Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vështirësi në dy pika kufitare, normalizohet situata në Aeroport

08motiko_0802121209_1.jpg


Prishtinë, 8 shkurt – Megjithëse në raport me një ditë më parë vërehet një stabilizim qarkullimi rrugëve të Kosovës, njoftohet për vështirësi të konsiderueshme, si pasojë e temperaturave të ulëta dhe krijimit të shtresave të akullit përgjatë rrugëve magjistrale dhe rajonale, por edhe në ato urbane. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadrija, i ka thënë Koha.net të mërkurën se gjysmë të bllokuara vazhdojnë të mbesin pikat kufitare me Malin e Zi, në segmentin Pejë-Kullë-Rozhajë, si dhe me Serbinë në Mutivodë, të Komunës së Prishtinës. Në pikëkalimin kufitar me Malin e Zi, në Kullë, mund të kalojnë vetëm automjetet nën peshën 3.5 tonë, që do të thotë automjetet e vogla, kurse në Mutivodë, si pasojë e pozicionit gjeografik, formohen shpejt shtresa të trasha bore, kështu ajo herë hapet e herë bllokohet. Policia këshillon shoferët që rast lëvizjeje në këtë relacion pa tjetër duhet të përdoren zinxhirët. Pa zinxhirë nuk mund të kalohet as rruga e Caralevës.

Sipas zëdhënësit të PK-së, Sadriu, rrugët nëpër fshatra kryesisht vazhdojnë të jenë të bllokuara ose vështirë të kalueshme. Për këtë arsye shumë komuna kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Gjendja është normalizuar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari’. Zëdhënësi i aeroportit, Altin Ahmeti, ka thënë se gjendja është tërësisht normale dhe se të gjitha fluturimet janë duke u bërë sipas orareve.

Drejtori i Institutit Meteorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, u ka thënë medieve se kjo situatë do të vazhdojë deri të premten. Sipas tij sot moti do jetë me vranësira dhe temperatura të ulëta prej minus 17-18 gradë celsius, ndërkaq temperatura maksimale e ditës do të arrijë në minus 12 gradë.

Reshjet borës, sipas Tahirsylajt, do të jenë të vazhdueshme në fundjavë dhe fillim të javës së ardhshme.
Burimi Koha
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back