Veshjet dhe aksesorët që meshkujt urrejnë te femrat
Nga këpucët e sheshta, deri tek këmisha si një hipi, nga veshjet e përditshme, deri te ato ngjitur pas trupit. Ja cilat janë veshjet e garderobës, të cilat “i trembin” meshkujt. اorapet e bardha të dukshme, janë një nga detajet e mungesës së stilit që meshkujt e urrejnë. Një tjetër detaj është këmisha hauaiane e cila nuk bën gjë tjetër, veçse shton “armiqtë e universit femëror”. Duhet të dini se, edhe pse jo aq të kujdesshëm, ata nuk i miratojnë të gjitha veshjet tona. Le të zbulojmë se cilat janë veshjet dhe aksesorët më të padëshirueshëm nga të fejuarit, partnerët apo bashkëshortët. Veshjet e stilit bohemian, sandalet e sheshta me lidhëza që mbështjellin kaviljet, këmisha e stilit hipi dhe flokët si ‘shtrigë’. Ajo që urrejnë meshkujt janë gjërat e çuditshme. Ata do të jenë gjithmonë të kënaqur nëse ju zgjidhni të vishni diçka të thjeshtë e të pranueshme nga të gjithë. Fundet e gjerë, pantallonat prej lëkure dhe me stampime kafshësh. Kohët e fundit shohim tedencën e femrave për t’iu rikthyer modës së viteve 80’. Kujdes! Shumë meshkuj e urrejnë pasi ajo është thjesht diçka e tejkaluar.
Veshjet “pa formë”
Ndonjëherë është e vështirë për t’u kuptuar se kush dizenjon veshje dhe këpucë për femrat, në të vërtetë i urren ato. Disa gjëra duken të përdorshme vetëm nëse janë veshur në pasarelat e modës. Veshje të tilla si xhakoventat dhe palltot, janë disa prej tyre. E njëjta gjë vlen edhe për linjat e buta, praktikisht pa një formë të përcaktuar saktë. Ndonjë e padjallëzuar mendon se me këtë lloj modeli dhe materiali do të mund të fshihte rrumbullakësinë dhe kilogramët e tepërt. Gabim: modele të tilla nuk bëjnë gjë tjetër veçse modifikojnë figurën ashtu siç konsiderohet “paketimi i bukur që shet një produkt”. اka është me rëndësi është që meshkujt e urrejnë këtë lloj truku.
Këpucët e sheshta
ثshtë e vërtetë që këpucët e sheshta janë komode. Ato janë perfekte për të nxjerrë qenin shëtitje apo për të bërë pazarin, të bëhs shëtitje në park, të shkosh në punë... Meshkujt në të vërtetë preferojnë takat dhe kjo nuk është surprizë. Aq shumë i pëlqejnë takat, saqë nuk u intereson nëse ankohesh se nuk janë komode sa t’i mbash gjithë ditën veshur. Ata nuk e kuptojnë çdo të thotë të kërcesh me këpucë me taka, apo të presësh dikë qoftë edhe 5 minuta. Pjesa më e madhe e femrave, për fatin e mirë të meshkujve janë mazokiste, i veshin edhe pse i bëjnë keq vetes.
Sy të grimuar rëndë
Një nga grimierët më të famshëm italianë shprehet: rreziku i të trukuarit me ngjyra të errëta është për të përfituar një efekt final: “femër e dehur”. Grimi i rënduar në sy, sidomos përdorimi i ngjyrës së zezë dhe gri e errët, pëlqehet nga shumë femra. Nëse ajo me këtë pamje ndihet seksi dhe misterioze, atij jo gjithmonë i duket ashtu. Nëse pëlqeni efektin “tym” është mirë të jeni të kujdesshme, sidomos kur nuk keni eksperiencë në përdorimin e lapsit të zi dhe penelit. Ju ka ndodhur që një mashkull t’u thotë: “Më pëlqen kur je më pak e trukuar”? Ndiqni këshillën dhe kurseni kohën dhe lodhjen.
Efekti solar
Shumë femra përpiqen të kenë një ngjyrë trupi “çokollatë edhe në muajt janar dhe shkurt. Për të realiuar këtë, u drejtohen qendrave estetike dhe solarit ose përdorin kremra nxirës nga koka deri te këmbët, pa pasur shumë informacion rreth produktit që po përdorin. Rezultati nuk është ai që pritet në përgjithësi, por një trup me “stampime” dhe ngjyra jo të hijshme. Meshkujt vështirë se do të kënaqeshin me këtë tentativë. Do të bënit mirë të kujdeseshit për lëkurën tuaj, pa u shqetësuar shumë për ngjyrën.
Rrobat e ngushta
Të nxjerrësh format e trupit në pah është shumë sensuale. Të blesh rroba të ngushta me të ciat nuk mund të marrësh frymë lirisht, jo. Nëse zgjidhni bluza apo xhinsa një ose dy numra më të vegjël, duke menduar se do të dukeni më elegante, dijeni se në këtë rast nuk funksionon. Rezultati i vetëm është se do të ngjani sikur i keni marrë borxh ose ju kanë paketuar. Meshkujt nuk e pranojnë këtë pamje dhe do të ndiheshin në siklet nëse do t’u duhej të qëndronin përkrah jush.
gazeta albania