Vetevrasja ne rend te dites ... ?!

Vetvrasja dukuri e cila ka ekzistuar nder shekuj. Njeriu i plotesuar nga fatkeqesite e jetes nuk gjen me rruge tjeter vec te mbylle syte dhe te prese se cfare stacioni ndodhet me tutje.

Ne kete bote te nderthurur me mizori nuk eshte cudi qe te ekzistoje ky element. E keqja eshte se kur njeriu merr masen per ta zbatuar kete akt nuk ka njeri afer qe te mos ta ler te veproje, e pra kjo eshte fatkeqesia me e madhe...!

Ju si e mendoni kete dukuri qe dita dites po kthehet ne nje makth te vertete? Dhe cilet mund te jene faktoret kryesore qe mund te cojne te mendosh nje akt te tille fatal per njerezit... ?

Vetevrasja nje semundje psiqike apo nje ndikim ekonomiko shoqeror?

Vetevrasja nje shtytje per te gjetur shpetim apo overdoza e mendjes se semure?
 
One to vras veten se nuk kam prishur virgjerine a ka ndonje femer qe te me ndihmoje qe une mos e vej kete gje.

Faleminderit per ate qe me ndihmon.

Je i sigurt?????Se mos ndoshta pa vetedije e ke prishur me dorianen????
Sa out jeni ndonjehere aman.


Sa per temen kam degjuar qe thone do vras veten se.....(arsye te ndryshme )dhe kur i thua vrite as qe me behet vone perderisa ty s'te dhimbset vetja ,ata fillojne reflektojne e terhiqen,sigurisht jo ne te gjitha rastet funksionen:(
 
Ajo qe thua ti zhgenyy eshte sume e verte. Te gjith kane probleme te ndryshe qe nuk i perballojne dot edhe mendoj se zgjidhja e duhur eshte vetvrasja. Por ata deridiku i therrasin mendjes edhe Nuk e bejne nje vepr te tille. Pse duhet te shkosh deri ne vetvrasje kur fare mire hallit apo problemit qe ke ti japesh nje rrugzgjidhje???
 
Per disa mund te duket nje akt teper i ulet ndaj vetes, por nuk mendoni se ata persona vuajne aq shume sa dhimbja i mbyt. Eshte e lehte te gjykosh me mendje te kthjellet si jemi ne, por duhen marr parasysh faktoret qe i cojne ne ate rruge. Ne momente te tilla deshperimi dhe pesimizmi truri i njeriut nuk percepton realitetin. Paragjykimet lihen menjane kur nje njeri vetflijohet, kjo do te thote nuk e do me jeten dhe se nuk kan me shpetim vec vdekjes.
 
Per mendimin tim vetevrasja ndodh ose me mire rrjedh nga faktori ekonomik ( material ) dhe faktori emocional. Normalisht te gjithe e dime qe Shqiperia po vuan mjerimin ne epoken me te lulezuar. Fatkeqesisht shtresat e popullsise tashme nuk kane nje shumellojshmeri te caktuar por ka varferi ne max. dhe mireqenia ne piedestal. Por fatkeqesia me e madhe eshte se numeri i mireqenies se disa individeve eshte minimal. Tjeter fakt eshte se ekonomia le per te deshiruar per shumicen e ketyre njerezve qe jetojne ne kete varferi. Mos pasja shtyn njeriun te mendoje se rruga e vetme e shpetimit eshte vetevrasja dhe ne shumicen e rasteve te gjithe e dime qe keshtu ndodh. Kjo eshte persa i perket faktorit ekonomi.
Po te flasim per ndikimet emocionale ka nje shumellojshmeri faktoresh te cilet kane nje prejardhje nga gjendja sociale kulturore :
Tabute , shoqeria e nje shtrese qe i mungon ndikimi arsimor dhe duke perfunduar tek segmenti dashuri e parealizueshme.
Tani te gjithe e dijme dhe te gjithe kemi degjuar shkaqet e vetevrasjes. Por une do te thosha se ky fenomen tashme i perhapur kaq vrullshem midis bashkekombesve tane eshte ndikimi i ekonomise. Pika themelore ku mund te hetojme mbi kete fenomen dramatik. Besoj se mireqenia materiale nuk do ti shtynte keta njerez ne terrin e vdekjes ose se me mire do te limitonte ne menyre drastike kete fakt.
 
Lidhur me temen Vetevrasja na ka ardhur nje email nga Kosova. Shohim se kjo dukuri ka marre permasa edhe jashte kufijve tane. E shoh te arsyeshme qe kete email ta publikoj edhe per faktin se pjesemarrja po behet edhe me e gjere...


