Vetëvrasjet, 331 viktima vetëm gjatë vitit 2008

vitk

Anëtar i Respektuar


Bilanci tragjik i një fenomeni që po rrënon shoqërinë. Shumica janë femra

Plot 331 shqiptarë kanë vrarë veten nga 1 janari i vitit 2008 deri dje. Më shumë se 150 të tjerë kanë tentuar në mënyra të ndryshme t‘i japin fund jetës, por nuk ia kanë arritur.

Shifra e llahtarshme është zyrtare. Drejtoritë e policive në të gjitha qarqet kanë regjistruar këtë numër vetëvrasjesh gjatë vitit 2008, por numri real i vetëvrasjeve ka gjasa të jetë më i lartë. Nga një krahasim i shifrave zyrtare të nxjerra prej Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, me numrin e vetëvrasjeve të raportuara në media rezulton se policia nuk ka regjistruar në statistika dy nga pesë rastet e vetëvrasjes.

Gjithsesi, pa e përfillur gabimin statistikor, numri 331 i viktimave të vetvetes është i frikshëm. Sipas statistikave, të paktën 60 për qind e viktimave të vetëvrasjes janë femra dhe më shumë se gjysma e tyre, nën 30 vjeç. Forma më e përhapur e vetëvrasjes është vetëhelmimi, që është përdorur nga rreth 70 për qind e femrave. Në vend të dytë vijnë vetëvarjet, pastaj armët e zjarrit, ndërsa më të pakta në numër janë hedhjet nga lartësitë (të përdorura përsëri në shumicë nga femrat) dhe vetëvrasjet me armë të ftohta, të përdorura nga meshkujt.

Policia është e thatë në përcaktimin e shkaqeve të vetëvrasjeve, duke i klasifikuar pjesën dërrmuese të tyre si "vetëvrasje për shkak të depresionit". Gazetarët tanë në rrethe konfirmojnë se vetëm në raste të veçanta personat që kanë vrarë veten nuk kanë pasur probleme ekonomike, duke nxjerrë kështu varfërinë si një ndër faktorët kryesorë të vetëvrasjeve. Ky konkluzion mbështetet edhe nga fakti se rreth 70 për qind e vetëvrasjeve kanë ndodhur në fshatra.

Ajo që bie në sy nga statistikat është edhe shpërndarja gjeografike e vetëvrasjeve. Kështu, qarqet Fier, Korçë dhe Tiranë kanë numrin më të madh të vetëvrasjeve, me diferencë të dukshme nga qarqet e tjera.

Qarku i Fierit, ku bëjnë pjesë rrethet Fier, Lushnjë dhe Mallakastër renditet prej vitesh në krye të listës së zonave me numër të madh vetëvrasjesh. Gjatë vitit 2008, numri i vdekjeve të tilla është shtuar me 30 raste, ose me rreth 24 për qind krahasuar me vitin 2007.

Krahas vetëvrasjes klasike me lëndë toksike, në Qarkun e Fierit viti 2008 ka shtuar edhe rastet e vetësakrifikimit me mënyra të tjera si vetëvarja, apo edhe përdorimi i armëve të ftohta dhe armëve të zjarrit si pistoletë, por edhe hedhja nga lartësia e mbytja në ujërat e lumenjve.

Statistikat tregojnë se përveç viktimave që janë shtuar nga vetëvrasjet, edhe tentativat kanë pësuar një rritje në numër. Ndërsa numri i vetëvrasjeve në Fier për këtë vit është 147, numri i tentativave për të vrarë vetën është rreth 50. Femrat regjistrojnë numrin më të lartë të vetëvrasjeve, ndërsa meshkujt kryesisht të moshës mbi 40 vjeç janë më të paktë. Sipas statistikave të spitalit të Fierit, personat e seksit mashkull kanë përdorur metoda më të ashpra për t‘u vetëvrarë. Meshkujt kanë përdorur kryesisht mbytjen në ujërat e lumenjve, apo vetëvrasje me armë të ftohta.

Të gjitha viktimat e vetëvrasjeve kanë qenë në gjendje ekonomike jo të mirë dhe vetëm në dy raste i vetëvrari ka qenë në kushte të mira ekonomike, por ka vuajtur nga depresioni nervor.

