Vdes njeriu më i vjetër në botë?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vdes njeriu më i vjetër në botë?

f.0821021905345_m.jpg



Në Indi ka vdekur një nga njerëzit më të vjetër në botë, i cili sipas disa dokumenteve të tij ka pasur 130 vjet.Habib Miyan ka pohuar se ka pasur madje 139 vjet, derisa sipas dokumenteve me të cilat ka fituar të drejtën për pension ai ka pasur 130 vjet, ka njoftuar të martën agjencia indiane e lajmeve PTI.

Miyan nuk ka qenë i pranueshëm në librin e rekordeve Guinness, sepse përfaqësuesit e këtij libri kanë pohuar se nuk ka dëshmi për moshën e vërtetë të tij.

Personi më i moshuar që është shënuar në librin e rekordeve Guinness është francezja Jeanne Calment, e cila ka vdekur në moshën 122 vjeçare.

Atë moshë Habib Miyan e kishte përjetuar moti, nëse mund t’u besohet dokumenteve të tij të vdekjes. Në to shkruante se kishte lindur më 20 maj, 1878.

Miyan ka vdekur të martën në spitalin e qytetit Jaipuru në perëndim të Indisë, në të cilin ishte vendosur për shkak të temperaturës dhe barkqitjes.

Para 50 vitesh ai kishte humbur të parit, derisa në pension kishte dalë në vitin 1938. Para kësaj ai kishte punuar si muzikant.

Siç ka transmetuar agjencia PTI, pas tij ai ka lënë 140 nipër dhe stërnipër.
 
Shume prekese, se te jetosh kaq gjate duhet te jete nje pergjegjesi dhe imprez e veshtire......Ju prehfte shpirti ne paqe, niper e sterniperit i ka pare keshtu qe me ne paqe se kaq ska ku te veje me shume :p
 
Uaaaaauuuuu.... 139 vjet....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top