Veze e skuqur sy.

Imp4cT

V.I.P
Hedhim pak gjalp ne tigan e presim sa te shkrije. Marrim nje veze, e thyejme ke cepi stufes ose tiganit edhe e hedhim ne tigan. Nderkohe qe skuqet e bardha me nje luge marrim nga gjalpi i shkrire ne tigan dhe ja hedhim te verdhes pak sa te marr nje faqe.
Rekomandohet te haet me te ngjyme. ?
 
Ahahahahah

Si i bohet kur skuq 2 vez dhe njera thyhet?
E han per vete apo ja len tjetrit lol
 
Opsioni tjeter :p

VEZE POSHE, BUKE INTEGRALE DHE KREM AVOKADO


Përbërësit

Për 1 person

  • 1 veze e freskët fshati Farke :p
  • 2 feta buke integrale
  • 1 avokado e vogël, e butë
  • Lëngu i 1/2 limoni të vogël
  • 1 luge gjelle me fara (lini, susami, luledielli) të pjekura
  • Pak uthull
  • Piper
  • Kripë
  • Ujë për përgatitjen e vezës


Përgatitja

Shtrydhim gjysmën e limonit që ta kemi gati. Qërojmë avokadon, e presim në copa të vogla dhe e hedhim në një tas qelqi. Shtojmë kripë, piper dhe lëngun e limonit dhe e shtypim me pirun deri sa të jetë formuar një masë e butë, jo shumë kremoze. Në fund shtojmë farat dhe i trazojmë serish.

Ndërkohë në një tigan të thellë, ose tenxhere të vogël kemi vënë ujin të ziej (soba duhet të jetë ndezur në nxehtësinë mesatare). Pasi uji ka filluar të lëshoj bulëza, pa mbërritur piken e vlimit shtojmë pak uthull. Hapim vezën dhe e hedhim në një enë të vogël p.sh. një filxhan çaji. Mundohemi të krijojmë një vorbull uji ne tiganin me ujë ku hedhim vezën. Me pas hedhim vezën duke u kujdesur që e bardha të jete e para që bie në kontakt me ujin e nxehtë. E lëmë vezën në ujë 3-4 min. Më pas e heqim nga uji dhe e vendosim mbi një pjatë me letër kuzhine në mënyrë që të thithi ujin.

Thekim pak bukën dhe e lyejmë me kremin e avokados që përgatitëm. Vendosim vezën sipër dhe e çajmë pak, në mënyrë që e verdha të derdhet mbi buke.


IMG_6773.jpg
 

Attachments

  • IMG_6773.jpg
    IMG_6773.jpg
    78.9 KB · Shikime: 0
  • IMG_6773.jpg
    IMG_6773.jpg
    78.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top