Afrim Salihu
Gjilan Kosovë


SA I PERKET PYTJES SUAJ PER VETVRASJEN!!! OSE SHQYRTIMIN E TEMES E CILA KOHVE TE FUNDIT ESHTE NJE PROBLEM I CILI NUK E MUNDON VETEM SHQIPERIN DHE KOSOVEN POR ESHTE NJE PROBLEM I CILI MUND TE THEMI LIRISHT SE ESHTE GLOBAL!!!!!
SHKATAR THELBESOR I VETEVRASJES PER MENDIMIN TIM ESHTE JETA E RAND SOCIALE , MUNGESA E AKTIVITETEVE REKREATIVE DHE FIZIKE , PASTAJ NJE PROBLEM KYQ I CILI MUND TE THEMI LIRISHT SHKAKTARI KRYESOR ESHTE STRESI !!!
STRESI
ESHTE I PASHMANGSHEM NE PJESEN ME TE MADHE TE JETES SON .SHKAKTAR KRYESON I CILI SHKAKTON STRESIN ESHTE ANKTHI DHE FRIKA!! STRESI SHKAKTOHET KUR NE E HUMBASIM ME TE DASHURIN E FAMILJES OSE TA DASHURIN OSE TE DASHUREN,PASTAJ DIVORCI ,MARTESA,PENSIONI,SHTATZANIA,NDRYSHIMI NE GJENDJEN FINANCIARE,KONFISKIMI I PASURIS,NDRYSHIMI I PERGJEGJSISE NE PUNE,HUAZIMI NE BORGJ,GEZIMI I TEPREUAR , HIDHERIMI,SHQETSIMET E PERDITSHME,KONSUMIMI I TEPERT I ALKOHOLIT,I DROGES,SMUNDJET E RENDA TE NDRYSHME SHENDETSORE,LODHJA E TEPERT E TRURIT NE TE MENDUARIT TE TEPERT E SHUM E SHUM FAKTOR TE TJER TE CILET JAN SHKAKTAR SHUM SERIOZ I TEMES PER TE CILEN BEHET FJAL.
SIMPTOMET E STRESIT
SIMPTOMET E STRESIT JAN TE NATYRES SE NDRYSHME , SI MARRJA E MENDVE,DRIDHJA E TRUPIT,TE QARIT,MOS QENDRIMI I NJERIUT NE NJE VEND,FRIKA,ANKTHI,NJERZIT QE KAN STRES DAL NGA DAL KALOJNE NE NJE FAZ E CILA ESHTE DEPRESIONI
ARSYEA KRYESORE E KALIMIT TE NJERIUT PREJ NJE GJENDJE TE STRESIT NE DEPRESION MADHOR JAN FAKTORET TE CILET I PERMENDEM ME HERET DMTH TE STRESIT.
DEPRESIONI
ESHTE SMUNDJE E TRURIT QE KRYEKPUT FITOHET NGA STRESI , E KEQJA E DEPRESIONIT ESHTE SE NJERIU NDIN LODHJE,NUK KA OREKS,I HUMBET APETITI,DESHIRON TE QENDROJ NE VENDE KU ZAKONISHT JAN TE QETA , FILLON TE MENDOJ PER GJERA QE SI PERKASIN NATYRES SE PERDITSHME,KOK DHIMBJE,I HUMB VULLNETI PER JETE( PRA FILLON TE MENDON SE NUK IA VLEN TE JETOHET "VETVRASJEN").
KTO JAN SIMBAS MENDIMIT TIM SHKAKTARET KRYESORE QE NDIKOJNE KRYEKPUT NE TENTIMIN OSE KRUERJEN E VETVRASJEVE.
SI TI KALOJME KETE SMUNDJE E CILA ESHTE DUKE PERPARUAR ME HAPA GJIGANT????
NJERZIT TE CILET KAN KETO SIMPTOME TE JETES SE PERDITSHME ,E ATA MUND TE JEN: BIZNISMENET , TINEJGJERET,GRAT SHTATZENE,NJERZ ME FINANCIM TE DOBET,POLITIKANET TE PASURIT TE VARVRIT E SHUM RASTE TE TJERA ,PRA NJERZIT QE BALLAFAQOHEN ME KETE SMUNDJE MUND EDHE TE TENTOJN OSE TE KRYEJN AKTIN FINAL I CILI ASHTE VETVRASJA !!!! PYETJA ESHTE A JA VLENEEEEE NJE GJE E TILLL?????
PO NATYRISHT SE JO KJO SMUNDJE MUND TE SHEROHET DHE INDIVIDI MUND TE JET NJE NDER PERSONAT ME TE DOBISHEM PER SHOQERIN !!! HAPI I PAR QE DUHET TE BEJNE PERSONAT ME SIMPTOME TE TILLA ESHTE QE TE KONTAKTOJNE MENJEHER PSIKIATRIN OSE PSIKOLOGUN???
PASTAJ PERSONAT E TILL DUHET QE TE DALIN TE SHETISIN NEPER MJEDISE TE QETA ME GJELBRIM , TE KONTAKTOJNE NJERZIT QE I KUPTOJNE ,TE MIRREN ME AKTIVITETE REKREATIVE ,SPORTIVE,TE JEN ME TE QET NE ASPEKTIN SHPIRTROR ,TA GJEJNE PUNEN MEDOMOS DHE ASESESI MOS TE DESHPROHEN SE GJDO TEPREPJETEZ KA NJE TEPOSHTZE DHE E KUNDERTA , JETA ESHTE E TILL ME PROBLEME NJERIU DUHET QE TE BALLAFAQOHET DHE TE MUNDOHET QE TA GJEJE VETEN ASESESI MOS TE DESHPROHET SE E ARDHMJA DHE LUMTURIA DO TE VJEN PAS GJDO TE KEQE DHE DESHPRIMI !!

