"Vera bëhet dhe nga rrushi"!

Lauri

Anunnak
Shoqëria njerëzore vreshtarinë dhe verën e kanë patur bashkudhëtare të jetës së tyre. Kombet me kulturë dhe qytetërim të lashtë, kanë një traditë të pasur për kultivimin dhe përdorimin e produktit dhe nënprodukteve të rrushit. Legjendat dhe vendbanimet e hershme ilire flasin për një zhvillim të madh të vreshtarisë dhe artit të prodhimit të verës.
Zhvillimi i vreshtarisë dëshmon për shkallën e lartë të emancipimit dhe civilizimit të një vendi. Nisur nga shumë faktorë historikë, pohojmë me krenari se traditën e kultivimit të vreshtave në Evropë e më gjerë e përhapën ilirët. Këtë të vërtetë burimore e përligjin shumë shkencëtarë, të cilët argumentojnë se mjaft kultivarë që përbëjnë bazën e vreshtarisë dhe verëtarisë evropiane, e kanë origjinën nga Iliria.
Enologu i njohur francez, Jean Michel Monnier, në veprën e tij “Les Vinsmets et alcohols des pays de la Loire”, duke folur për origjinën dhe përhapjen e kultivarëve “Cabërnet”, “ Sauvignon”, “Merlot”, “Gamy” , thotë se ata e kanë origjinën nga Shqipëria, njëlloj si kultivarët autoktonë të vendit tonë “Sheshi”, “Vloshi”, “Kallmeti”, “Vranaci”, “Cërnja”, “Debinat”, “Serinat” etj.
Ilirët me fisnikërinë e tyre natyrore dhe shpirtërore, janë marrë me vreshtarinë dhe verëtarinë më shumë se kushdo tjetër. Tradita ilire në vreshtari dhe verëtari është njohur dhe pasqyruar nga historianë e poetë të kohërave të lashta dhe kohëve moderne, të cilët e kanë quajtur “vreshtaria etrusko-ilire”.
Lashtësinë e kultivimit të vreshtit në Iliri, e tregon edhe fakti se fjalët që lidhen me hardhinë dhe verën si “rrush”, “vresht”, “venë”, “erekë”, “kizë”, “kovë” etj. Etimologjia e fjalës “venë” nga gjuha shqipe, është emër ndërkombëtar i verës së rrushit, me shumë pak ndryshime. Mjaft kultivarë rrushi që sot kultivohen në gadishullin ilirik dhe vendet e tjera të Evropës e më gjerë, e kanë origjinën nga rajonet e Ilirisë.
Më 1983, një dijetar italian, Liuni, shkruan se fiset ilire, Japigët, që emigruan në Italinë e Jugut (ilirët e Puljas), sollën me vete kultivarë mjaft të përhapur si “Negro Amaro”, “Primitivo” dhe “Uva di Troia”. Tërë zona bregdetare e vendit tonë ka qenë e populluar me vreshta autoktone.
Për këtë fakt flet edhe Ravena e Dukatit, fshati i hershëm në gadishullin e Karaburunit, i mbushur me vreshta e ullinj, banorët e së cilës kanë emigruar në Italinë Jugore dhe aty kanë mbartur edhe emrin Ravenë, që do të thotë “ra vena”, u derdh vena.
Shkrimtari i madh Ernest Heminguej, shkruan se niveli i zhvillimit të vreshtarisë dhe verëtarisë, janë shenjat më të mëdha të civilizimit të jetës dhe shoqërisë të një vendi.
Traditat e vreshtarisë dhe verëtarisë u shkatërruan nga pushtimet dhe dyndjet osmane, që shkatërruan qytetërimin e lashtë dhe mijëra hektarë vreshta, duke i ndërruar edhe emrin gadishullit (e quajtën Gadishulli Ballkanik).
Kronikani i njohur turk, Elvia اelebia, shkruan se në vitet 1560-1564, kazaja e Shkupit kishte 7000 ha vreshta. Këtë situatë e ndeshim edhe në Sanxhakun e Shkodrës, Dibrës e kudo. Rajoni i Ilirisë ka qenë i mbuluar me vreshta. Popullsia rurale i paguante Portës së Lartë nga 200 litra musht për çdo ha vresht.
