Vdes pacienti në Tiranë, hetim mjekut në Korçë

braziljania

Anëtar i Nderuar
TIRANE – Mjekimi i pakujdesshëm me pasojë vdekjen e një pacienti është bërë shkak për nisjen e hetimeve ndaj një mjeku nga qyteti i Korçës. Policia e Tiranës ka referuar dje në Prokurori materialet hetimore në ngarkim të mjekut korçar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm ndaj një pacienti të tij që vuante nga një infeksion. Burime zyrtare hetimore konfirmuan dje për gazetën “Panorama”, se policia ka paraqitur kallëzim penal në Prokurori ndaj mjekut të spitalit të Korçës, i cili ka trajtuar pacientin Sotiraq Naumi derisa ky i fundit pësoi përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe u soll në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Pas dy ditësh qëndrimi aty, pacienti që vuante nga infeksioni, qytetari nga Korça Sotiraq Naumi, gjeti vdekjen pa mundur të përballonte sëmundjen. Dje në mëngjes, shërbimet e policisë janë lajmëruar se të premten në mbrëmje në Spitalin Ushtarak kishte vdekur një pacient i ardhur pak ditë më parë nga spitali i Korçës. Menjëherë oficerët e policisë kanë filluar hetimin e ngjarjes, duke pyetur mjekët e Spitalit Ushtarak si dhe duke sekuestruar gjithë kartelën mjekësore të personit të vdekur. Burimet zyrtare konfirmuan dje në mbrëmje se trupi i pajetë i pacientit Sotiraq Naumi ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë ku po i bëhet autopsia shkencore, me qëllim saktësimin e shkakut dhe rrethanave të vdekjes. Sipas verifikimeve të para të policisë, në kartelën mjekësore të personit që ka vdekur në Spitalin Ushtarak por edhe nga deklarimet e dëshmitarëve, ka rezultuar se Sotiraq Naumi kishte ardhur nga Korça në gjendje të rëndë për jetën edhe pse vuante nga një infeksion lehtësisht i kurueshëm nëse mjekohej në mënyrën e duhur. Për këtë shkak, policia ka vendosur t’ia referojë Prokurorisë së Tiranës materialet hetimore për këtë ngjarje, duke kërkuar prej organit të akuzës kryerjen e verifikimeve nëse ka pasur vepër penale në veprimet e mjekut nga Korça, i cili ka bërë mjekimet e para të Sotiraq Naumit. Prokuroria e Tiranës mësohet se është duke parë mundësinë që dosja penale për këtë rast të transferohet në Prokurorinë e Korçës, pasi ngjarja ka ndodhur në këtë qytet. Aty dyshohet se pacienti që gjeti vdekjen nuk ka marrë mjekimin e duhur nga mjeku, i cili tashmë zyrtarisht është në hetim nga policia dhe Prokuroria për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen. Megjithatë pritet që prokuroria të bëjë një analizë të provave dhe fakteve, si dhe të presë përfundimin e autopsisë dhe më pas të vendosë nëse do të ndërmarrë veprime të mëtejshme ndaj mjekut të dyshuar.

gazeta panorama*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top