Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vesh rrobat e gruas për tu arratisur nga burgu

Ky që shikoni në foto quhet Ronaldo Silva dhe është i dënuar me 20 vite burg për trafik droge. Braziliani ka gjetur një mënyrë shumë interesante për tu arratisur nga qelia. Ai ka veshur rrobat e bashkëshortes për të dal dhe për tu mos kuptuar nga rojet edhe kamerat e burgut. Sipas mediave braziljane, Ronaldo Silva gjatë takimit me gruan ka ndërruar rrobat duke i marrë asaj sutjenat, fustanin dhe takat.

Përpara se të dilte nga dhoma depiloi këmbët e krahet si dhe vendosi paruken që i kishte sjell gruaja. Por gjithë ky plan dështoi pasi i burgosuri u dallua se nuk dinte të ecte mbi taka. Roja që e spikati njoftoi policinë, e cila e ndoqi derisa doli tek stacioni i autobusit dhe aty i vendosën prangat dhe e risollën në burg.

Burimi: albobserver
 

Attachments

  • images3.jpg
    images3.jpg
    4.4 KB · Shikime: 12
  • Ronaldo-Silva-300x168.jpg
    Ronaldo-Silva-300x168.jpg
    5.4 KB · Shikime: 5
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top