UNE ME PROFESION JAM JURIST DHE PO U FLAS NGA ZEMRA SE UNE KAM QEN NJE I TILL SE UNE KAM PASUR SIMPTOME TE TILLA DHE KAM MENDUAR NE VETVRASE E KSHTU ME RADH !!!!!!!! MIRPO UNE VETEN TIME E KAM SHERUAR DHE SHERIMI ME I MIRE I KSAJ SEMUNDJE (TE KALUSHME DHE E SHERUESHME) ESHTE BESIMI NE VETVETEN!!!

TE DASHUR-A VLLEZER-MOTRA SHQIPETAR-E!!!! UNE NUK BESOJ SE DIKUSH NGA JU KA NJE MENDIM TE TILL OSE KA SIMPTOME TE TILLA POR NESE ::::::::::??????????? !!!!!!!!
ME PADURIM DHE KUR DO HER MUND TE ME KONTAKTONI NE EMAIL!!! UNE MUND TJU NDIHMOJ PA ASNJE HEZITIM!!!
DHE DO TE MUNDOHEM QE ME GJITH SHPIRTIN DHE DIJEN QE KAM TJU NDIHMOJ NE ASPEKTIM PROFESIONAL KUR DO DHE KUDO!! QE KA NEVOJ!!

ju pershendes shum



 
vetvrasja :) sikur te ishte e lehte , une e kam provuar vete dhe jam gjalle akoma , eshte nje vetzhvlersim total nje karakter i dobet qe eshte rezultat i dickaje te madhe qe truri dhe shpirti i njeriut nuk mund te mbaje megjithate jemi krijesat qe pershtaten me shume ne natyre se gjithcka tjeter ,
arsyet jane te ndryshme eshte truri ai qe ezaurohet
 
VETثVRASJET-Njohja dhe parandalimi

Si duket, perioda pas bombardimeve dhe hyrjes së trupave të NATO-s, Kosovës nuk i solli vetëm lirinë dhe demokracinë kaherë të pritur, por shikuar nga “ana tjetër e medaljes”, ky realitet i shumëpritur, ishte edhe mjaft i hidhur.
Përveç problemeve të ndryshme ende të pazgjedhura materiale, sociale, politike etj., ne si shoqëri, u desh të ballafaqohemi edhe me një dukuri të pazakonshme, e cila, edhe nëse merret nga aspekti tradicional, aspak nuk përkon me mentalitetin tonë shqiptar. Fjala është për fenomenin e vetëvrasjes, dukuri kjo, që në shoqërinë tonë të re “moderne” kosovare, vit për vit po jep shenja brengosëse të një rritje marramendëse.


