Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jehovait

Kresha

A pretty face can never trick me
84319_2.jpg

DURRثS-Pse e vrau veten 13-vjecari? Kjo është pyetje që mundon familjarët e të voglit Bledar Xhajxha që u gjet i vetëvarur një ditë më parë, në sektorin ‘Rinia” në Durrës. Jo vetëm në familjen Xhajxha me origjinë nga Dibra, por edhe tek të afërmit, banorë të fshatit Rinia dhe në të gjithë Durrësin ka shkaktuar hidhërim të thellë vetëflijimi i 13-vjecarit, Bledar Xhajxha, nxënës i klasës së gjashtë.

Shokët e tij e kanë gjetur mbrëmjen e shkuar, të varur në degën e një peme fiku, pak metra pas banesës ku jetonte me nënën e tij, rreth orës 19:00, pak para perëndimit të diellit, ndërsa mësohet se minoreni nuk kishte asnjë problem apo konflikt në familje në shkollë.

Të afërmit e tij kanë hapur dyert e mortit. Ata tregojnë për News24 momentet sesi e kanë gjetur të varur shokët që e thërrisnin për të luajtur.

“Ka qenë me shokë ka luajtur e ka qëndruar me ta gjithë ditën. Në mbrëmje një prej fëmijëve i thërriste, ‘O Bledar, O Bledar, hajde të luajmë me top’. I thoshte që, ‘pse nuk më përgjigjesh, pse je mërzitur me mua?’. Nuk dinte se ai ishte varur. Luante ditë për ditë me fëmijët”,- shprehet një prej të afërmve.

Sipas familjarëve, shkaku është ende i paqartë. Ata besojnë se Bledi mund të ketë qenë ideja se mund të ringjallesh, ashtu sic citojnë disa fletushka të shpërndara nga dëshmitarët e Jehovait.
“Gjetëm buletinët e dëshmitarëve të Jehovait, dhe për ato dyshojmë. Ai nuk ka pasur asnjë problem në shkollë. Ka qenë fëmijë i shkathët, por jo grindavec. I vetmi shkak që mund ta ketë cuar në vetëflijim, është ndikimi nga broshurat e Jehovait. I gjetëm në banesë. Në një prej tyre thuhej se Jezusi ka vdekur duke perënduar dielli dhe ka shkuar në parajsë. Fashikulli thoshte se, pas vdekjes do të ringjallet prapë. E kishte pranë vetes atë fashikull. Ashtu sic thoshte fashikulli ka vepruar, ka varur veten. Po bëhet propogandë ndaj fëmijëve, të ndalohet kjo gjë”.

“Djali ishte në klasë të gjashtë dhe ka qenë shumë i lëvizur. Nuk dihet si ka menduar, është absurde se pas vdekjes do të rikthehej nga parajse. Bledi ishte i katërti i katër djemve, më i vogli i tyre”,- thotë një prej xhaxhallarëve.

Pasi kanë mësuar lajmin e hidhur, i ati dhe dy vëllezërit e Bledarit janë kthyer me shpejtësi nga Greqia ku punonin si emigrantë prej vitesh. Me lot në sy vëllai i madh tregon se si është lajmëruar.
“Na thanë hajdeni se ka varur veten, Bledi. Ishim në Greqi dhe për gjithë natën udhëtuam. Kisha tre ditë që isha larguar, nuk kishte asnjë problem, e lashë mirë si gjithmonë pas asnjë shqetësim asgjë s’kishte nuk i mungonte asnjë gjë. Ne nuk kemi as probleme ekonomike dhe as probleme apo konflikte në familje apo me njerëz të tjerë".

Por familjarët i bëjnë apel strukturave të shtetit të veprojnë.

“Apeli jonë është që prokuroria t’i zbardhë këto ngjarje kaq të rëndë. Nuk ka pse të rrinë duarkryq, kemi të gjithë fëmijë. Jemi të trishtuar se çfarë na kanë parë sytë dje. Të gjithë kanë fëmijë dhe duhet që shteti të hetojë për të zbardhur shkaqet. Fëmijët ndikohen nga telenovelat, nga broshuarat e Jehovait. Ndalojini!’.

(d.b/News24/BalkanWeb)
 
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

Nuk eshte rasti i pare ky, eshte bere edhe nje kronike televizive vetem per te tilla ngjarje qe ndodhin ne kete sekt ku "preja" me e shpeshte per ta jane femijet, ku disa prej tyre dhe i kan evidentuar disa tipe/a te tille e askush nuk merr masa.
Krim !
 
