Vëllezërit përleshen për vdekje për një stallë në Kaçanik

legjenda

Tetova
Mosmarrëveshjet e dy vëllezërve, Hysmet dhe Bektesh Leskovica, nga Korbliqi i Kaçanikut, çuan në një përleshje fizike mes tyre, ku u përfshinë edhe tre djemtë e Bekteshit. Përveç grushteve, 9 ditë më parë, gjatë përleshjes, Bektesh Leskovica dhe tre djemtë e tij, Hysmetin e qëlluan disa herë edhe me hunj. Dyshohet se nga goditjet e marra, një javë pas, gjeti vdekjen 55 vjeçari Hysmet Leskovica në QKUK. Të dyshuarit janë në arrest shtëpiak
Një stallë e bagëtive është bërë shkas i një konfrontimi fizik mes dy vëllezërve Hysmet e Bektesh Leskovica, që për pasojë pati vdekjen e të parit, një javë pas, në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Në përleshjen që ndodhi mbrëmjen e 23 qershorit në Korbliq të Kaçanikut, pranë shtëpisë së viktimës, vëllai i tij, Bekteshi u ndihmua edhe nga tre djemtë e tij, F.L, D.L. dhe B.L.. As këta të fundit nuk kursyen grushtet për xhaxhain e tyre, madje as hunjtë.

Viktima Hysmet Leskovica, si pasojë e plagëve të marra, ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku një javë pas përleshjes ndërroi jetë.

“Lidhur me rastin raportohet se më datë 29.06.2016 si pasojë e lëndimeve të marra, në QKUK-Prishtinë ka ndërruar jetë viktima mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia të enjten në raport.

LEXO EDHE
Arrestohen tre hajna, 6 muaj pasi vodhën stoli ari në Prizren
Bëhet e ditur se Bektesh Leskovica dhe tre djemtë e tij ishin arrestuar dhe intervistuar nga Policia menjëherë pas përleshjes së 23 qershorit, për të pasur ndaj tyre masa e arrestit shtëpiak me vendim të gjykatës.

“Hetuesit policor kanë arrestuar të dyshimtit B.L.,F.L.,D.L. dhe B.L. ku pas intervistimit, në konsultim me Prokurorinë Shtetit, është marrë masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe pas skadimit të kësaj mase është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak për të gjithë të dyshuarit”, ka njoftuar Zyra për Informimin e Policisë në Ferizaj.


E pamja në oborrin e shtëpisë së viktimës
Gazeta Express ka qëndruar të enjten në Korbliq, një fshat malor me rrugë vështirë të kalueshme, mes Kaçanikut dhe Vitisë, për të biseduar me familjen e viktimës, porse askush nga ta nuk deshi të bisedonte me gazetën.

Arsyetonin se po merreshin me njerëzit që vinin për të parë, e me ceremoninë e varrimit të viktimës, që u bë rreth orës 17.

Me askënd, Gazeta Express, nuk arriti të bisedonte as në shtëpinë e Hysmet Leskovicës, i cili bashkë me djemtë prej vitesh jeton në fshatin Kabash të Vitisë.


Shtëpia e Bektesh Leskovicës në Kabash të Vitisë
Për çudi, të enjten në mesditë, kur gazeta qëndroi atje, askush nuk ishte në shtëpi, edhe polica pohon se 4 personat e dyshuar ndodhen në arrest shtëpiak.

Rasti i cilësuar si rrahje me lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit dhe njësitet rajonale të hetuesisë.
13578782-10206843673906805-1749458233-n_1467366210-5257712.jpg
http://www.gazetaexpress.com/
kabash_1467366122-9289734.jpg
 
Titulli: Vëllezërit përleshen për vdekje për një stallë në Kaçanik

turp....... perleshje per vdekje vella me vella.

Te keni turp....!!!
 
Titulli: Vëllezërit përleshen për vdekje për një stallë në Kaçanik

Varferia ,ligji i gjumgles me i forti seleksionimi i species me te forte arrin te fshi te njejtin gjak qe rrjedh ne venat e tyre. Vleresova ne ket artikull heshtjen dhe mos degjenerimin e metejshem te nje incidenti familjar te pakonceptueshem... Uroj qe gjithcka te kete marr fund me kete viktime e te kapercehet ndjenja e hakmarrjes pasi do trasformohej ne nje zingjir fatkeqesish.
Zoti mdihmofte familjen e te pandjerit dhe lehtesofte ndjenjen e fajt te te vellait te trasformuar ne vrases.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top