Venecia: Art nga e gjithë bota. Kosova në Bienale për herë të parë

Bienalja e Artit në Venecia vazhdon të jetë një nga ekspozitat më të rëndësishme të artit në botë. Pas disa ditë vernisazhesh këtë të shtunë ekspozita e 55-të hapet për publikun.

016849095_303001.jpg


Gjermania dhe Franca duan të shprehin dhe të praktikojnë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë mirëkuptimin e popujve, duke këmbyer pavionet e tyre dhe duke i përdorur ato si platformë për artistët nga e gjithë bota. Këmbimi për herë të parë i pavioneve në historinë 118-vjeçare të Bienales bëhet në sfondin historik të 50 vjetorit të traktatit gjermano-francez të Elizesë. Të dy vendet duan të dërgojnë një mesazh për komunikimin e gjallë, afërsinë dhe lidhjen në mes të shteteve dhe njerëzve, e argumentoi Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Cornelia Pieper, këtë hap të pazakontë. Gjermania dhe Franca duan të shprehin dhe të praktikojnë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë mirëkuptimin e popujve, duke këmbyer pavionet e tyre dhe duke i përdorur ato si platformë për artistët nga e gjithë bota. Këmbimi për herë të parë i pavioneve në historinë 118-vjeçare të Bienales bëhet në sfondin historik të 50 vjetorit të traktatit gjermano-francez të Elizesë.

Me karrige prej druri në Bienalen e artit

0,,16852337_403,00.jpg

Kuratorja e punimeve të artit gjerman është Susanne Gaensheimer, drejtore e Muzeut të Artit Modern (MMK) në Frankfurt mbi Main. Përveç artistit të njohur kinez Ai Weiwei, i cili ka dërguar një instalacion "skulpturor", Gaensheimer ka zgjedhur tre artistë të tjerë ndërkombëtarë, që paraqesin në Venecia filma, projeksione dhe fotografi. Këto janë fotografja indiane Dayanita Singh, regjizori francez Romuald Karmakar dhe fotografi nga Afrika e Jugut Santu Mofokeng. Aktivisti dhe disidenti kinez Ai, të cilit Pekini ia refuzoi ardhjen në Bienale, ka grumbulluar 886 fronë antikë prej druri të një dinastie kineze, të cilët ngrihen si një skulpturë gjigante në sallë.

Deri me 24 nëntor dashamirës të artit nga e gjithë bota mund të vizitojnë Bienalen e 55 në Giardini dhe në Arsenale të qytetit të Venecias. Kuratori i ekspozitës kryesore, kritiku i artit Massimiliano Gioni i lindur në vitin 1973, ka zgjedhur për ekpozitën kryesore moton "Il Palazzo Enciclopedico".

"Kjo Bienale ka një histori, që zgjat më shumë se një shekull, ajo pasqyron ëndrrën e shumë njerëzve, të cilët duan të shohin dhe të dinë çdo gjë", thotë Gioni, kuratori më i ri në historinë e Bienales, në prezantimin e ekspozitës kryesor në kuadrin e vernisazheve. “Arti është një nga mënyrat për të kuptuar jetën, por unë nuk kam qenë fare i çmendur, që të paraqes një enciklopedi të tërë”, shton ai. Presidentja e Bienales Paolo Baratta tha se ekspozita të tilla bëjnë temë të tyren fuqinë e ëndrrave dhe ideve, sepse pikërisht në kohë krize nuk duhet të fshehim kokën si struci.
Burimi: DW

