Vetmia ngjitese, si gripi

elbruna

Anëtar i Respektuar
Vetmia, ashtu si gripi, eshte ngjitese: mund te perhapet ne brendesi te grupeve, me femrat qe kane me shume mundesi te infektohen sesa meshkujt. Kete e zbulon nje studim i Universitetit te Cikagos, i Universitetit te Kalifornias-San Diego dhe i Harvardit.

Duke analizuar te dhenat relative me nje tjeter studim, kerkuesit kane zbuluar se njerezit e vetmuar kane prirje te transmetojne ndjenjat e tyre te trishtimit kundrejt atyre qe kane perreth, gje qe si perfundim i dergon ne nje izolim ndaj shoqerise. "Kemi gjetur nje model befasues infektimi, qe con njerezit te bien ne "agoni' te plote kur izolohen”, ka shpjeguar John Cacioppo, psikolog i Universitetit te Cikago, i konsideruar nje ekspert vetmie ne SHBA.

Studimi eshte publikuar ne numrin e dhjetorit te “Journal of Personality and Social Psychology”. Studiuesi shpjegon qe perpara se te humbasin miqte, njerezit e vetmuar percojne ndjenjat e tyre tek ata pak qe u mbesin dhe qe me pas izolohen po ashtu si “transmetuesit”. "Njerezit e vetmuar kane pak miq dhe izolimi i tyre i con te humbasin edhe lidhjet e pakta te mbetura – thote Cacioppo -. Keto efekte perforcimi tregojne se permbajtja jone shoqerore mund te reduktohet ne marzhe minimale”.

E meqenese vetmia eshte e lidhur me shqetesime fizike e psikologjike, qe mund te shkurtojne jeten, Cacioppo shpjegon se eshte shume e rendesishme te dish ta njohesh situaten e te ndihmosh ata qe jane infektuar, perpara se te perfundojne ne ekstremin me te ulet.
 

Attachments

  • vetmia__413017659.jpg
    vetmia__413017659.jpg
    12.8 KB · Shikime: 17

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top