Kosova e jonë, deri më dje një regjion me popullatë të shëndosh që bënte më së paku vetëvrasje, sot radhitet në mesin e shteteve me përqindje më të madhe statistikore të atyre që atakojnë ndaj jetës së vetë. Sinjali i kuq kaherë është ndezur, por, fatkeqësisht, sot te ne, me këtë fenomen, më tepër merren gazetarët dhe mediet, se sa ata që jenë më kompetentë.
Duke dashur që perms kesaj WEB faqeje, edhe net ë japim një kontribut sado të vogël në këtë drejtim, përmes këtij artikulli, fenomenin e vetëvrasjes do ta prezantojmë nga këndvështrimi i saj psikologjik dhe preventiv. Pra, nga shkaktarët dhe mundësia e parandalimit të një akti të tillë .
Për fillim, gjithnjë duhet filluar me atë pyetje të madhe: PSE?
Ekzistojnë shumë shkaqe që mund ta shtyn një person të bëjë vetëvrasje. Nga ato më të shpeshta mund të konsiderohen:
- Marrëdhëniet të çrregulluara familjare, keqtrajtimet, dhuna, etj.;
- Mossuksesi gjatë shkollimit;
- Paaftësia e komunikimit me moshatarët. Personi potencial për vetëvrasje ndjehet i izoluar dhe i papranuar nga rrethi;
- Humbja e dikujt më të dashur përmes vdekjes, ndarjes, çkurorëzimit...;
- Shtatzënia tek femrat dhe proceset fiziologjike - hormonale që ndollën në organizmin e saj;
- Dëshpërimi i madh dhe nënçmimi;
- Ambiciet e tepërta të prindërve dhe presioni i madh psikologjik që bëjnë fëmijës së tyre. Ky presion i pandërprerë, në psiken e njomë tek fëmijët ta krijon ndenjen e gabuar të bindjes: “Patjetër duhet të jem më i miri, më i suksesshmi, më i dalluari... nëse nuk jam, do t’i dëshpëroj ata, andaj më mirë është që t’mos jem fare”)
- Riatdhesimi, rivendosja-humbja e gjithë asaj të njohur dhje ballafaqimi me adaptimin në rrethanë të ri;
- Humbja e së dashurës, dashurit;
- Abuzimet e ndryshme me droga dhe alkool.
Për mundësinë e pengimit të ndodhjes së një vetëvrasjeje, asnjëra nga këta tregues nuk mund të jenë si shenja të sakta dhe të sigurta paralajmëruese. Por, sa më shumë që këto shkaqe të jenë evidente në jetën dhe sjelljet e atij personi, aq më shumë edhe brengosja e jonë duhet të jetë edhe më e madhe. Në këtë moment, është shumë me rëndësi t’i kushtohet vëmendje këtyre tshenjave të sjelljes, e që janë sinjale të një ndryshimi të shprehur nga sjelljet e zakonshme të atij personi.
Këto shenja paralajmëruese si tregues më të shpeshtë mund të jenë:
- Ndryshimet e mëdha në sjellje ;
- Tërheqja nga shoqërimi me miqtë dhe njerëzit në përgjithësi;
- Problemet me gjumin dhe ushqimin;
- Humbjen e interesimit për aktivitete, shkollë, lojë, etj.;
- Humbja e interesimit për dukjen personale fizike dhe higjienën trupore;
- Personi nuk mahitet dhe nuk bënë shaka më, ose e kundërta, gjithnjë mahitet dhe bënë shaka të tepërta;
- Shpesh shprehet me fjalët: “çdo gjë në këtë jetë është e keqe”, “gjithmonë i pengoj dikujt”, “së shpejti do ta zgjidhi këtë problem”...etj.;
- Zakonisht bëhet më zemërgjerë dhe fillon t’i fali të tjerëve gjësendet e veta; rregullon dhe i bie në vend disa gjëra që më parë i kishte lënë mangu, etj.;
- I fton ose bënë vizita më të shpeshta personave të dashesh dhe miqëve më tepër se sa zakonisht;
- Nuk i intereson ma shkolla dhe suksesi në mësime ka në rrënje drastike;
- Nuk është i koncentruar fare në asgjë. ثshtë gjithnjë në mendime. Duket i hutuar dhe lënë përshtypje se gjatë bisedës nuk e dëgjon fare bashkëbiseduesin;
- Fletë shpesh për vdekjen dhe lexon literaturë që trajtojnë më tepër tema për vdekjen;
- Ka pasur edhe ndonjë tentim të mëparshëm për vetëvrasje.

اka duhet bërë? Si t’i ndihmojmë këtyre personave?

Nëse në sjelljet e përditshme të fëmijët, mikut apo ndonjë person tjetër, i parandiejmë ose hasim në shenja të sipër cekura, ato mund të na parathonë një mundësi potenciale të një tentative në të ardhmen për kryerjen e vetëvrasjes nga ai. Në këto raste, ne duhet të reagojmë shpejtë dhe në mënyrë sa më adekuate.

