Vvetoni
Antarë i Respektuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 31, 2008
-
- Mesazhe
- 16,501
-
- Reagimet e mara
- 13,256
Drejtoria e Policisë së Tiranës bën të ditur se sot paradite janë denoncuar për fyerje dhe kanosje tre ish punonjës të Policisë së Shtetit. Në një deklaratë për mediat, policia e kryeqytetit konfirmoi se sot më datë 28.06.2009, rreth orës 11:00 në afërsi të shkollës “Mysime Kokolari” në Tiranë, dy shtetas, vëzhgues të jashtëm të Partisë Demokratike, janë fyer dhe kanosur nga simpatizantë të PS, midis të cilëve dhe tre ish punonjës të Policisë së Shtetit.Sipas burimeve zyrtare të policisë, të dy shtetasit, duke vlerësuar situatën dhe për të mos u përplasur fizikisht me këta simpatizantë, janë larguar për në drejtim të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku kanë depozituar kallëzim penal për fyerje dhe kanosje në ngarkim të tre ish punonjësve të Policisë së Shtetit dhe konkretisht ndaj Pjerin Ndreut, Valentin Floririt dhe Fatmir Lleshit. Materiali kallëzues iu referua menjëherë për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Sot.com.al
Sot.com.al