Video që (nuk) shokon: Mësuesja i shkul veshin dhe rreh nxënësin

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Një mësuese në shkollën nëntëvjeçare të qytetit të Koplikut në qarkun Shkodër, është filmuar nga nxënësit e klasës ku po jepte mësim, duke dhunuar plot pasion një nga fëmijët që shkollohen aty. Pamjet filmike i publikoi “Jeta osh qef” në faqen e saj në Facebook, e vetmja shqiptare që ka thyer rekord Guinness. Në videon që gjeni të plotë më poshtë, dallohet sesi mësuesja, në një moment, teksa ishte duke shpjeguar mësimin e lëndës, i afrohet një nxënësi në bangon e parë dhe i shkul veshin duke mos kursyer britmat qortuese. Menjëherë më pas e qëllon me shpulla në fytyrë. Mësuesja nuk ndalet, disa herë rresht e qëllon dhe i shkul veshi teksa e ka ngritur në këmbë dhe i flet gjithë përçmim. Një mënyrë trajtimi, që rrezikon shumë që fëmijët të traumatizohen. Komentues të shumtë kanë reaguar në lidhje me këtë video duke dënuar veprimin e mësueses dhe duke kërkuar që ky rast të denoncohet dhe për të, të merren masa. Por a shokon si një ngjarje e re kjo që ka ndodhur jë Koplik? Apo shumëkush nga ne e ka kaluar të paktën një episod të tillë dhe deri diku i është dukur normal? Pse vallë duhet të na bëjë kaq shumë përshtypje kjo video, kur deri dje, shumë fëmijë, djem e vajza të shkollës fillore dhe nëntëvjeçare janë përballur dhe vazhdojnë të përballen me dhunë verbale, dhunë fizike, të folur me përçmim dhe sjellje hakmarrëse të mësuesve përmes notave kaluese, ngritjes në mësim në mënyrë selektive etj. Sigurisht, në pjesën më të madhe, këto vijnë për shkak të irritimit që fëmijët i shkaktojnë mësuesve. Por a janë trajnuar vallë mësuesit sesi të menaxhojnë situata kur mund të përballen me problematika të tilla me nxënësit? Një vëzhgim i bërë sot nga NOA.al, me pohimet e disa mësuesve dhe dëshmitë e disa nxënësve, tregon se asnjë mësues nuk është trajnuar ndonjëherë sesi të sillet me nxënësit dhe si të ballafaqohet dhe të menaxhojë situata të ndryshme. Në këtë mënyrë, kjo do të ishte një fillim i mirë i menaxhimit të situatave problematike me fëmijët, duke shmangur dhunën verbale dhe atë fizike që traumatizon fëmijët dhe u krijon pasoja për të ardhmen. /e.k/noa.al/
34ln6.jpg
 
Titulli: Video që (nuk) shokon: Mësuesja i shkul veshin dhe rreh nxënësin

Arsimtarja duhet te jete shembull, mbi te gjitha edukatore, por per fat te keq, e kane harruar moralin e kesaj pune...une vet jam arsimtare, nuk them se ndonjehere me vjen edhe mua ti rrah,se me te vertet femijet e sotit, i kane kalu pothuajse gjithe kufijt...por prap permbahem me shpresen se jane femije, dhe kane kohe te permisohen duke i keshilluar,e duke u fol qete... ATA KANE NEVOJE PER MIREKUPTIM DHE PERKRAHJE, dhe skane nevoje per krahasime....sa per kete arsimtaren, mekate...Eshte femije....
 
Titulli: Video që (nuk) shokon: Mësuesja i shkul veshin dhe rreh nxënësin

Shpesh po lexoj edhe per te kunderten, qe nxenesi e rreh arsimtarin. Ne shkolle te mesme kjo.

Popull gjaknxehte ne pergjithesi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top