Por, si?

Kur dikush ju thotë se ka ndërmend të bëjë vetëvrasje, kurrë mos e merrni këtë si shaka. Veprimi i parë është BISEDA. Me të BISEDONI...BISEDONI dhe vetëm BISEDONI... Këta njerëz kanë nevojë të madhe për një gjë të tillë.

1. Hapi tjetër është NDثGJIMI. Lejojeni që ai person t’ju flas se si është i dëshpëruar, i pakënaqur nga jeta, se ka probleme... etj. Pa marrë parasysh se sa negativisht do të reflektojnë këto deklarime, vetë fakti që ai/ajo ka vendosur t’ju besohet, është një shenjë tejet pozitive. “Ventilimi” dhe zbrazja e emocioneve, veç në hapin e parë do t’i sjelli një lehtësim të madh atij.

2. MOS TENTONI Tث JEPNI KثSHILLA.- Me një person potencial të bëjë vetëvrasje, kurrë mos tentoni t’i jepni vërejtje në formë: “e ke gabim”, “nuk është mirë ta bësh këtë akt”...etj. Gjatë kësaj bisede, po ashtu, kurrë mos praktikoni t’i përdorni ato shabllone të zakonshme inkurajuese: “Do të jetë mirë në të ardhme”, “Gjithmonë njeriu duhet të mundohet dhe të sakrifikoj në jetë”, “Mos qaj”, “Duhet të mendosh pozitivisht”...etj. Kur mos e provokoni dhe as mos e sfidoni me asgjë, ndjenjën e tij për bindjet të gabuara që ai ka për jetën. Mos harroni, këta persona e kanë të zhvilluar intuitën dhe shpejtë i parandiejnë qëllimet e juaja të sinqerta. Ata, me të dëgjuar këto shabllone standarde si këshilla gjoja të “mirëfillta”, do të mbyllen dhe nuk do të jenë më të sinqertë në komunikim me ju. Pa marrë parasysh se sa “shokuese” dhe absurde do të jenë qëndrimet e bashkëbiseduesit, ju duhet t’i dëgjoni dhe t’i përjetoni ato sinqerisht. Gjithmonë pranoni se pajtoheni me të dhe ai në tërësi ka të drejtë

3. Pasi të vlerësoni se është krijuar besimi i mjaftueshëm reciprok, PYETENI se mos vallë atij për këto shkaqe i shkon mendja të bëjë vetëvrasje? Me këtë pyetje mos ja impononi idenë, por, vetëm bëjeni me dije se jeni të gatshëm të bisedoni edhe për këtë mundësi. Nëse merrni nga ai një përgjigje pozitive, vazhdoni ta pyetni edhe më tej. ثshtë me rëndësi të dihet: a e ka menduar ai se si do ta bëj një vepër të tillë (a ekziston në kokën e tij ndonjë plan konkret)?; a i ka në dispozicion të gjitha elementet e duhura për ta bërë këtë vepër ( a ekziston mjeti i caktuar); a ka caktuar momentin se kurrë do të vendosi për një hap të tillë (kohën). Shumica, në këtë pyetje do të përgjigjen negativisht, gjë që, për ne, do të jetë një shenjë se plani i tij për kryerjen e aktit të vetëvrasjes ende nuk është definitive dhe kjo mund të merret si një moment më inkurajues. Nëse veç e zbulojmë se ekziston PLANI, MJETI dhe KOHA e kryerjes së vetëvrasjes, atëherë, ne do të kemi një gjendje më alarmuese. Në këtë situatë, patjetër duhet intervenuar urgjentisht.

4. Nëse veç kemi të bëni me një situatë serioze dhe alarmuese, atëherë, qëndroni gjithnjë pranë tij dhe kurrë mos e leni vetëm. Pandërprerë bisedoni dhe vetëm bisedoni.... Në anën tjetër, paralelisht si preventivë, tentoni t’i largoni të gjitha sendet që mund t’i shërbejnë atij si MJET për kryerjen e vetëvrasjes.

5. Nëse edhe më tej ndjeheni të paaftë, atëherë ftoni në ndihmë ekspertin profesional. Mos premtoni dhe mos t’ju brej ndërgjegjja se nuk e keni ruajt fshehtësinë. Personat që tentojnë të bëjnë vetëvrasje, zakonisht pranojnë ndihmën e profesionistit.

