Vetëvendosje është partia e vetme politike në Kosovë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Vetëvendosje është partia e vetme politike në Kosovë


Seadi Z.jpg

Sead Zimeri

Lëvizja e Vetëvendosjes është nga ngjarjet më të mëdha që kanë ndodhur në hapësirat shqiptare. Qysh prej themelimit të saj ajo ka qenë lëvizje që e ka mbajtur hapur sferën publike dhe e ka ruajtur sistemin demokratik të brishtë të Kosovës. Madje mund të spekulojmë që mungesa e VV-së do ta çonte Kosovën në një drejtim edhe më të madh të korruptimit politik, mbylljes së demokracisë apo reduktimit të saj të plotë në farsë. Sfera publike do të bëhej një sferë pa antagonizëm politik të fortë. Antagonizmat politike janë faktorët kryesorë që e çojnë një shoqëri drejt zhvillimit të saj, por antagonizmat edhe kur janë latent në shoqëri kërkojnë agjentë të artikulimit të tyre. Pa agjentë të këtillë që janë në gjendje t’i artikulojnë antagonizmat politike dhe shoqërore ato ose do të shuhen (gjë që mund të jetë vetëm e përkohshme) ose do të shpërthejnë në dhunë të papërmbajtur.


Padrejtësitë dhe korruptimet e klasës politike kosovare të pasluftës janë të shumta për t’i numëruar këtu. Këto janë informacione tani më mirë të ditura nga secili qytetar. Aq keq është menaxhuar politika dhe ekonomia e saj, saqë në shumë aspekte Kosova duket të ketë ngecur aty ku ka qenë menjëherë pas luftës. Por ka mundur të jetë edhe shumë më keq. Ka mundur që ndonjë antagonizëm i tillë të shpërthente në dhunë të papërmbajtur që do ta lëkundte edhe vetë ekzistencën e shtetit e që mund të rezultonte ose në ekstremin e tkurrjes demokratike në Kosovë, ose në prishjen e shteti saqë do të nevojiteshin dekada të stabilizohej dhe rimëkëmbej shteti përsëri.

Tani, VV-ja nuk është përgjegjëse për vendimet politike që janë marrë pas çlirimit të Kosovës. Por ekziston një kritike ndaj saj që edhe pse ajo nuk ka qenë në pushtet ajo i ka kontribuar përmes protestave dhe vendimeve të gabuara partiake zvarritje të zgjedhjeve të disa problemeve të shtetit kosovar prandaj edhe ajo nuk mund të amnestohet nga barra e përgjegjësisë që ajo mbartë. Dhe unë pajtohem me këtë kritikë nëse ajo bëhet në të dyja anët. Nuk mund të thuash që VV-ja dëmtoi shumë procese politike që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikuan në formimin e kushteve nën të cilat sot gjendet Kosova. Por kështu nuk është. Apo kjo nuk mund të jetë e vërteta e tërë. Madje një shpjegim i tillë është qesharak dhe tendencioz nëse nuk merr në konsideratë kontributet madhështore të VV-së për Kosovën. Dhe siç e thash më lartë nuk ka kontribut më të madh se fakti që VV-ja artikuloi, për aq sa i lejuan mundësitë, antagonizmat shoqërore dhe politike të Kosovës. Vetëvendosja madje nuk ishte vetëm organ i artikulimit të antagonizmave të tilla shoqërore dhe politike por ajo edhe do t’i personifikojë dhe mishërojnë ato antagonizma.

Ky mishërim i antagonizmave politike dhe shoqërore nuk e bën VV-në parti populliste, por parti antagonistike dhe ky është përshkrimi më i mirë dhe më i denjë që mund t’i bëhet kësaj partie. Ajo a mbajti nën kontroll të plotë shpërthimin e antagonizmave shoqërore që do të mund ta gjunjëzonin shtetin e Kosovës. Ky është kontributi i vërtetë i Vetëvendosjes. Dhe falë këtij kontributi Kosova sot është në gjendje më të mirë se ka qenë ndonjëherē pas luftës. Por ana negative e këtij kontributi është që ajo pa dashje edhe i mbajti në pushtet partitë që heqin me Kosovën. Por as ky kontribut indirekt i tyre për partitë pushtetare nuk u njoh sa duhet. Pa Vetëvendosjen ato sot nuk do të ishin të kuptimësuara kështu siç janë dhe në masë të madhe as të orientuara kah drejtimet që i njohim. A e shfajëson kjo Lëvizjen nga gabimet tjera që ajo ka bërë që nga themelimi i saj? Kuptohet që ajo duhet të mbartë përgjegjësi morale (por jo politike) për gabimet e saja; megjithatë nuk ka qenë e mundur mbrojtja e Kosovës pa këto gabime. Shitja e pronës publike, mungesa e kulturës demokratike dhe korrupcioni i shfrenuar i klasës politike i ka bërë disa nga ato gabime të pashmangshme.

Si parti që mishëron antagonizmat shoqërorë, përfshirë edhe ato klasore, ajo edhe gabimet e saja i ka të imponuara pikërisht nga roli i saj si parti që merr mbi vete problemet e të gjitha klasave shoqërore. Këtë rol me shembëlltyre të përkryer a mbajti mbi supet e tij lideri i saj Albin Kurti. Në figurën politike të Kurtit do të kondensohen të gjitha antagonizmat por edhe aspiratat politike të kosovarëve. Dhe kjo vetvetiu është një barrë e madhe sepse populli kërkon nga ai diçka që ai nuk ka mundësi t’ia jep por që njëkohësisht ai do ta mbush boshllëkun politik të partive tjera, të cilat kurrë nuk u morrën me politikë por vetëm me administrim të shtetit dhe atë në mënyrë të shëmtuar.

