Viagra për tru për imamët pa tru

AnGeLiC

VIP
V.I.P
enver-robelli.jpeg

Nga Enver Robelli

Nuk kalon ditë pa dhënë një deklaratë idiotike ndonjë imam. Bashkësia Islame hesht. Mediat i shpërndajnë me zell pallavrat e imamëve dhe opinioni argëtohet. Dikur edhe kafehania ballkanike ka pasur më shumë nivel. Nuk është kohë për argëtim kjo. ثshtë kohë për rezistencë kundër ofensivës së hoxhallarëve të pafytyrë, të cilët duan ta bëjnë edhe popullin siç janë vetë: idiotë.


Sërish ka folur një budalla. Në opinion është prezantuar si imam dhe ndoshta edhe është imam, por mbi të gjitha kemi të bëjmë me një hajvan, i cili para besimtarëve flet aso gjepurash, saqë njeriu mund të mendojë se po jetojmë jo në vitin 2017, por në vitin 1717 apo më herët. Për shkaqe të higjienës publike këtu as emrin nuk po ia përmendim këtij hoxhe me mendësi paramilitare.

Ky imam me mendje të errët ka bërë disa premtime gjigante: në parajsë myslimanit pulat i vijnë të pjekura në tryezë. Ndoshta edhe peshqit fluturojnë në pjatë të gatshëm, pa hala. Duhet vetëm të shijohen. Për t’u shijuar janë, sipas hoxhës, edhe gratë, me të cilat myslimani i devotshëm në xhenet mund të bëjë seks tërë ditën dhe të mos lodhet. Kur hyn myslimani i devotshëm në parajsë ai me gjasë te porta pajiset me një viagër të përjetshme. Në parajsë, tha hoxha, bëhet edhe biznes, ka pazar. Ndoshta ka edhe bursë, javën tjetër ky imam ndoshta do ta njoftojë publikun për kursin e aksioneve në parajsë.

Mund të tallemi pa fund me gomarllëqet e reja që dolën nga ky imam. Por, kjo do të ishte kundërproduktive. Sepse, fatkeqësisht, ofensiva e imamëve për t’i budallallosur njerëzit ka marrë përmasa shqetësuese në botën shqiptare, sidomos në Kosovë dhe në Maqedoni – dhe nga atje ka efekte edhe në diasporë. Një imam i Prishtinës para disa vitesh pati thënë se në parajsë nuk ka vend për Nënë Terezën, sepse ajo është e krishterë. Domethënë imami sillej si gardian me çelësa të parajsës në dorë: ti hajde se je mysliman, ti jo se je e krishterë. Kaq e thjeshtë qenkësh kjo punë.

Publiku mund të tallet edhe me këtë deklaratë, siç është tallur me vite, por fakti që një imam i kryeqytetit lëshon këso deklarata siç lëshon gomari një pordhë tregon se Bashkësia Islame e Kosovës nuk është në nivelin e detyrës sa i përket përzgjedhjes së personelit. Si çdo firmë që i zgjedh punëtorët më të aftë edhe Bashkësia Islame duhet të kujdeset që imamët të jenë jo vetëm njohës të mirë të dogmave fetare, por mbi të gjitha të jenë njerëz që predikojnë të mirën dhe paqen – dhe me shëndet të mirë mendor.

Vërshimi i opinionit me imamë gojëndyrë e të paaftë lë pasoja të tmerrshme në shoqëri. A i keni parë ata besimtarët e trullosur nga predikimet bajate, të cilët pyesin hoxhën: «Aga hoxhë, a bën me e rreh gruan?» Në vitin 2017 në xhamitë kosovare shtrohen këso pyetjesh – shpesh kinse me humor. Në xhami të diasporës vijnë imamë nga Kosova dhe bëjnë thirrje të mblidhen para për vëllezërit në Siri – dhe thirrja shoqërohet me kërcënimin se nëse gratë e pranishme në sallë nuk kanë para, atëherë t’i dorëzojnë stolitë e tyre – vathë, unaza, qafore.

Një imam tjetër fyen figura kombëtare, gënjen për historinë e shqiptarëve, madhëron sundimin osman duke manipuluar me fakte. Prapë opinioni argëtohet. Por, kjo nuk është kohë për argëtim. ثshtë kohë për rezistencë kundër ofensivës së hoxhallarëve të pafytyrë, të cilët duan ta bëjnë edhe popullin siç janë vetë: idiotë. Ky soj imamësh ka nevojë urgjente për viagra për tru, në mënyrë që të mos e ndotin në të ardhmen hapësirën e debatit publik me rropama kinse fetare. Kështu vetë imamët po e njollosin fenë islame.

Jehonën në shumë media e kanë të garantuar. Flet një hoxhë një budallallëk dhe gati të gjitha mediat digjitale e shpërndajnë videon apo llafet e tij. Vetëm distribuimi i marrëzive nuk ka qenë kurrë detyrë e mediave, madje as në diktatura. Detyrë e mediave është ta denoncojnë e demaskojnë këtë klikë imamësh pa tru dhe t’i bëjnë presion edhe Bashkësisë Islame të mbajë qëndrim kritik ndaj atyre imamëve, të cilëve u ka humbur fiqiri.
Dritare
 

edhe ti gazetar nuk le dite pa bo permbledhje tilla plote urrejtje. Te njohim kush je.