Sipas mjekut toksikolog Kilo Stoja, vetëhelmimet zënë numrin më të lartë të vetëvrasjeve. Mjeku Stoja shpjegon se në fund të muajit tetor të këtij viti, numri i vetëhelmimeve për Fierin ishte 84, ndërsa në Lushnjë 48. "Shihet një rritje e numrit të vetëhelmimeve dhe fostoksina mbetet ende lënda helmuese më e përdorur. Femrat, kryesisht vajzat e reja, por edhe nënat e reja, janë ato që marrin vendimin tragjik për t‘u vetëvrarë", shpjegon mjeku Kilo Stoja. Kryesisht janë personat që vijnë nga zonat rurale ata që vetëvriten, por shkaku kryesor, sipas dosjes së çdo rasti vetëvrasjeje, mbetet gjendja e rëndë ekonomike".

Gjatë vitit 2008, në Fier ka pasur edhe viktima të hedhjes nga lartësia. Tetë raste të tilla janë regjistruar për këtë vit. Ndërsa me armë zjarri, sipas policisë, mësohet se janë vetëvrarë gjashtë persona, përfshirë këtu edhe një person të kërkuar për vrasje, i cili është gjetur në banesën e tij në Patos.

Nga të tre rrethet e qarkut, Fieri dhe Lushnja numërojnë rastet më të shumta të vetëvrasjeve, ndërsa në Mallakastër për këtë vit janë regjistruar 12 raste, të gjitha vajza të reja.



Statistikat


Fajtori kryesor, depresioni i shkaktuar nga kushtet ekonomike dhe dramat e dashurisë


Korçë, arsyet që çuan

në vetëflijim 58 persona



Depresioni dhe gjendja e rënduar emocionale e psikike kanë qenë shkaku i 90 për qind të rasteve të vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje në Qarkun e Korçës. Në juglindje të vendit, shifrat e vetëvrasjeve dhe të tentativave kanë qenë alarmante, kur kulmin e ka arritur muaji maj, me 13 persona të vdekur dhe vetëm pesë të mbijetuar nga plagosjet e shkaktuara e vetëhelmimet me pesticide. Me vetëvarje në litar, me vetëhelmim dhe në disa raste me përdorimin e mjeteve të mprehta e armëve të zjarrit, statistikat vjetore në juglindje të vendit tregojnë për një bilanc tragjik me të paktën 58 të vdekur. Tentativat për vetëvrasje kanë prekur më shumë moshat e reja, nga 15 në 30 vjeç, dhe vetëm në katër raste viktimat që kanë ndërruar jetë kanë qenë të mitur. Policia bën të ditur se janë shënuar gjithsej gjatë këtij viti të paktën 50 tentativa "të pasuksesshme" të personave që kanë dashur t‘i japin fund jetës, ndërkohë që viktimat e vetëvrasjeve kanë qenë kryesisht të moshave të reja. Arsyet që kanë çuar në këto vetëvrasje kanë qenë të gjitha të lidhura me stresin, vështirësitë ekonomike dhe sociale, dështimet në lidhjet dashurore të adoleshentëve, tradhtitë në martesa e kështu me radhë. Shkaqet që çojnë një person drejt vetëvrasjes janë të shumta dhe të larmishme, por siç raporton policia rajonale, të gjitha lidhen me gjendjet depresive. Ndërkohë, pjesa më e madhe e viktimave të vetëvrasjeve kanë qenë persona të cilët kanë vuajtur më parë nga depresioni. Sipas statistikave zyrtare, vetëm një në dhjetë persona arrin të mbijetojë pas tentativës për t‘i dhënë fund jetës, ndërkohë që të tjerët ndërrojnë jetë pa mundur të marrin ndihmën e parë, apo një trajtim të specializuar mjekësor që t‘i shpëtojë nga vdekja. Nga të dhënat që disponon Drejtoria e Policisë në Korçë, vetëm gjatë muajit dhjetor janë regjistruar të paktën gjashtë tentativa vetëvrasjesh, ndërkohë që gjatë vitit 2008, në zonën e Korçës kanë vdekur të paktën pesë adoleshentë në moshën 15-17 vjeç, për shkak të depresionit të momentit, si pasojë e konflikteve me prindërit, mësuesit, ndërsa të rinj nga mosha 18-25 vjeç janë vetëvrarë për lidhjet e humbura të dashurisë, vështirësive ekonomike të familjeve dhe pamundësisë për të emigruar e për të siguruar një vend pune. Ndërkohë, sipas të dhënave nga spitali civil i Korçës, mësohet se në bazë të statistikave çdo vit kurohen të paktën 3500 persona nga depresioni, mes të cilëve të paktën 200 persona janë trajtuar në kushte spitalore pranë repartit të neurologjisë. Nga studimet e bëra ka rezultuar se në Qarkun e Korçës tre në njëqind persona shfaqin probleme të shëndetit mendor.



