Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vendimi i Karamanlis: Minoriteti ushtri në Atdhe

Qeveria greke ka marrë një vendim pak ditë më parë, ku i lejon të gjithë minoritarëve me banim me Shqipëri që brenda dëshirës së tyre mund të kryejnë një shërbim ushtarak 3-mujor në vendin fqinj. Ky vendim erdhi pasi shoqatat separatiste të “Vorio-Epirit” i kërkuan qeverisë së Karamanlisit që t’i mbrojë “nga përpjekjet për shtypje të qeverisë shqiptare të drejtuar nga Berisha”. Vendimi i qeverisë greke u bë i ditur në datën 23 korrik 2008, nga ministri i Mbrojtjes, Meimaraki pas një takimi me përfaqësues të “Vorio-Epirit”.

Ministria e Mbrojtjes së Greqisë mori këtë vendim pas rekomandimit të ekspertit për çështje ushtarake, sekretarit të Shtetit për Mbrojtjen, Tasoula. Në këtë mënyrë, të gjithë minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe që kanë pasaportë greke, mund të kryejnë shërbimin ushtarak prej 3 muajsh në vendin që mendojnë se kanë origjinën. “Në këtë mënyrë, grekët që jetojnë në Shqipëri marrin të njëjtin trajtim si të gjithë grekët e ish-bllokut lindor apo ata që jetojnë në Turqi”, - thuhet në njoftimin për mediat.
KERKESA E MINORITAREVE
Vënia nën akuzë e dhjetë minoritarëve grekë nga ana e drejtësisë shqiptare, ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe tepër të ashpër të organizatës greke “Komuniteti i Himarës”. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ata e cilësuan të padrejtë marrjen e tyre si të pandehur nga Prokuroria e Vlorës, duke pretenduar se i vetmi “faj” i tyre është “sepse ata janë grekë”. Në këtë kontekst, këta të fundit fajësojnë drejtësinë dhe organet e Rendit në Himarë, për dhunë sistematike ndaj minoritetit, çka sipas kësaj shoqate greke, ka për qëllim “zhdukjen e elementit helen nga vatrat amtare”. Referuar mandej edhe çështjeve gjyqësore të hapura gjatë viteve të fundit ndaj minoritarëve dhe në veçanti ndaj kryebashkiakut Vasil Bollano, kjo shoqatë me drejtor ekzekutiv Stavri Markon dhe kryetar të Këshillit Drejtues, Theodhori Bollano, arrin në konkluzionin se “Shqipëria është një shtet terrorist”. Greqishtfolësit e Himarës deklarojnë se “këto veprime përbëjnë një pjesë të një plani të gjerë terrorizimi, shkeljes së moralit dhe paralizimit metodik ekonomik”. Ky plan sipas tyre, tregon se “Shqipëria, vendi që do të integrohet në BE dhe është anëtar i NATO-s, me bekimin e Greqisë shfaq edhe njëherë se nuk meriton të jetë pjesëmarrëse në institucionet euroatlantike, për arsye të shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, si ato të lirisë së fjalës, të vetëpërcaktimit (të kombësisë) si dhe të pronës”. Në mbështetje të këtij pretendimi jepen edhe argumentet, mbi të cilat çojnë në këto konkluzione, sipas komunitetit greqishtfolës të Himarës.

Gazeta shqiptare
 
Pffff...Seshte ndonje cudi qe ndonje dite greket te bien dhe ushtrine e tyre(me veshje ushtarake,jo civile), duke qene se kane liri te bejne cte duan ne Shqiperi...:S
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back