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

Obobo sa gjynah :(
 
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

Une mendoj se shteti duhet te tregohet i kujdesshem me sektet e ndryshme dhe e ka per detyre t'i mbroje shtetasit e vet nga mesime qe mund te vijne ne emer te Zotit por qe jane ne kundershtim me gjerat humane.

Keshtu psh, fakti qe ata predikojne se "dhenia apo marrja e gjakut ne rast semundjesh apo aksidentesh eshte mekat", eshte nje filozofi anti-humane qe ben qe jeta e njerezve te ndryshem te rrezikohet.
Vetvrasjet e femijeve, qe lidhen me predikimet e tyre, nuk jane nje rastesi.

Kontrolli alla-komunist qe u bejne anetareve te sektit te tyre ne jeten private, eshte nje shkelje totale e te drejtave te njeriut, aq sa ata qe e kane braktisur kete sekt, kane qene gati te traumatizuar nga keto lloj kontrollesh!

Une them se ata duhet te burgosen nese ....etj... por shteti te pakten duhet t'i sensibilizoje shtetasit e vet per gjerat qe ky sekt predikon dhe per pasojat qe mund te kene. Pra shteti ka rol mbrojtes per popullin!

Hajduti
 
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

Cjane kto njerez qe lejohen te japin tilla lekjone sipas qejfit te tyre vdis sot se ngjallesh pas gjys ore...po gjejne kalamajt se sshkojne tek te medhejte se ua fusin broshurat ne ........... duhet te varen me pare kto njerez qe jepin tilla gjera e ta demostrojne keta i her si ngjallesh pasi te varesh
 
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

C"do lloj besimi ne kete bote kur kalon ne "hiperdoza" psikollogjike kthehet vrastar per nje personalitet te shendosh njerzor.
:( :( Pa koment.keta njerez me tru te shplar te Jehovait,i mbaj mend qe kur kam qen studente o zot sa te bewzdiseshem jan.
Nuk din te te ndahen,mjes dreke darke i ke para deres po s"dite ti perzesh pak eger,ne tone zeri dhe fjalesh.
 
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

E tmerrshme :( Dhe fatkeqsisht nuk eshte rasti i vetem i ketij djali. Ngushellime familjareve!

Jetojme ne demokraci ku njeriu eshte i lire te zgjedhe te jetoje besoje si te doje ( kshu ndodh ne cdo cep te botes me sistem demokratik qeverises) dhe nuk eshte ne doren e shtetit te mendoje per gjithcka sepse sjemi ne komunizem kur na diktohej dhe imponohej gjithcka.

Ne kete pike rol kryesor ka familja, e cila duhet te dije tju jap drejtimin e duhur ne jete femijeve, te kontrrolloje cfare frekuenton, ta mesoje qe sduhet te bjere pre e shume rreziqeve qe ka verdalle.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

O engjelli i vogel :(

Edhe ketej ka deshmitar jehovai por sjane aq te rrezikshem sa behen ne Shqiperi pffff
 
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

Tani per mendimin tim, keta Deshmitaret e Jehovait, ne pergjithesi nuk se kan ndonje te keqe te jashtzakonshme ne krahasim me besimet tjera fetare dhe nuk se duhet ta paragjykojme si nje sekt te rrezikshem qe shperndan urrejtje apo shtyrje ne vetvrasje.

Ceshtja qendron me e komplikuar se kaq. Ndoshta, ndoshta cuni ka takuar ndonje predikues qe nuk eshte predikues i mire (dhe predikues te keq ka secili besim fetar) pranda dhe jo rastesisht thuhet se besimet fetare jane si xixellonjat ne erresire (sidomos te femijet). Ceshtjet fetare jane gjera mjaft te komplikuara per femijet andaj kam qene dhe ngelem kunder shperlarjes se trurit te femijes nga secili besim fetar.

Nese vertete dikush nga keta deshmitaret ka tuanduar femijen ne vetvrasje duhet te merret dhe analizohet nga prokuroria dhe ekspertete, por siq e paskeni kapur ju ketej me Deshmitaret e Jehovait them te drejten nuk mendoje se jane aq te rrezikshem sa e pretendoni ju, apo per te thene me mire jane thuajse te ngjashem me besimet fetare tjera.
 