Kurti po ashtu qëndron për dinjitetin e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, pavarësisht nëse ata e përkrahin apo nuk e përkrahin atë. Si një shtet i pavarur Kosova ka treguar shumë pak pavarësi sidomos ndaj fuqive të mëdha që i ndihmuan kosovarëve ta realizojnë pavarësinë e tyre. Por menjëherë pas pavarësisë formale asnjë hap nuk u morr për ta realizuar pavarësinë substanciale të shtetit dhe të qytetarëve. Kosovarët do t’i jenë përherë mirënjohës miqëve perëndimorë por miqtë perendimorë nuk e shikojnë Kosovën si partner të vërtetë dhe të barabartë, rrjedhimisht edhe pse e njohin pavarësinë e saj formale ata nuk e trajtojnë atë efektivisht si të pavarur, nuk e njohin pra pavarësinë e saj reale. Pavarësia e shtetit është vetëm në dokumente, formale, por jo edhe materiale. Pavarësia formale është kusht i domosdoshëm por jo edhe i mjaftueshëm për pavarësinë e vërtetë. Dhe këtu është e tërë çështja: askush nuk mund të ta dhurojë pavarësinë substanciale. Ajo duhet të krijohet nga vetë qytetarët. Shtetet tjera mund të ta njohin pavarësinë formale por ato nuk të detyrohen të ta njohin pavarësinë reale. Vetë qytetarët dhe pushteti duhet ta dëshmojnë dhe ta krijojnë këtë pavarësi ndaj miqve dhe armiqëve të saj. ثshtë e tepërt të theksohet që në këtë plan Kosova ka dështuar plotësisht.

Pa pikë ekzagjerimi mund të thuhet që Vetëvendosja dhe lideri i saj janë subjekti i vetëm politik kosovar që qëndron për pavarësinë reale të Kosovës. Prandaj edhe e paraqesin si grup dhe parti ekstreme të majtë. Por për çfarë ekstremizmi bëhet fjalë kur e vetmja kërkesë e tyre radikale, e që nuk duhet të konsiderohet e tillë, është kërkesa për pavarësi reale, kërkesa për një shtet plotësisht të pavarur. A është Kosova e pavarur? Realisht nuk është. Vetë kryeministri i saj në një intervistë dhënë një kanali televiziv sërb e pranoi që Kosova nuk ka politikë të jashtme, por i ndjekin vendimet dhe urdhërat e SHBA-ve. Kjo ishte njëkohësisht pranim implicit i anës së kundërt dhe të errët të medaljes: që Kosova nuk ka as politikë të brendshme. Nëse nuk ka politikë të jashtme ajo nuk mund të ketë as politikë të brendshme. ثshtë shtet vasal. Shtet pa politikë të vetën. Kosova pra mund të jetë shumë çka, por shtet i pavarur nuk është. ثshtë shtet mafioz si اeçenia në raport me Rusinë.

Nga ky pikëvishtrim natyrisht që Kurti dhe Vetëvendosja do të paraqiten si nacionalistë ekstrem dhe si parti e papërgjegjshme (rastet e hudhjes së gazrave në parlament). Por ky është leximi më i dobët dhe më i keq e njëkohësisht më i papërgjegjshëm që mund të ekzistonë pasi i kthen mbrapsht të gjitha kategoritë e leximit politik nga situatat konkrete ku agjentët politik veprojnë.

VV-ja ka qenë dhe akoma mbetet partia e vetme që insiston ta mbajë hapur çështjen e pavarësisë reale të Kosovës. Si e tillë VV-ja është subjekti i vetëm politik kosovar që në kuptimin e plotë fjalës merret me politikë dhe jo me administratë.

Ka një të vërtetë psikologjike që askush nuk i respekton ata që nuk kanë kurriz për të qëndruar drejtë përballë mikut dhe armikut. Edhe kur diskursi i VV-së paraqitet si tërësisht nacionalist kjo bëhet vetëm ngaqë nacionalizmi është domosdoshmëri aktuale e shtetformimit. Kur shteti i dështon qytetarët në pothuajse çdo aspekt, nacionalizmi fillon të funksionojë si një suplement (shtojcë) që përmbush nevojat identitare të qytetarëve. Nacionalizmi i VV-së prandaj nuk është shprehje e urrejtjes ndaj sërbëve apo cilitdo minoritet tjetër. Por është në funksion të kryerjes së detyrave që i përkasin shtetit e që shteti i ka lënë tërësisht anash. Nuk ka si të kuptohet ndryshe: nacionalizmi i VV-së është strategji politike për ta përmbajtur shtetin nga shkapërderdhja imanente e tij.


Kosova sot ekziston falë veprimtarisë politike të Vetëvendosjes. Ajo në çdo aspekt është me e emancipuar se partitë tjera, por edhe emancipimi i saj zbehet në krahasim me kontributin e saj për krijimin e atyre vlerave që e mbajnë një popull bashkë. Nacionalizmi është i nevojshëm sepse Kosovës i mungon kultura qytetare dhe demokratike. Në mungesë të tyre nacionalizmi është e vetmja ideologji apo kulturë që i mban bashkë kosovarët. As patriotizmi nuk është i mjaftueshëm në këto raste sepse patriotizmi kërkon të mburremi me të arriturat e shtetit apo vendit të cilit i përkasim. Por për çfarë arritje mund të krenohet një kosovar sot? Nacionalizmi në këtë kontekst nuk është shprehje e krenarisë por nevojë identitare e kosovarëve. Shumë gjëra që i thash këtu më duken blasfemike në kontekst të gjykimeve të mia të mëhershme ndaj nacionalizmit, por si rast i veçantë VV-ja nuk është agjent i asnjë politike armiqësore ndaj komuniteteve tjera. Dhe kjo mjafton për mua.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top