Herodoti, Straboni dhe shumë filozofë të lashtësisë, tregojnë se ilirët ishin jo vetëm prodhues të talentuar të verës, por edhe konsumatorë të rregullt të saj. Ilirët e kanë njohur kulturën e hardhisë dhe verën shumë kohë përpara popujve të tjerë të rajonit. Këtë e dëshmojnë zbulimet arkeologjike të bëra në vendbanimet e Eneolitikut (2350-1950 para lindjes së Krishtit).
Në Maliq dhe në fundin e liqenit të Pogradecit, janë gjetur fara rrushi dhe enë balte që shërbenin për mbajtjen e verës, që i takon periudhës dy-katër mijë vjet p.e.s.. Gadishulli Ilirik ka qenë i pasur me vreshta, të cilat shtriheshin nga bregdeti i Janinës e deri në Raguzë, nga Delvina, Leskoviku, Himara, në Shkodër, Gjakovë, Istog, Pejë, Prizren, Rahovec, Gostivar, Manastir etj. Në veri të vendit, gëzimet familjare çeleshin me verë, në lutje të perëndive, duke e quajtur verën “gjaku i Krishtit”.
Tepër domethënës është zbukurimi i harkut të djepit të fëmijës me vile rrushi, për të treguar se atje ku lind jeta, në traditën e vjetër shqiptare, është rrushi dhe vera. Ilirët e kanë patur traditë verën, gjë që e gjejmë të shprehur edhe në gërmimet arkeologjike, në mozaik, në enë balte, amfora me figura të rrushit, si në Butrint, Durrës, Amantia, Orikum, Bylis etj.
Në disa shpella, si në Karaburun, gjirin e Gramës etj, janë gjetur amfora të skalitura në shkëmb, që simbolizojnë "mrekullinë e Krishtit", sipas së cilës, uji u shndërrua në verë. Historiani, gjuhëtari dhe etnografi i shquar, Frang Bardhi, i shkruante Vatikanit se “...janë zgjedhur vreshtat nga do të merret rrushi për prodhimin e verës së paracaktuar për selinë e shenjtë të Vatikanit”. Dhe aludimi bëhej për vreshtat e rajonit të Shkodrës e Lezhës, të mbjella kryesisht me kultivarin “Kallmet”.
Këtë traditë e shprehin qartë edhe toponimet në zonat veriore të vendit si “Shpella e venës”, “ Shtufi i venës”, “Tuneli i venës” etj. Vreshtat dhe vera e krahinës së اamërisë, ka qenë shumë e njohur në tregjet e rajonit dhe të botës.
اamëria ose Thesprotia e hershme, ishte e mbuluar me vreshta në tërë shtrirjen e saj, nga lumi Pavël e deri në malet e Pindit në lindje. Për vlerat dhe rëndësinë e vreshtit flasin edhe sentencat popullore, si “ shtëpinë e mban djali, vreshtin kali”. Në Bibël thuhet se “Noeja, kur u bë kryefamiljar, mbolli vresht dhe filloi të pijë verë rregullisht”.
Për lashtësinë dhe traditën e verës ka shumë versione, siç mund të përmendim edhe venecianin Giuseppe Rosaccio, që në vitin 1598, ndër të tjera shkruan: “...Shqipëria është një provincë e madhe dhe e bukur ...Vlora prodhon verëra të mrekullueshme, ...ka male me kripë dhe tregtia e kripës është më e madhja në këtë zonë”. Për vetë traditën dhe trashëgiminë, ringjallja dhe ridimensionimi i kësaj tradite të bukur u krye nga rilindësit e bujqësisë dhe vreshtarisë.
Kjo traditë ka ardhur deri në ditët tona, ku koleksioni i Institutit të Pemëtarisë në Vlorë, ka patur 340 kultivarë rrushi me origjinë vendi dhe të introduktuar ndër vite. Me verën dhe konjakun e Shqipërisë dhe Kosovës, prodhuesit kanë debutuar me sukses në tregjet më në zë të botës, si Gjermani, Itali, Spanjë dhe vendet e Lindjes.
Me ndryshimet e sistemit, si gjithë shkatërrimet që ndodhën në ekonominë e vendit, edhe vreshtaria u shoqërua me prishje të blloqeve të mëdha rreth 20000 ha, si në ish-NB-të e Tiranës, ku u dëmtuan mbi 2000 ha; Shtoit në Shkodër, me 760 ha; NB “Rinia” Vlorë, me mbi 100 ha; Durrës, Lushnjë, Krujë, Përmet etj, epidemi kjo që preku gjithë vendin.