Mos je ba ti deshmitar i jehovait , apo ke qene ti ai predikuesi i keq ! asnje fe nuk ju thot femijeve vdisni sepse do shkoni tek Zoti ne parajse sa me heret dhe nuk ja vlen te jetohet ne kete jete.... !! une vet kam pas fleta ne dore te ketyre qe i shperndajne dhe ne ato fletushka shkruhej , qe sa me shpejt qe vdes aq me shpejt shkon tek Zoti ne parajse ! dhe per nje femije sidomos te atyre qe jan te varfur apo merziten per nje X gjeje te momentit mundet me ndiku keto shkrime...
 
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

Në një prej tyre thuhej se Jezusi ka vdekur duke perënduar dielli dhe ka shkuar në parajsë

Po ku din nje 13 vjeqar se ekziston parajsa! me vjen keq per familjaret dhe vete te riun ku vetem zoti e din se si ka vdek ai apo dora e kujto deshi te bej tjetrin fajtor.
 
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

Ne internet ka shume materiale informuese dhe paralajmeruese per kete sekt, dhe deshmi nga njerez qe e kane braktisur kete sekt.

Problemi eshte qe jo cdokush eshte i afte te hyje ne internet dhe jo cdokush kupton anglisht. Prandaj shteti duhet te beje ate qe nuk e ben dot individi.

Shteti e ka per detyre te beje ate qe nuk mund ta beje dot individi- ky eshte nje nga parimet e shtetit demokratik.

Ashtu sikurse duhet te mbrosh nje shtetas nga droga, nga semundjet, etj.. duhet ta mbrosh dhe nga rreziqet qe vijne nga organizata te tilla.

Hajduti
 
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

Mua disi me duket e pamundur nje 13 vjecar te vetvritet aq lehte, ose shume i kane folur per vetvrasjen, ose i ka ndihmuar dikush.
 
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

Mos je ba ti deshmitar i jehovait , apo ke qene ti ai predikuesi i keq ! asnje fe nuk ju thot femijeve vdisni sepse do shkoni tek Zoti ne parajse sa me heret dhe nuk ja vlen te jetohet ne kete jete.... !! une vet kam pas fleta ne dore te ketyre qe i shperndajne dhe ne ato fletushka shkruhej , qe sa me shpejt qe vdes aq me shpejt shkon tek Zoti ne parajse ! dhe per nje femije sidomos te atyre qe jan te varfur apo merziten per nje X gjeje te momentit mundet me ndiku keto shkrime...

Tani te diskutosh me ty ceshtje fetare, aq me shume ceshtjet e Deshmitareve te Jeehovait, eshte e njejte sikur ti biesh murit me koke, madje murit me koke edhe munde te ja beshe ndonje shenje. Andaj edhe e kam shkruar me lart qe femijet (jo vetem nga mosha) duhet te qendrojne larg besimeve fetare sepse shume leht munde ti keqkuptojne.

Une thjeshte po befasohem nga tendenca, jo vetem e anetareve por pike se pari e familjareve, per ti dhene zgjidhje te dhunshme nje problemi te cilin ata nuk kane arritur ta zgjidhin me femijen e tyre. Them te drejten me dhimbset femija, por edhe familja, por ne momentin qe familja fillon e bene akuze qe se ha as pazari kjo them se eshte me shume nje presion mediatik i tyre.

Nga ajo qe kam lexuar gjer me sot, ngase une i shkreti lexoje cdo gje dhe krijoje mendimin tim, nuk me ka rastise te lexoje dicka nga ta (nga keta te rrezikshmit) qe bene thirrje ne vetvrasje. Them te drejten fletushkat qe kam lexuar, (ndoshta keto fletushkat e rrezikshme sme kan rene ne dore), kishin vetem thirrjeje paqeje, thirrje per dashuri per jeten, bile-bile edhe per kafshet, thirrje per mos shkuar ne lufte, thirrje per harmoni, thirrje per lumturi dhe asigje te keqe.

Tani ketej doli puna se keta cenkan shume te rrezikshme dhe kjo mendja ime me shkon ne dy versione:

  1. O une skam kuptuar asigje
  2. O ju jeni paragjykues fetar
 
Pe: Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jeho

O engjelli i vogel :(

Edhe ketej ka deshmitar jehovai por sjane aq te rrezikshem sa behen ne Shqiperi pffff

Per shkak se kur ju thua "shporru nga shtepia ime" largohen, ndryshe ti ke te drejte ti kallxosh ne polici, edhe jane raste qe meren shume seriozisht.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top