Veliaj: Kam punuar kamerier dhe fadromist

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Erion-Veliaj2.jpg


Në Panairin e Punës së bashku me Metën

Erion VeliajKandidati i majtë për bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë pjesëmarrjes së fundit si ministër i Mirëqenies Sociale në çeljen e Panarit të Punës, ka folur për fillimet e tij drejt rrugës së politikës.
“Unë punën e parë nuk e kam pasur ministër dhe as drejtues. Punën e parë e kam pasur edhe kamerier, edhe shitës ambulant, edhe fadromist për të hequr borën kur isha student dhe më vjen mirë që në këtë panair ka të rinj që besojnë te fabula e njerëzve që bëhen vetë, sesa si ai drejtori i ‘Portokallisë’, i cili në fakt është një parodi dhe jo një shembull suksesi që është në pritje që drejtorllëku t’i vijë nga qielli”, ka thënë Veliaj.
Ai pritet që të lërë sot postin e ministrit, pas miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve në Parlament. Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka pasur edhe mbështetjen e kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili i pranishëm në Panairin e Punës vlerësoi rolin e zyrave të punës për punësimin e të rinjve. “Zyrat e punës janë shndërruar në institucione të vërteta, duke fituar besimin e atyre që kërkojnë punë; janë kthyer në zyra pune model”, tha Meta. Thirrjes së ministrit Veliaj që të rinjtë t’i bashkohen këtij panairi, i është përgjigjur deputeti demokrat, Gert Bogdani, i cili e ka konsideruar një tallje dhe mashtrim atë që tha Veliaj në panair.
g.shqip
 
Titulli: Veliaj: Kam punuar kamerier dhe fadromist

Ume kam pas sh simpati per te kur ishte te mjafti. Kur u bashkua me ato qe shante cdo fjale e thene nga ai ska vlere. Per mua...

Me pelqen sh Halim kosova. Duket qe nga fytyra si njeri i mir(ama se njoh hic) dhe shpresoj tmos perfundoj si shumica kur i futen politikes...

Jm sh kurioze per keto zgjedhje
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top