Dy fëmijë humbën jetën pas sherreve në shtëpi. Psikologët fajësojnë prindërit


Durrës, 46 nga ata që tentuan

vetëvrasjen shpëtuan gjallë


Vetëvrasja, fenomeni që njeh rritje ashtu si edhe shkaqet e saj. Vetëm gjatë këtij muaji, në Qarkun e Durrësit ka ndodhur një vetëvrasje dhe një tentativë vetëvrasjeje. Një 46-vjeçare nga një fshat i Krujës me ndërhyrjen në kohë të mjekëve mundi t‘u shpëtonte kthetrave të vdekjes, ndonëse ky ishte vullneti i saj e detyruar nga kushtet ekonomiko-sociale në të cilat jetonte, ndërsa një e re nga fshati Sallmone nuk mundi të gëzojë pranverën e 20-të të jetës. Duke konsumuar fostoksinë, Elsuida i dha fund jetës së vet këtë dhjetor, ndërsa në fund të janarit të ardhshëm do të festonte 20-vjetorin. Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bëri të ditur për gazetën "Shqip", se gjatë këtij viti janë regjistruar 55 raste, nga të cilat 9 janë vetëvrasje dhe pjesa tjetër janë të mbetura në tentativë. Ndërhyrja në kohë e familjarëve dhe mjekëve i ka shpëtuar viktimat e vetvetes nga rezultati i një akti tragjik të ndërmarrë në kushte të rënda psikike. Në territorin e rrethit të Durrësit janë regjistruar 24 raste, në atë të Shijakut 22 raste, ndërsa rrethi i Krujës ka më pak raste. Vetëm 9 gjatë këtij viti. Sipas psikologes së Qendrës së Gruas në Durrës, Armela Bejko, ekzistojnë shumë shkaqe që mund ta shtyjnë një person të bëjë vetëvrasje. Ndër më të shpeshtat konsiderohen marrëdhëniet problematike në familje, dhuna, problemet në shkollë, komunikimi i mangët mes moshatarësh dhe ndjesia e izolimit, humbja e të dashurit a të dashurës, riatdhesimet e padëshiruara në rastin e emigrantëve, divorcet etj. Në rastin e fëmijëve, rol të madh luajnë presionet e shumta psikologjike të prindërve, si dhe ambiciet e tepërta të tyre. Ato ndikojnë ndjeshëm tek i mituri, duke e shtyrë drejt aktit fatal. Në Durrës nuk kanë munguar këtë vit ngjarjet e rënda mes të miturish. Në shtator të këtij viti, një 12-vjeçar u var me rripin e pantallonave në shtëpinë e tij në Porto Romano të Durrësit. Ai e "zgjidhi" sherrin me të motrën në këtë mënyrë. Ndërkohë, në qershor një 11-vjeçar u vetëvar në tualetin e shtëpisë në Sukth, pas një debati me të ëmën që nuk e kishte lejuar të luante me shokët. Sipas psikologëve, fenomeni ka ardhur në rritje dhe mes personave të rrezikuar prej tij ka shumë që nuk dëshirojnë të vdesin, por thjesht tentojnë të sinjalizojnë se kanë nevojë për ndihmë, për vëmendje. Të gjithë tentojnë mes dilemës të jesh a të mos jesh.



Shifrat


Një polic vrau veten me armën e shërbimit në muajin shkurt


Kukës, statistikave të

policisë u shpëtojnë dy raste


Policia e Kukësit, në analizën e saj për vitin 2008, raportoi për tri raste vetëvrasjesh, ndërkohë që numri i tyre real për këtë vit ka qenë pesë. Ngjarja e parë e këtij lloji ndodhi më 9 shkurt, kur polici 46-vjeçar Qamil Hallaçi vrau veten me armën e shërbimit brenda komisariatit të policisë. Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin në Kukës dhe në veçanti masën e efektivave të policisë. Qamil Hallaçi, baba i tre fëmijëve, vrau veten rreth orës 23.00, ndërsa merrte turnin në komisariat. Hallaçi, me detyrë komandant nëngrupi pranë zyrës së shërbimit të informacionit në Komisariatin e Kukësit, ishte i vetmi person që merrte një rrogë në familje dhe kushtet e vështira ekonomike u përcaktuan më pas si shkaku i këtij vendimi. Vetëvrasja e dytë ndodhi më 5 maj në Tropojë, ku 65-vjeçari Hamdi Ismailaj, nga fshati Dragobi, vrau veten me pistoletë. Më 31 maj, një vajzë 23-vjeçare nga fshati Degë i Komunës Fierzë në Tropojë u var në litar. Arjana Sasanaj u gjet e vdekur në vathën e bagëtive. Familjarët gjetën edhe një letër, ku shkruheshin motivet e vetëvrasjes. Më 12 qershor 2008, 68-vjeçari Osman Topuzi nga qyteti i Kukësit i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i katit të pestë i shtëpisë ku jetonte. Rasti i pestë dhe i fundit ndodhi në Tropojë, më 20 gusht 2008, kur një grua 51 vjeçe, Tone Maleti, nga fshati Bukovë i Komunës Llugaj u vetëvra me litar në katin e parë të shtëpisë së saj. Në Qarkun e Kukësit, këtë vit janë shënuar edhe tetë tentativa për vetëvrasje.