Edhe disa karakteristika specifike për vetëvrasjen

Gjatë hulumtimit të tyre të fenomenit tejet të përhapur në botë të vetëvrasjeve, psikologët: Fareberowi dhe Litman, vetëvrasjet i kanë klasifikuar në 3 kategori:

1. Kategoria e personave të rrezikuar me bindjen “Tث JESH:
- Këta persona në fakt nuk dëshirojnë të vdesin, por vetëm tentojnë ta sinjalizojnë se kanë nevojë të sinqertë për ndihëm;
- Rrezikshmëria e mundësisë së kryerjes së aktit të vetëvrasjes, për këtë kategori njerëzish është më e vogël;
- Përfshihen në 2/3 e vetëvrasjeve;
- Kryesisht janë të gjinisë femërore.

2. Kategoria e peronave të rrezikuar me bindjen “Tث MOS JESH”
- Këta vërtetë dhe sinqerisht dëshirojnë të vdesin;
- Nuk tregojnë shenjat e tentativës para aktit të kryerjes së vetëvrasjes;
- I përzgjedhin metodat më të rrezikshme të kryerjes së kësaj vepre;
- Përfshihen në 3-5% të vetëvrasjeve të kryera;
- Preventiva tek këta persona jep rezultate të vogla;

3. Kategoria e peronave të rrezikuar me bindjen “Tث JESH APO Tث MOS JESH”
- Janë të pazakonshëm dhe të pa definuar. Aktin e vendimmarrjes ia lënë fatit;
- I përzgjedhin metodat të rrezikshme të kryerjes së kësaj vepre, por me një ndikim më të ngadalshëm të veprimit;
- Përfshihen me 30 për qind të vetëvrasjeve;
- Për këta është karakteristike motivi: “jeta me apo pa fat”.



Adnan Abrashi-NANDA
 
Vetevrasja;Problem Socjal ne Schqiperi??

Para cdo udhetimi per ne Shqiper, 10-15 dite perpara, informohem per gjendjen aktuale ne Shqiperi. E zakonshme eshte qe pjesen me te madhe te shtypit ta zene Lajmet politike, te ndjekura nga Aktualitete, Opinjonet, Kultura, Sport, Ekonomi dhe Lajme Socjale.
Nen Rubriken Socjale informohesh mbi gjendjen aktuale te Shoqerise Shqiptare.
Ajo qe me ka bere Pershtypje ka te beje me lajmerimet e herpashershme te vetvrasjes. Lajme te tilla si;Babai i kater femijeve hodhi veten ne ere para shtepise se tije te rrenuar ose e reja 17-Vjecare vetvaret ne bodrumin e pallatit. Ose gruaja tenton vetvrasjen me nje doze te madhe medikamentesh, ose Inxhinjeri i papune vetvaret.
Lajme te tilla ose te ngjashme meto lexohen pothuaj se perdite ne faqet e shtypit. Ne krahasim me numrin e popullsise keto jane perqindje shume te larta. Ne qofte se nuk alarmohet opinjoni publik sot, per keto shifra kaq te larta te vetvrasjes, kur duhet te alarmohemi atehere??
Mungesa e Perspektives, Konfliktet familjare, Roli i ri i gruas dhe Konfrontimi i burrit me kete situate te re, Mbingarkesa e madhe e prinderve me problemet ditore kjo e shoqeruar me Moskujdesi ndaj femijeve, Papunesia. Frika nga plakja dhe te mbeturit vetem e i pasiguruar ne Pleqeri. Dobesimi masiv i Institucjonit Familje. Te gjitha keto jane dukuri qe e kane shoqeruar Shoqerine Shqiptare vitet e fundit. Keto dukuri plus edhe te tjera qe nuk jane permendur me lartete jane aq te komplikuara dhe te pazgjidhshme saqe personat e prekur nga keto Simptoma e shohin Vetvrasjen si Ndermarrjen e tyre te vetme dhe te fundit.

Besoj se nuk jam i vetmi qe shprehem mbi Simptomat e Krizes se Shoqerise Shqiptare. Une personalisht nuk e kam diagnozen per parandalimin apo edhe sherimin e kesaje Semundjeje komplekse. Nuk dua te bej me gisht ne drejtim te qeverise dhe tja le fajin asaj, jo se ajo nuk ka faj por fatkeqesisht struturat e saje ne fushen socjale jane te papergatitura dhe paspecjalizuara dhe nuk i kane ne dore mjetet e duhura per t,ju vene perballe dukurive te mesiperme. Por qe keto dukuri te hidhura ti marrim vetem si lajme dht te mos flasim per to por te heshtim dhe t, i harrojme sa me pare, kete nuk duhet ta pranojme.
Une me teper dua te nzisja dhe njekohesisht te beja nje apel;
Ku jane ata mesuesa dhe Profesore te apasjonuar qe na mbanin aq te lidhur me Shkollen dhe mesimet sa nuk kishim mend per gje tjeter.
Ku jane Instituzjonet Fetare. Keto 18 vitet e fundit, feja e ka ndryshar aq shume panoramen e qyteteve tona me Minarete dhe Kryqat qe shpojne Qiellin. Ka ardhur dita, bile eshte shume vone, qe keto Instituzjone te kujdesen ne menyren me intensive qe eshte e mundur per besimtaret.
Me vjen keq por ndihmes te tjer nuk po mundem te gjeje me kushtet aktuale ne Shqiperi!! Mungon shume!
 
