Vdes ne spital nje grua, familjaret denoncojne mjeket

ida angel

:)
V.I.P
Familjarët e një gruaje 63 vjeçe kanë kallëzuar mjekët e një spitali privat për vdekjen e të afërmes së tyre. Sipas policisë 63-vjeçarja Luiza Lati ka ndërruar jetë në ambientet e një spitali privat ku ishte shtruar për të bërë një operacion në veshka.

Familjarët e gruas pretendojnë 63-vjeçarja ka vdekur si pasojë e një gabimi të mjekëve.
“ Aty është bërë gabim i madh, gabim shumë i madh. Në radhë të parë kur e futëm në sallë ishte vetëm një mjek për ta ndjekur. Pas pesë orësh na kanë dhënë informacion të vakët. Pastaj na thanë që do ta fusim prapë në operim. Pastaj na thanë që nuk do rrojë më.
E pyetëm çfarë keni bërë?
Mjeku na tha shprehimisht i kemi prerë aortën kryesore dhe i është mbushur trupi me gjak, sepse e bënë me sondë. Në kohën kur është mbushur barku me gjak i kanë prerë aortën. Na thanë që do e operonte një mjek grek por ai nuk erdhi dhe u operua nga mjek shqiptar”- shprehet bashkëshorti i viktimës.

“ E çuam thjesht për infeksion. Ata na mbushën mendjen që duhet hequr veshka. Nuk kishte probleme fare. Thjesht vajtëm për analiza. Paguam lekët për ta vrarë. Gati 10 milionë lekë me operacion , analiza dhe të gjitha. Për të hequr njërën nga veshkat. I thamë a jeni të sigurt me sondë?
Po na thanë jemi të sigurt.
Mos duhet të bëhet me prerje?
Jo e dimë ne atë punë.
Tani nuk i japin shkakun e vdekjes. Kemi lënë edhe orën e varrimit për nesër nuk arrijmë dot të marrim trupin. Nuk dimë si të bëjmë më po nuk na japin trupin sepse spitali nuk ka bërë ekspertizën mjeko-ligjore që të thotë nga se ka vdekur. Nuk jep certifikatën e vdekjes spitali”- shprehet dhëndri i 63-vjeçares.

Ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 6 në kryeqytet. Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë. Efektivët e policisë kanë marrë dëshmitë e mjekëve ndërkohë që trupi i 63-vjeçares do i nënshtohet autopsisë mjeko-ligjore.

(a.n/BalkanWeb)
 
Titulli: Vdes ne spital nje grua, familjaret denoncojne mjeket

Gjynah te prehet ne paqe e shkreta, e nje mundesi te mire qe kishin shqiptaret tek "spitalet private" atyku kishin var shpresat per me mire u shua, mire ato shtetroret qe e dim te gjithe se sherbimet i kane zero.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top