Në vitet e demokracisë, me mbështetjen financiare të MBUMK-së si dhe subvencioneve të projekteve të huaja, është rehabilituar një pjesë e sipërfaqes të mbjellë me vreshta. Efektet e këtyre mbjelljeve janë ndier vitet e fundit, në volumin e eksportit që është rritur në masën 15-20 për qind dhe raporti eksport-import, është zbutur nga 1me 12 që ishte më parë, sot ka arritur në 1 me 7.
Tendenca dhe politikat e shtetit, janë që të rrisim prioritetet e eksportit në zbatim të VKM “Për nxitjen e zhvillimit të vreshtarisë, pemëtarisë dhe ullirit”. Vitet e fundit është bërë një hop cilësor, jo vetëm në shtimin e sipërfaqes së mbjellë me vreshta, që ka një rritje, dhe në vitin 2007 ka kaluar shifrën 9100 ha, nga të cilat 7497 ha janë në prodhim, por edhe në rritjen e prodhimit e përpunimit për verë, raki, konjak etj.
Për këto ndryshime flasin disa panaire të organizuara në qarqet Shkodër, Lezhë, ku janë ekspozuar verërat e famshme të llojit “Kallmet”, në Vlorë, Fier, Berat, vera e Vloshit, vera “Cernja”, autoktone për zonat Mat, Mirditë, Tropojë; në Leskovik lloji “Debin”; në Pogradec zotëron “Pamidi”; në Korçë “Serini i zi” e ai i bardhë dhe në Tiranë, lloji karakteristik “Sheshi i zi” dhe “Sheshi i bardhë”.
Konsumatori shqiptar i indoktrinuar nga snobizmi, preferon në treg të blejë më shumë verërat e huaja, që shpesh s’kanë përmbajtje rrushi, veç kimikate, jo verërat e vendit, që janë të një cilësie më të mirë në përmbajtje, por që kanë ambalazh të keq.
ثshtë e vërtetë që tek ne marketingu është i dobët, me shishe të papërshtatshme, por në analizë të fundit nuk pimë bukurinë e shishes, por lëngun që ka brenda. Kjo s’do të thotë që të shuajmë pretendimet për një ambalazh më cilësor. U ekspozua kohët e fundit incidenti për hedhjen në tregun italian të një kontingjenti verërash të falsifikuara, me përmbajtje kimikatesh.
Kur qarkullon verë e bërë me kimikate për tregun italian, që është tepër i kontrolluar, çfarë mund të mendosh se futet në Shqipëri që prodhohet enkas për vendin tonë? Në këtë kontekst, ministri Gjana iu bëri një pyetje pjesëmarrësve në panairin e Lezhës: “A dini ndonjë emër të verërave shqiptare?!”
Nënteksti i kësaj pyetjeje s’ka nevojë për koment. Tingëllon kuptimplote aforizma e një mjeshtri, prodhues verërash, që kur e pa se po ndërronte jetë, i la amanet të birit: “Mos harro, or bir; se vera bëhet edhe nga rrushi”.
Konsumatori shqiptar duhet të kthejë sytë kryesisht nga prodhimi vendas, jo vetëm për pijet, po se po, por për gjithë produktet bujqësore e blegtorale, që minimalisht janë më cilësore se prodhimet e huaja. Një rol aktiv duhet të luajë edhe media, si përcjellëse e informacionit, për të promovuar vlerat e larta të prodhimeve vendase në raport me prodhimet e huaja.
Kërkohet imediatisht, të ndërgjegjësojmë veten dhe të tjerët dhe në këtë sfond të rritet intensiteti i informacionit publik dhe privat, se me shtimin e prodhimit vendas do ushqehemi vetë dhe do çajmë tregjet e huaja.
Prof. Asoc. Dr. Ago Nezha

ps. kjo teme mundt te shkonte edhe tek kuzhina shqiptare, por e pash me syrin historik prandaj e futa ketu.
 

Attachments

  • rrushi-berat-04.jpg
    rrushi-berat-04.jpg
    54.9 KB · Shikime: 11
  • rrushi-berat-06.jpg
    rrushi-berat-06.jpg
    50.2 KB · Shikime: 7

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top