Vezhguesit vendore raport paraprak: Votimi mire por pati probleme

WxP

Staf në FV.AL
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë paraqiti sot paradite raportin paraprak për procesin zgjedhor, duke lënë mënjanë vëzhgimin për procesin e numërimit për vetë faktin se ky proces nuk ka përfunduar ende dhe vëzhguesit po e monitorojnë atë.

Vëzhguesit vendorë raportojnë për një votim i qetë gjatë 8 majit, megjithëse u raportuan disa shkelje si votimi familjar, apo vonesa e hapjes së qendrave të votimit dhe rradhët e gjata pranë qendrave të votimit pak kohë para mbylljes së QV, sidomos në Tiranë. “Mbyllja është bërë pa probleme serioze “- vlerëson koalicioni i Vëzhguesve vendorë duke vlerësuar se pjesëmarrjen e shumtë të votimeve si dhe rolin e policisë dhe të KQZ të cilët arritën të administronin procesin pavarësisht vonesave për emërimin e komisionervë nga partitë.

Shqetësimet që radhit Koalicioni janë : “Klima politike me një polarizim të skajshëm. Anëtarët e KQZ shprehën anësi politike. Nuk u respektua koha as nga PS si dhe kryetarët e njësive vendore nuk përmbushën detyrimet ligjore. Fletët e votimit nuk u përgatitën në kohë dhe me gabime. Nuk u përgatit në kohë logjistika mbështetëse dhe funksionimi i faqes online të KQZ në lidhje me rezultatet. U vu re përdorimi i administratës publike në mitingjet elektorale.”

Sa i përket medias koalicioni i Vëzhguesve Vendorë raporton se një pjesë e mediave treguan anësi, gjithashtu bordi i medias tregoi varësi nga politika.
(s.g/Balkanweb)

 

Attachments

  • 42944_2.jpg
    42944_2.jpg
    22.7 KB · Shikime: 10

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top