ELBASAN


Var veten brenda në spital i sëmuri mendor


Rasti më i fundit i vetëvrasjes në Elbasan ndodhi dje, kur një 25-vjeçar vari veten në litar, brenda ambienteve të spitalit psikiatrik. Burime të policisë lokale njoftuan se 25-vjeçari Altin Tabani, banor i fshatit Luz të Kavajës, ka varur veten në spital, ku ishte shtruar prej katër vjetësh, pasi vuante nga skizofrenia. Më herët këtë vit 12 banorë të Qarkut të Elbasanit kanë pasur fatin e 25-vjeçarit kavajas. Sipas statistikave të policisë, gjatë këtij viti dy persona janë vetëvrarë duke u mbytur në ujë, dy të tjerë janë vetëvarur, pesë janë vetëhelmuar dhe dy i kanë dhënë fund jetës me armë zjarri. Po 12 ka qenë edhe numri i tentativave për vetëvrasje, që fatmirësisht nuk kanë përfunduar siç kanë dëshiruar vetë viktimat. Ndër këto tentativa, tetë kanë qenë vetëhelmime, dy hedhje nga lartësia, një me armë zjarri dhe një me thikë.



VLORث


14 vetëvrasje dhe

7 tentativa "pa sukses"


Nga statistikat e marra prej sektorit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës për vetëvrasjet dhe tentativat për vetëvrasje, rezulton se për vitin 2008 kanë ndodhur 14 vetëvrasje. Nëntë nga viktimat janë femra dhe pesë meshkuj. Katër prej tyre janë helmuar me lëndë kimike, tre kanë vrarë veten me armë zjarri, ndërsa shtatë të tjerë janë hedhur nga banesat, apo kanë përdorur mënyra të tjera. Tentativat për vetëvrasje për vitin 2008 janë shtatë dhe në të gjitha rastet kanë qenë femra ato që kanë tentuar të vetëvriten. Numri i personave të vetëvrarë në Vlorë gjatë këtij viti është i barabartë.





TIRANث

Gjatë vitit 2008, në Qarkun e Tiranës, ku bëjnë pjesë rrethet Tiranë dhe Kavajë, janë regjistruar 60 vetëvrasje, të cilat, sipas mekanizmit të kryerjes, janë: më armë zjarri 5, me armë të ftohtë 1, me varje 22, me helmim 19, me mbytje 1, overdozë 3 dhe me mjete të tjera 9.




QARKU Numri i vetëvrasjeve



FIER 147


TIRANث 60


KORاث 58


VLORث 14


ELBASAN 13


DURRثS 9


SHKODثR 8


LEZHث 5


KUKثS 5


DIBثR 5


GJIROKASTثR 4


BERAT 2
 
Titulli: Vetëvrasjet, 331 viktima vetëm gjatë vitit 2008

Statistika lufte. Kjo eshte shume tragjike. Ja keto jane shenjat e nje shoqerie te pushtuar nga stresi dhe depresioni, nga veshtiresite ekonomike e problemet pafund. Keta jane njerezit e lene ne harrese me asistenca qesharake, aq sa kushton nje kafe qeveritaresh.

Berisha solli 97 me arme, sot e ka zhvendosur 97 ne nje forme te re. Kjo eshte qeveri e korruptuar e kriminale. Politikat e saj nuk kane favorizojne asnje ndihme sociale dhe pjellin vetem viktima.
 
Titulli: Vetëvrasjet, 331 viktima vetëm gjatë vitit 2008

shume trafgjike keto statistika
zot ne vitin qe vjen ndihmo me shume shqiptaret
po cbehet ne fier mer amon
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top