga dyy djemtë që sollën vajzën në spital, të cilët nuk i njihte.

Policia po punon për identifikimin edhe të dy djemve të tjerë, të cilët do të arrestohen shumë shpejt.

Mësohet se i arrestuari i parë Evarist Pasha, ish-student i infermierisë, punonte aktualisht në një agjensi funeral pranë QSUT-së. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai është arrestuar dhe dënuar për trafik droge e mbetur në tentativë, dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
25 vjecari me origjinë nga Tepelena është arrestuar në Gjirokastër me 96 kg droge në shkurt të 2009-ës.

(c)albeu
 
Titulli: Videoja e ngacmimit seksual në spital, policia arreston një prej të dyshuarv

Nese funksionon drejtesia si duhet, ky recidivistit me 'biografi te gjere' duhet te mbyllet atje ku mbahen te denuarit me 10 vjet e siper. Aty do ta provoj edhe abuzimin seksual ne kuriz te vetin... pasi qe e paska merak.

Keta dy 18 vjecaret mund te kene qene dhe te dehur dhe mund te behet ndonje lehtesim, gjithmone nese nuk kane bere dicka me shume se qe shihet ne video.
 
Titulli: Videoja e ngacmimit seksual në spital, policia arreston një prej të dyshuarv

Te kishte shtet, su lejohej 17-vjeçarëve te konsumojne alkool në rradhe te parë.
 
Titulli: Videoja e ngacmimit seksual në spital, policia arreston një prej të dyshuarv

cdo gje e keqe po ven ng alkoholi..jo nje e mitur por un nuk di pse dreqin nuk e ndalojn rrepsisht ket pije qe vetem te humb mendjen ..
 
Titulli: Videoja e ngacmimit seksual në spital, policia arreston një prej të dyshuarv

ne burg te shkojn keta legena djem qe bejn te tilla veprime
 
Titulli: Videoja e ngacmimit seksual në spital, policia arreston një prej të dyshuarv

Cte duan te bejn nuk shkoi ne spital nga halli por nga qejfi,prinderit e lejuan te shkonte te pinte me "shoket"... Tani te mbajn kusurin!
 
Titulli: Videoja e ngacmimit seksual në spital, policia arreston një prej të dyshuarv

Te kishte shtet, su lejohej 17-vjeçarëve te konsumojne alkool në rradhe te parë.

Edhe une theme po te kishte shtet si duhet , alkooli nuk do te ishte lejuar fare as per te rritur as per te mitur !

P.sh., feja islame ka disa rregulla te arta per rregullimin e jetes shoqerore , ne te veretet i ka te gjitha po kush ti kuptoj keto rregulla se !?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Videoja e ngacmimit seksual në spital, policia arreston një prej të dyshuarv

Nuk e kuptoj perse kerkoni te fajsoni shtetin per faktin qe 17 vjecarja ishte e alkolizuar. Adoleshentet konsumojne alkol kudo ne bote! Eshte tjeter gje pastaj fakti qe e kane lejuar (apo jo) prinderit te shoqerohet me keto lloj njerezish.
 
Titulli: Videoja e ngacmimit seksual në spital, policia arreston një prej të dyshuarv

Faji i shtetit qendron ne faktin qe ajo video eshte bere ne nje spital publik (institucion shteteror) dhe jo ne ndonje ambjent/shtepi private.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top