Veshjet dhe aksesorët që meshkujt urrejnë te femrat

*deliza*

VIP
V.I.P
Veshjet dhe aksesorët që meshkujt urrejnë te femrat​


Nga këpucët e sheshta, deri tek këmisha si një hipi, nga veshjet e përditshme, deri te ato ngjitur pas trupit. Ja cilat janë veshjet e garderobës, të cilat “i trembin” meshkujt. اorapet e bardha të dukshme, janë një nga detajet e mungesës së stilit që meshkujt e urrejnë. Një tjetër detaj është këmisha hauaiane e cila nuk bën gjë tjetër, veçse shton “armiqtë e universit femëror”. Duhet të dini se, edhe pse jo aq të kujdesshëm, ata nuk i miratojnë të gjitha veshjet tona. Le të zbulojmë se cilat janë veshjet dhe aksesorët më të padëshirueshëm nga të fejuarit, partnerët apo bashkëshortët. Veshjet e stilit bohemian, sandalet e sheshta me lidhëza që mbështjellin kaviljet, këmisha e stilit hipi dhe flokët si ‘shtrigë’. Ajo që urrejnë meshkujt janë gjërat e çuditshme. Ata do të jenë gjithmonë të kënaqur nëse ju zgjidhni të vishni diçka të thjeshtë e të pranueshme nga të gjithë. Fundet e gjerë, pantallonat prej lëkure dhe me stampime kafshësh. Kohët e fundit shohim tedencën e femrave për t’iu rikthyer modës së viteve 80’. Kujdes! Shumë meshkuj e urrejnë pasi ajo është thjesht diçka e tejkaluar.

Veshjet “pa formë”
Ndonjëherë është e vështirë për t’u kuptuar se kush dizenjon veshje dhe këpucë për femrat, në të vërtetë i urren ato. Disa gjëra duken të përdorshme vetëm nëse janë veshur në pasarelat e modës. Veshje të tilla si xhakoventat dhe palltot, janë disa prej tyre. E njëjta gjë vlen edhe për linjat e buta, praktikisht pa një formë të përcaktuar saktë. Ndonjë e padjallëzuar mendon se me këtë lloj modeli dhe materiali do të mund të fshihte rrumbullakësinë dhe kilogramët e tepërt. Gabim: modele të tilla nuk bëjnë gjë tjetër veçse modifikojnë figurën ashtu siç konsiderohet “paketimi i bukur që shet një produkt”. اka është me rëndësi është që meshkujt e urrejnë këtë lloj truku.

Këpucët e sheshta

ثshtë e vërtetë që këpucët e sheshta janë komode. Ato janë perfekte për të nxjerrë qenin shëtitje apo për të bërë pazarin, të bëhs shëtitje në park, të shkosh në punë... Meshkujt në të vërtetë preferojnë takat dhe kjo nuk është surprizë. Aq shumë i pëlqejnë takat, saqë nuk u intereson nëse ankohesh se nuk janë komode sa t’i mbash gjithë ditën veshur. Ata nuk e kuptojnë çdo të thotë të kërcesh me këpucë me taka, apo të presësh dikë qoftë edhe 5 minuta. Pjesa më e madhe e femrave, për fatin e mirë të meshkujve janë mazokiste, i veshin edhe pse i bëjnë keq vetes.

Sy të grimuar rëndë

Një nga grimierët më të famshëm italianë shprehet: rreziku i të trukuarit me ngjyra të errëta është për të përfituar një efekt final: “femër e dehur”. Grimi i rënduar në sy, sidomos përdorimi i ngjyrës së zezë dhe gri e errët, pëlqehet nga shumë femra. Nëse ajo me këtë pamje ndihet seksi dhe misterioze, atij jo gjithmonë i duket ashtu. Nëse pëlqeni efektin “tym” është mirë të jeni të kujdesshme, sidomos kur nuk keni eksperiencë në përdorimin e lapsit të zi dhe penelit. Ju ka ndodhur që një mashkull t’u thotë: “Më pëlqen kur je më pak e trukuar”? Ndiqni këshillën dhe kurseni kohën dhe lodhjen.

Efekti solar
Shumë femra përpiqen të kenë një ngjyrë trupi “çokollatë edhe në muajt janar dhe shkurt. Për të realiuar këtë, u drejtohen qendrave estetike dhe solarit ose përdorin kremra nxirës nga koka deri te këmbët, pa pasur shumë informacion rreth produktit që po përdorin. Rezultati nuk është ai që pritet në përgjithësi, por një trup me “stampime” dhe ngjyra jo të hijshme. Meshkujt vështirë se do të kënaqeshin me këtë tentativë. Do të bënit mirë të kujdeseshit për lëkurën tuaj, pa u shqetësuar shumë për ngjyrën.

Rrobat e ngushta
Të nxjerrësh format e trupit në pah është shumë sensuale. Të blesh rroba të ngushta me të ciat nuk mund të marrësh frymë lirisht, jo. Nëse zgjidhni bluza apo xhinsa një ose dy numra më të vegjël, duke menduar se do të dukeni më elegante, dijeni se në këtë rast nuk funksionon. Rezultati i vetëm është se do të ngjani sikur i keni marrë borxh ose ju kanë paketuar. Meshkujt nuk e pranojnë këtë pamje dhe do të ndiheshin në siklet nëse do t’u duhej të qëndronin përkrah jush.

gazeta albania
 
Deri diku eshte e vertet ,meshkujt gjithmone kerkojne te jete sa me natyrale femra e tyre.....por si per cudi ne femrat bejme sipas kokes tone :D
 
Cudi se une kam degjuar te kunderten per kepucet e sheshta... Nejse... Mendje mendje, por jo te gjithe jane njelloj.
 
Nuk me duken aq interesante kto keshillat e tua..
Gjithsesi flm x mundimin :p

Eshte normale qe djemt pelqejn gjerat e bukura, e njejta gje vlen dhe x ne.
Por nxenset e shkolles nuk mund te veshin taka, apo kur del nje xhiro me biciklet.. gjerat jan te ndara, nuk mund te jemi gitmon njesoj.. ne mengjes me tuta pa forem,mbasdite me xhinkse me forem e ne dark me mini..hahah.

Nuk ka dhe aq rendesi se çfar ju pelqen djemve, e redesishme eshte te jesh komode (pra, takat vetem ne dark :D )
 
Vetem tonerllikun urrej tek femra asgje tjeter
 
Derikur te jem mire une,kush po e ka problem qe meshkujve nuk u pelqen...

P.s. Ne disa gjera me duhet ta pranoj qe jam dakord me artikullin lart.
 
Nuk me duken aq interesante kto keshillat e tua..
Gjithsesi flm x mundimin :p

Eshte normale qe djemt pelqejn gjerat e bukura, e njejta gje vlen dhe x ne.
Por nxenset e shkolles nuk mund te veshin taka, apo kur del nje xhiro me biciklet.. gjerat jan te ndara, nuk mund te jemi gitmon njesoj.. ne mengjes me tuta pa forem,mbasdite me xhinkse me forem e ne dark me mini..hahah.

Nuk ka dhe aq rendesi se çfar ju pelqen djemve, e redesishme eshte te jesh komode (pra, takat vetem ne dark :D )


nuk e kam shkruar une kete torotirial zonjush eshte e mare nga nje webfaqe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top