Vepra e Ndre Mjedës mbledh studiues nga gjithë Shqiptaria

My Self

Born To Be Happy
Me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe 75 vjetorit të vdekjes se Mjedës, një qendër muzeore dhe shtatore për poetin

Njëqindvjetori i lindjes së Ndre Mjedës dhe i pavarësisë së shtetit shqiptar kanë bërë bashkë studiues të Qendrës së Studimeve Albanologjike në një aktivitet kushtuar Ndre Mjedës të mbajtur në Kukël, në Shkodër.

Ditën e mërkurë është mbajtur një konferencë shkencore në sallën e konferencave të Komunës Bushat. Fjala e hapjes u mbajt nga drejtori i QSA, Prof. Dr. Ardian Marashi. Pas fjalës së mirëseardhjes nga kryetari i Komunës Bushat, Zef Hila, refereuan Prof. Dr. Zeqirja Neziri, Universiteti i Shkupit: "Malli romantik i Mjedës", Dr. Elinda Ramadani, Universiteti i Shkodrës: “Krijimtaria letrare për fëmijë e Ndre Mjedës”, Prof. as. dr. Mark Marku, Universiteti i Tiranës: “Esencializmi në poezinë e Mjedës”, Prof. as. dr. Begzad Baliu, Universiteti i Prishtinës: ”Rilindja e Mjedës, kërkime në kolanën përgatitur nga Mentor Quku”. Veç të tjerëve mbajtën fjalën e tyre edhe akademik as. Gjovalin Shkurtaj, Tiranë: “Përbashkësia e gjuhës si dëshmi e njësisë së kombit shqiptar në veprat e Mjedës”, prof. dr. Klara Kodra, QSA: “Veçoritë gjinore te veprës se Mjedës", Dr. Tonin اobani, Tiranë: “Poema “Lissus”, leximi”.

Në seancën e dytë të drejtuar nga Zeqirja Neziri, Gjovalin Shkurtaj, Begzad Baliu referuan: Prof. dr. Alfred اapaliku, Universiteti i Shkodrës: “Kuartet”, Prof. dr. Shefkije Islamaj, IA Prishtinë: “Mjeda - mjeshtër i gjuhës”, Prof. Asoc. dr. Mustaf Ibrahimi, UEJL Tetovë: "Frazeologjizmat në veprat e Ndre Mjedës", Prof. as. dr. Mimoza Priku, Universiteti i Shkodrës: ”Probleme gjuhësore morfologjike të trajtuara nga Ndre Mjeda”, Dr. Dom Nikë Ukgjini, Instituti Filozofik Teologjik i Shkodrës: “Nga ardhja e Dom Ndre Mjedës në Kukël tek Qendra Muzeologjike”. Mentor Quku, Shkodër: "Mjeda - misionar i Rilindjes", MA. Brikena Smajli, (QSA): "Vështrim krahasues në mes të “La vida es sueno” e Calderon de la Barca-s dhe “Andrra e jetes” të Ndre Mjedës”.

Pardje në kuadër të aktivitetit është promovuar qendra muzeore “Ndre Mjeda” në Kukël. Për këtë është mbajtur ceremonia e bekimit të qendrës nga Kryeipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra. Më pas është organizuar një vizitë në Muzeun “Ndre Mjeda”. Krahas fjalëve të tjera është mbajtur fjala e rastit edhe nga drejtori i Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, Dom Nikë Ukgjini dhe është përuruar shtatorja e Mjedës nga Dom Nikë Ukgjini, Zef Bala (donatori) dhe Ardian Marashi. Për të ka folur edhe autori i shtatores së Mjedës, Sadik Spahiu dhe është ndarë çmimi “Ndre Mjeda” për vitin 2012. Për të pranishmit është shfaqur një program artistik me artistë nga Shkodra, Mirdita dhe zona e Bushatit dhe ka pasur veprimtari shoqëruese si, panairi i librit, i veshjeve dhe i prodhimeve të vendit.

NOA
 
Titulli: Vepra e Ndre Mjedës mbledh studiues nga gjithë shqiptaria

Me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe 75 vjetorit të vdekjes se Mjedës, një qendër muzeore dhe shtatore për poetin

Njëqindvjetori i lindjes së Ndre Mjedës dhe i pavarësisë së shtetit shqiptar kanë bërë bashkë studiues të Qendrës së Studimeve Albanologjike në një aktivitet kushtuar Ndre Mjedës të mbajtur në Kukël, në Shkodër.
NOA

Mendoje se ai/ajo qe ka shkruar kete artikullin ka gabuar ngase me rezulton se Mjeda ka rrojtur veq 25 vite.


Kjo poezia e tij eshte e kendshme:

[h=3] Gjuha Shqype[/h]​
Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
përmbi er' që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.


Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.


Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan' të bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
për mue t'tanave iu del.
................................

Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.

Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.

Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera
si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush për motër t'vet.

E njat tok' që je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top