Vërtetim që je në gjak,përfito azil politik tani,tarifa e lartë.

Ky duket se ka qenë slogani i disa personave të papërgjegjshëm që...

kanë shfrytëzuar nevojat që kanë malësorët shqiptarë ,duke iu dhënë vërtetim se kanë qenë në gjak dhe me këtë ata përfitonin azil politik në Europë.

Mirëpo “biznesi” i tyre është mbyllur,pasi edhe pse me vonesë,policia ka mundur ti ndalojë.

Sipas uniformave,çëstja i ka kaluar drejtësisë për shtetasit Gjin Lazër Marku, vjeç 55, banues në Tiranë, me detyrë Kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar me qendër në Tiranë dhe Pashko Tom Popaj, banues në Bajzë Kastrat, Malësi e Madhe, anëtar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër.
Këta shtetas dyshohen se duke shfrytëzuar pozicionin në shoqatat e mësipërme kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara për persona të ndryshëm, që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azilin në vende të ndryshme të Europës, duke konsumuar elemente të veprës penale te “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.




albnow.com​
 
Pe: Vërtetim që je në gjak,përfito azil politik tani,tarifa e lartë.

Me vjen keq per ato qe europa tha ditet e fundit e per mashtrimet e shqiptarve qe benin per te kerkuar Azil,kshu i kan mbyll dyert edhe per ato qe me vertet kan pase nevoje ose kan qen te kercenuar ne Shqiperi.
 
Pe: Vërtetim që je në gjak,përfito azil politik tani,tarifa e lartë.

Nje strategji per te perfituar azil politik ,por qe rrezikon shume edhe te ashtuquajturen ''heqien e vizave'' ..Nje nga pikat kryesore eshte kufizimi i azilkerkusve ,nese shkelet ky rregull rrezikohet vendosja e vizave .
Kjo eshte ne demin tone gjithsesi .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top