Vendimi, votat e Fushë-Kuqes numërohen nesër në KQZ

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- KQZ vendosi që 6 kutitë me votat e zonës se Fushe-Kuqes të numërohen neser ne oren 09:00 ne kete institucion. KZAZ nr 37 të Laçit i kontestoi keto kuti dhe me pas u derguan ne KQZ. Ky i fundit vendosi hapjen dhe numerimin e ketyre votave. Perfaqesuesit e dy partive, PD dhe PS kerkuan te jene te pranishem gjate numerimit, por kryetari Ristani i kundërshtoi duke u shprehur se "garanti këtu jemi ne që do të ndjekim drejtpërdrejt këtë numërim"
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet për marrjen e një vendimi se si do të operohet për përmbylljen e tabelës përmbledhëse të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 39, që i përket Qarkut të Lezhës.
KZAZ nr. 39 në tabelën përmbledhëse të rezultateve, dërguar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk ka përfshirë të dhënat për 6 kuti votimi, mangësi e cila nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor.
Në këto kushte KQZ është mbledhur për të vendosur se si do të mbushet ky vakum ligjor, në mënyrë që me të njëjtën procedurë të operohet edhe për sa i takon tre kutive të votimit të KZAZ-së nr. 20 në Qarkun e Fierit.

Llogaritë e fundit, priten votat e Fierit, Laçit, Beratit
TIRANث- Ndërsa duket se procesit të numërimit të votave po i vjen fundi, në dy partitë e mëdha shihet tension dhe shpresë. Aktualisht është duke u numëruar në Bushat (qarku Shkodër) dhe në Tiranë, por janë të bllokuara KZAZ-të në Fier, Berat dhe Laç, (qarku Lezhë). Nga këto vota dhe kryesisht nga ato të Fierit pritet ndarja përfundimtare e mandateve.
Nëse PS merr edhe një deputet tjetër në Fier, Aleanca për Ndryshim nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë.
Sipas të dhënave të fundit të Eca-Kriik deri tani PD dhe koalicioni i saj merr 70 mandate ndërsa PS dhe koalicioni i saj 66 mandate, LSI merr 4 mandate.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top