Video pikante e javes:Rama-Hajde te puth i cik

legjenda

Tetova
Java që lëmë pas dhe veçanërisht data 17 maj do mbahen mend gjatë jo vetëm për arritjen e marrëveshjes Rama-Basha që i dha fund krizës 3 mujore politike dhe futi opozitën në zgjedhje, por edhe për batutat e shkëmbyera nga dy liderët.
Ky moment pikant nuk kishte si i mungonte rubrikës humoristike të emisionit “Kjo Javë” në News 24.

Por sinjaleve të hedhura në derën e kryesisë së Kuvendit, kryeministri Rama i shtoi edhe një dozë humori në një takim me gratë e Korçës ku u vetëquajt Romeo, rol të cilin tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë ta bënte me Lulzim Bashën.


E si qershi mbi tortë duket të jetë këshilla që jep ministrja e shkarkuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka në një mbledhje, raporton “BalkanWeb”.


Ndonëse pati një aventurë të shkurtër në krye të këtij dikasteri Xhaçka është impenjuar shumë dhe këtë e kuptojmë nga aktivitetet e ngjeshura që mund të ketë pasur, pasi ndryshe nuk mund ta justifikojmë largimin nga një takim në ministri ku thotë: “Vazhdoni në mungesën time, po zëreni se jam këtu”. Kësaj jave të nxehtë me zhvillime politike i është shtuar edhe vapa, për shkak të së cilës të gjithë kanë filluar të mbajnë syze, siç duket kryebashkiaku Veliaj në një takim.


Po ashtu edhe ambasadorja Vlahutin e deputetja e PD-së Majlinda Bregu kanë kaluar tek fustanet





Në mes të një dite të nxehtë duket se vapa nuk i ka bërë mirë edhe aleatit të PD-së Nard Ndokës që i zënë në befasi nga gazetarët, heq syzet e diellit dhe kërkon t’i përsëritet pyetja: “Edhe njëherë se nuk e mora vesh”,- thotë ai ndërsa qesh
Lajmi i Fundit - GazetaExpress
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
bregu-2_1495298530-4466391.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top