Nuk jan imamet pafytyre, ashtu ndoshta je ti vet.

As budalla imam skemi, ashtu ndoshta je vet.
As hajvan nuk kemi, ashtu mund jeni vet.

aaa se edhe peshqit po mund fluturojkna nje dite, kete e degjuam nga ti...


cka do bejn ne xhennet, ata flasin cka lexojn nbaze besimi. (me pare skemi pare dhe te ardhmen skemi asgje garanti se cfare do shohim.) Me at viager te perjetshme ndoshta edhe ti vet do doje per parajse udhetimin, pa prit njeher per ku do kesh vendin....


Nese paska ne xhennet edhe biznes edhe pazar? edhe burse? ateher po mundeshmi edhe atje me studju sa duam dhe cfare do na duhen diplomat atje???

ska imam qe flet gomarlleqe... ato dalin shum shpesh edhe nga ju si gaeztar qe je.

Ku do shkojn njerezit ne boten tjeter, meqe ky mbetet problemi i huaj per te marr persiper vendqendrimin e tjetrit.

A ben me rreh gruan, thenja ne humor.... po prej kesaj gomarie ju shqiptaret skeni dal ende (mefal qe e them direkt). Prej gruas i pritni te gjitha, dhe nfund asaj ia jepni shqelmat ose pasin e kuq per te prindi...


natyrisht te mblidhen para per Siri.... keq sa te paska lendu te ndihmojn shqiptaret ate vend qe e shkaterruan me qellim te fsheht... pra ju jeni aq te marr ndaj beni nje krahasim ndaj atij populli qe i asgjesuan me perkrahje te fshehta.


Imami ska nevoje te fyej figura kombetare, nese e ben, le ta merr pergjegjesine personalisht vet.

Nese madheron sundimin turk, wow ku ju vran juve mor maçorr.*** Po a mir ju shqiptaret si gomar pellitni posht e lart, sa keni vujt si shqiptare nga serbi, edhe iu mashtruan me nje pavaresi te Kosoves, kurse Trepcen po e mbajn serbet peng. Pra Trepca eshte nje vend i shqiptareve qe posedon te gjitha pasurite elementare kimike natyrore...me te cilat spo i leshon nga dora ai serbi qeni...e ju skeni ze per ketu, se ua ben sharr fytin ai. pra keni ze ku e gjeni bute, se ku ju shtypen hundet ne second, aty skeni ze fare- edhe spo shihni.


Perseri te them, skemi hoxhallare te pyfytre, ashtu mund jesh ti vet.

As idiote nuk kemi... ashtu mund jesh vet.


Jehonen neper media, spo e bejn vetem hoxhollaret por edhe ti pra si gomar e ben.... se edhe keto gomarlleqet tua, po i perkthejn pra edhe gazetaret e huaj ne gjuhe te huaja. dhe po te pershkruajn me nofken urrejtesi kosovar ndaj Islamit e imamëve.


ky ishte komenti im per shkrimin tuaj.... bye!

 
Ketyre nuk u ben derman as viagra as ndonje bar tjeter..... keta e kane ndare mendjen qe 40 virgjeresha kurvicka I presin ne parajase dhe vari lesht se cfare pallavrash flasin ne jeten e perditshme... :p
 
Plotesishte dakort me paragrafin e pare te shkrimit.
 
Ketyre nuk u ben derman as viagra as ndonje bar tjeter..... keta e kane ndare mendjen qe 40 virgjeresha kurvicka I presin ne parajase dhe vari lesht se cfare pallavrash flasin ne jeten e perditshme... :p


Infot i ke te gabueshme me 40... mirepo edhe kur i merr infot e sakta, duhet te mendosh qarte rreth asaj çeshtje.


Shumher edhe kur dijm apo duam diqka sakte, enderrat mbeten vetem nje ilusion.
 
Infot i ke te gabueshme me 40... mirepo edhe kur i merr infot e sakta, duhet te mendosh qarte rreth asaj çeshtje.


Shumher edhe kur dijm apo duam diqka sakte, enderrat mbeten vetem nje ilusion.

40 apo 7 apo edhe nje kjo ide I shpie te behen kamikaze... skane faj boshlleqet e botes aktuale do i permbushin ne boten tjeter... sa ide e shpifur.
 
40 apo 7 apo edhe nje kjo ide I shpie te behen kamikaze... skane faj boshlleqet e botes aktuale do i permbushin ne boten tjeter... sa ide e shpifur.


dhe as une skam plan te zgjerohem ne gjeresi....

//meqë jane disa gjera çeshtje besimi nga teologe te ndryshem...// o besove nje gje o nuk besove, lej ne kallepin e ashtuquajtur zemer...


dhe ska nevoje te futemi ne diskutime e as ne nderlikime idesh apo bindjesh...


Te pershendes!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top