Kosova debuton në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Venecias

tumblr_m9x0hwav8F1r0j67ho1_1280.jpg

Kosova debuton në këtë ngjarje të rëndësishme të artit bashkëkohor në botë, me artistin e ri, 27-vjeçarin Petrit Halilaj. Në prezantimin e Pavijonit, artisti Petrit Halilaj ka thënë se ka punuar me shumë liri dhe shumë përkushtim për të nxjerrë një projekt shumë të mirë. Halilaj, që ka kaluar fëmijërinë e tij në një fshat gjatë luftës në Kosovë, sot jeton mes Kosovës, Italisë dhe Gjermanisë dhe puna e tij artistike është një kërkim i vazhdueshëm i realitetit dhe e paraqitjes së tij. Në veprat e tij, reflektim mbi jetën e humanitetin, ndihen kujtimet e tij të fëmijërisë në fshat, përjetimi i luftës, i shkatërrimit, i eksodit. Arti i tij mund të shihet edhe si ngritje urash mes realitetesh të ndryshme, ideologjish, brezash dhe fazash të jetës. Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen ShkoLolli, tha se prania e Kosovës në këtë ekspozitë është vërtet një moment historik.
Burimi: Shqiptari i Italise

Gazeta italiane Nordest Europa ka nominuar Pavijonin Kosovar në TOP 10 Pavijonet që duhen vizituar.
Kosovo 2.0 - Pavijoni i Kosov

Shqipëria mungon në Venecia

Shqipëria pa pavijon në edicionin e 55-të të Bienales së Venecias. Anri Sala prezanton Francën.


18aa146c31dddbb8f2fcdcf95ea486aedc4724ba.jpg


ثshtë një moment në fëmijërinë e Anri Salës në të cilën ai kthehet shpesh. ثshtë katër vjeç dhe prindërit e çojnë në Pallatin e Pionierëve për të marrë mësime violine. Dhoma është e vogël dhe e errët. Mësuesi i ulur në piano i thotë të përsërisë pas tij disa ritme të gjata dhe komplekse, për të parë nëse kishte vesh muzike. Vogëlushi duket i shqetësuar se mos harron ndonjë notë, por në fund mësuesi thotë se është i kënaqur me ritmin e fëmijës. “Jeni i mirë”, i thotë ai. Për shtatë vjet, Sala studion violinë. Dhe pse nuk vazhdoi studimet për muzikë, kjo përvojë i ka vlejtur në rrugëtimin e tij artistik. Shpesh ai e gjen veten të përfshirë në temat që kanë lidhje me muzikën. Teksa mendonte mbi performancën që do të prezantonte në edicionin e 55 të Bienales së Venecias, ku do të prezantojë Francën, ky moment i fëmijërisë iu rikthye sërish në mendje. Ankthi për ta përsëritur siç duhet pjesën dhe dëshira e tij e pafund për të ndjekur violinën në atë moshë. Nën këto ndjesi ai krijoi “Ravel Ravel Unravel “performancën me të cilën do të prezantojë pavijonin francez. “Ideja ime ishte të bëja një vepër rreth përsëritjes”, thotë ai. Në dy ekrane të mëdha ai do të shfaqë dy koncerte të njëjta të dy pianistëve të njohur Louis Lortie dhe Jean Efflam Bavouzet, për të hapur një diskutim mbi atë çfarë ndodh sot me muzikën në botë. Komisionier i Salës në Bienale është Instituti Francez ndërsa kurator është Christine Macel.
Burimi: Shqip
 

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Titulli: Venecia: Art nga e gjithë bota. Kosova në Bienale për herë të parë

Nga i gjith lajmi kjo fjali esht thelbi ...Shqipëria mungon në Venecia

Shqipëria pa pavijon në edicionin e 55-të të Bienales së Venecias. Anri Sala prezanton Francën.

Po si mer kemi gjith kto talenta dhe nuk i financojm por i zhvatim , dhe na shkun gjith talentat jashtetit :( Vetem shtet nuk kemi ne .
 

xhebrail

Mangup me Licenc
Titulli: Venecia: Art nga e gjithë bota. Kosova në Bienale për herë të parë

Mduket kosovaret lexoj ne qe sdime qfare eshte arti qenkem te rekomanduar nder top 10 qe duhet vizituar bravooooooooooooooooo shqipeve te kosoves.

Petrit ti duhesh te jesh ambasador nderi i kosoves jo Gjerdanat e Granitat qe shesin fanellat sikur kpucet ne pazar
 
Top