Emiljano ekziston nje teme e tille ne forum.
Po i bashkoj te dyja ne nje.
 
mendja e njeriut eshte sa nje koker gruri, dhe kur kjo mendje ngarkohet me hallet , problemet, shqetesimet, familjare, personale, puna, jeta e shtrenjte, mundesishte e varsin mendjen dhe per politik, detyrimisht qe ajo mbushet e mbushet dhe arrin ne derdhje te menjehershme, qe jan ato veprimet e vet vrasjes.
pastaj eshte vene re qe dhe shum mosha te vogla (gjimnazist) e praktikojn kete gje, se nuk mora 10 por mora 8 ka vrare veten. kjo perse? sepse egoizmi qe mund te ket nje femije per noten, kerkesa qe i kan bere prinderit ne shtepi, con ne ate qe femija te mos ket logjik te madhe (pasi logjika eshte ne zhvillim e siper) arrin deri aty sa te vras veten.
pastaj po te marrim moshat e medha, jan shum arsye qe te bejn te arrish deri ne ate pike. kryesorja, papunesia, problemet sociale. dhe shum te tjera.
 
Titulli: Vetevrasja ne rend te dites ... ?!

Vetvrasja eshte nje nga dukurite me tragjigje ne kete njerezim , cdo njeri kalon momente shume te veshtira ne jete ( humbja pergjithmone e nje njeriu te dashur , gjendja ekonomike , problemet e shendetit etj etj ) dhe shume persona gjejne rrugen me te thjeshte "vetevrasjen" per ti mbyllur te gjitha problemet .Personalisht nuk mendoj se eshte nje semundje, mendoj qe eshte nje ulje morali ,caste te keqija psikologjike apo humbja e shpresave ,te cilat ka shume menyra qe mund te perballohen por per fat te keq disa njerez zgjedhin kete rruge . Mgjt uroj qe te gjithe personat qe kalojne ne gjendje te keqe psikologjike duhet te mendojne pak per jeten e tyre ,per personat qe lene pas dhe per dhimbjet qe u lene .E kuptoj qe eshte shume e veshtire te llogjikosh ne momente te tilla (dhe une kam kaluar momente te veshtira si cdo njeri) por kurre nuk duhet te ulin krahet sepse nje jete kemi dhe njehere jetojme atehere duhet ta jetojme kete jete sa me mire dhe te luftojme kunder problemeve te veshtira qe na sjell jeta e ti mundim . Mos e humbni kurre guximin, shpresen dhe enderrat qe keni . Cdo gje eshte e mundur ne kete jete
 
Titulli: Vetevrasja ne rend te dites ... ?!

Per me shume rreth dhe per fenomenin e vetevrasjes, vecanerisht ne Kosove, sot isha deshmitar i promovimit te hulumtimit shkencor, ne te cilinjam edhe bashkeautor, me titull "VETEVRASJET", qe ne te ardhmen e afert, shpresoj te shohe driten e botimit.
n58209912866_2507.jpg
 

Attachments

  • n58209912866_2507.jpg
    n58209912866_2507.jpg
    9 KB · Shikime: 0
Titulli: Vetevrasja ne rend te dites ... ?!

Per me shume rreth dhe per fenomenin e vetevrasjes, vecanerisht ne Kosove, sot isha deshmitar i promovimit te hulumtimit shkencor, ne te cilinjam edhe bashkeautor, me titull "VETEVRASJET", qe ne te ardhmen e afert, shpresoj te shohe driten e botimit.
n58209912866_2507.jpg

Si e permbledh kete fenomen te vetvrasjes ? Jam kurioze te tregosh pak me teper mbi kete humultim shkencor :)
 

Attachments

  • n58209912866_2507.jpg
    n58209912866_2507.jpg
    9 KB · Shikime: 0
Titulli: Vetevrasja ne rend te dites ... ?!

