Veriu i Arbënis nën sundimin sllav në shek.XIV sipas një prifti anonim

Bilderberg

Anëtar i ri
Veriu i Arbënis nën sundimin sllav në shek.XIV sipas një prifti anonim.

'Directorium ad passagium faciendum', e cila mundë të përkthehet në "Mundësia për krijimin e një vebdkalimi", është një manuskript Latin nga mesjeta (i cili gjithasthu mundë të gjindet në gjuhën frenge) drejtuar një murgu të quajtur Burcard (Brocardus Monacus/Frére Brochard) ose William Adam (Guillelmus Adam / Guillaume Adam).
Autori duket të jetë një prift dominikan me prejardhje Latine në Perandorin Bizantine dhe Armene, qëllimi i të cilit ishte bindja ushtrisë katolike nën Philip VI të Valois (mbret nga 1328-1350) të filloj një kryqëzatë të shenjët dhe të pushtojë Arbënin e okupuar nga Servia, ku do t'i kthehej fuqia e mëparshme e kishës katolike dhe ku do të ndërmirret hakmarrja kundër grekëve orthodoks për shkatrrimin e Perandoris Latine të Konstaninopolit. Në tekst autori përmend se si shqipëtarët janë popull shumicë në Arbëni.
Gjithashtu në 'Directorium..' gjindet fraza shumë e cituar për ekzistencën e librave në Arbëni: 'licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in usu et in omnibus suis libris' (Edhe pse gjuha e arbëreshve dallon nga gjuha latine ata përdorin shkronja latine).
Edhe pse referrenca e ekzistencës së gjuhës arbëneshe është e kjartë ndërsa ajo ekzistimit të shkrimeve në gjuhën arbëneshe është pakë e dyshimt. Nuk mundë të pohohet me siguri se autori a ka menduar se për libra arbëneshe të shkruara me alfabet latin apo libra në gjuhën latine. Mundësia e mësipërme ka munduar shumë mendjen e shumë gjeneratave të shkollarëve dhe historanëve shqipëtarë dhe teksti i mësipërm është cituar shpesh në studime të ndryshme të gjuhës shqipe me pohimin se evidenca e shkrimeve në gjuhe¨n shqipe gjinden shumë më parë se Meshari i gjon Busukut (1555)

Në Mbretërin Rashkija dhe se sa lehtë mundë të okupohet

Dua të kthehem në Mretnin Rashkija që të tregoj se sa lehtë mundë të okupohet. N'të vërtet iniciativa për okupim është gjëja e vetëme që nevojitet për t'a marrur këtë vendë.Për tyë sqaruar më tepër këtë dua të paraqes disa propozime për një invadim dhe kushtet lehtësuese për këté.
Mretnia e përmendun ka pak ose aspak fortifikata. Shumica janë ferma ose kotece të mbrojtura me murë rrethues dhe hendek. Ndërtesat dhe pallatet, sikurse të mretit dhe bujarëve, përbëhen nga kashta dhe druni. Kurrë nuk kam parë pallat ose shtëpi të ndërtuar me gurë ose tulla përveq¨¨e në qytetet bregdetare të latinëve. Mretnia në fjalë është e pasur në misër, venë, vajë dhe mishë. ثshtë vendë i bukur me ujë nga burime dhe lumenjë të cilët rrjedhin anembanë, vendë i hirëshëm me male, livadhe, pyje, rrafshe dhe lugina të mbushura me një llojllojshmëri të shtazëve të egra.
Shkurt, cdo gjë që rritet këtu është i një kualiteti të përzgjedhur, posaqërisht rreth bregdetit.Këtu gjinden pesë miniera të arit dhe poaqë të argjendit, ku minatorët punojnë pa kurrfarë pengese. Gjithashtu gjinden depozite të përziera të argjendit me ari, të cilat jan zbuluar në kohë të fundit. Kush është në zotërim të kësaj mretnie do të ketë një thesarë të vlefshëm përgjithëmon.
Një nga faktorët të cilët lehtësojn pushtimin është se banohet nga dy popuj, arbënshët dhe latinët, të cilët në besimin, ritet dhe bindje e tyre pajtohen me kishën katolike romane. Në pëqim me këté ata kan kryepeshkop, peshkop dhe abat dhe gjithashtu klerikë fetarë si të rangut të ultë ashtu edhe të lartë. Latinët kanë gjashtë qytete me peshkop: Antibarum (Tivari), qendra e kryepeshkopit, pastaj Chatarensis (Kotorri), Dulcedinensis (Ulcini), Suacinensis (Shas), Scutarensis (Shkodra) and Drivascensis (Drisht), të cilët jan të banuara vetëm me latinë. Jashtë mureve të qytetit arbëneshët përbëjn popullsin e dioqezës. Jan katër qytete arbëneshe:polatum Maius (Pulti i Madhë), Polatum Minus (Pulti i Vogël), Sabatensis (Sapa) and Albanensis (Albanopolis), të cilat së bashku me qytetet e latinëve jan ne¨nshtruar Kryepeshkopit të Tivarit dhe kishës së tij si kryeqendër. Arbëneshët kan gjuhë krejtë tjetër nga Latinët edhe pse përdorin shkronjat latine në librat e tyre. E meta e latinëve është limiti i qytetit se edhe pse kan prona jashtë qytetit fshatra ose fortifikata të banuara nga ata. Ndërsa arbëneshët, si popull me shumicë nga këta dy popuj, mundë të mbledhin më tepër se pesëmbdhjetmijë kalorsë për luftime sipas traditës dhe zakonit të vendit, të cilët jan trima dhe luftarë të zellshëm. Pasi që Latinët dhe Arbëneshët jan duke hjekur nën zgjedhën padurueshme të robëris dhe sundimit të vrazhdët nga sunduesët e tyre Rashkijan, ata do të besojn se do t'i lajn duart e tyre në gjakun e Rashkijeve nëse princi Freng do të paraqitej para tyre, ku edhe ata do t'a bënin udhëheqës të tyre në luftë kundër Rashkijeve të mallëkuar Sllavë, armiqëve të vërtet të besimit tonë. Me ndihmën e mëparë të përmendurëve arbënesh dhe latin, njëmijë fisnik dhe pesë deri në gjashtëmij ushtarë këmbsorije me lehtësi të padyshuar do t'a pushtonte të tanë këtë mretni për së gjati dhe së gjeri.

Teks i përkthyer nga një punim i Robert Elsie
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top