Зngjεll;143444 said:
Si e permbledh kete fenomen te vetvrasjes ? Jam kurioze te tregosh pak me teper mbi kete humultim shkencor :)

Nese je e intersuar mund te ta dergoj ne email ose ose nuk di se sa eshte interesimi i te tjereve per hapjen e nje teme te re , per te debatuar rreth dhe per kete!
 
Titulli: Vetevrasja ne rend te dites ... ?!

Nese je e intersuar mund te ta dergoj ne email ose ose nuk di se sa eshte interesimi i te tjereve per hapjen e nje teme te re , per te debatuar rreth dhe per kete!

Personalisht do me pelqente te lexoja me shume rreth ketij fenomeni dhe si e keni shpjeguar ju :) dhe mendoj se ka shume si mua qe jane te interesuar atehere mire do beje te hapje nje teme do jem lexuesja e pare e saj :) .

Ju uroj suksese per kete liber dhe uroj qe te dali ne drite sa me shpejt .
 
Titulli: Vetevrasja ne rend te dites ... ?!

Budalls i maron benxina shpejt edhe mbyt veten ja kaq asht filmi :)
 
Titulli: Vetevrasja ne rend te dites ... ?!

Edhe une do te kisha dashur te dije me shume per kete fenomen.
 
Titulli: Vetevrasja ne rend te dites ... ?!

Зngjεll;143448 said:
Personalisht do me pelqente te lexoja me shume rreth ketij fenomeni dhe si e keni shpjeguar ju :) dhe mendoj se ka shume si mua qe jane te interesuar atehere mire do beje te hapje nje teme do jem lexuesja e pare e saj :) .

Ju uroj suksese per kete liber dhe uroj qe te dali ne drite sa me shpejt .

...dhe mua do te me pelqente te lexoja per kte:D


PS; FcBesia ben ta hapesh nje tem Special per ket :D do beje mir ;)
 
Titulli: Vetevrasja ne rend te dites ... ?!


...dhe mua do te me pelqente te lexoja per kte:D


PS; FcBesia ben ta hapesh nje tem Special per ket :D do beje mir ;)

Me falni :( Ne fakt qenka e hapur tema :D... Le ti fshijn postet...Admini...
 
Ato qe vetevriten kan ose probleme mendore ose kane borxhe qe smund ti lajne dot...
 
Vetvrasja per mendimin tim eshte krimi me ekstrem qe mund te beje njeriu.Qe te ndermaresh nje veprim te tille do te thote qe jane ezauruar te gjitha opsionet per te dale nga situata ne te cilen ndodhesh.Personalisht nuk mund ta mendoj nje veprim te tille qe bejne disa.Por me sa kemi pare e degjuar ata persona qe bejne vetvrasje jane njerez me nerva te dobeta dhe me vese te cilet kalojne shpesh ne depresion dhe pastaj marrin nje vendim aspak human si per veten e tyre por edhe per njerzit qe i rrethojne.Njeriu shpesh kalon caste te veshtira ne jete.Sthone kot jeta eshte lufte,zotesia e njeriut eshte ta kaperxeje kete beteje me sa me pak humbje.Pra njeriu duhet te jete kurajoz dhe vazhdimisht te shpresoje se nje dite gjendja e tij ekonomike apo shpirterore do te behet me e mire.Shpresa dhe kurajoja e mbajne gjalle njeriun,pra shpresa eshte ajo qe duhet te vdese e fundit.Kur kjo vdes atehere duhet te vdese edhe njeriu,por mendoj se kjo do te jete nje vdekje nga faktore te tjere dhe jo nga vetvrasja.
 
sikur te na merrnin leje nese duam te lindim apo jo,do ishte mire...........po kjo nuk mund te ndodhe :(
 
mungese respekti per veten,degradim truri..mvjen keq qe shtohen dita dites,
un kam shum besim te truri,te mendja njerezore qe evoluon dhe njerzit t`perpiqen ti zgjidhin problemet ne 1 menyre me t`logjikshme me paqesore
nobodie likes a quitter he
 
Titulli: Vetevrasja ne rend te dites ... ?!

Ne kohen e fundit shume vetevrasje kam digjuar...dhe ca eshte me e keqja qe jan njerez te rinje 20-30 vj.....
gjynaf, me vjen keq per ta dhe pa i njoftur...
Nje xhest ireversibil qe vret shume njerez ( duke filluar me prindrit....)
Kjo pranvera " ben mbrekullira"...
Dashuroni jeten!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top