"Vdes" deshmitari i Gerdecit, Kosta Trebicka

Ndahet nga jeta para nje ore ne nje aksident automobilistike, ne nje zone te thelle malore ne Korce deshmitari kryesor i shitjeve te armeve ne Gerdec, Kosta Trebicka...
Hetuesit jane ne vendngjarje dhe po hetojne.


Kush ishte Kosta Trebicka?

Kosta Trebicka lindi në Korçë, por pas marrjes së nështetësisë amerikane ai jetonte në SHBA.
Biznesmeni Kosta Trebicka u bë i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve. Denoncimi i tij mbi këtë aferë u bë në tv NEWS24, disa ditë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit Alba Demil në Gërdec më 15 mars 2008.

Trebicka zbardhi para kamerave të NEWS 24 skemën e aferës me armët e ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kanë përftuar personat e implikuar në këtë aferë.

Sipas asaj që ai vetë ka rrëfyer, në vitin 2007, është kontraktuar nga kompania amerikane AEY, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli për të bërë paketimin e municionit. Por gjatë fazës së parë të punës, Trebicka mësoi se futja në skenë e kompanisë "EVDIN" me administrator Henri Tomein kishte shkaktuar dyfishimin e çmimit, fakt të cilin ia bën me dije Diverolit.

Pas këtij momenti, Trebicka i është shmangur nga zbatimi i kontratës, proces pune të cilën MEICO "ia dhuroi" Delijorgjit, duke bindur edhe pronarin e AEY-së. Historia bëhet edhe më e rëndë, kur Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar një çmim të dytë e kur në një takim të fshehtë me Pinarin, Delijorgjin dhe një djalë të moshës 27-30-vjeç. "Kjo punë ka shkuar shumë larg, tek djali i kryeministrit", - thotë Diveroli në bisedën e përgjuar nga Trebicka, (të bërë publike nga vetë ky i fundit për mediat shqiptare), duke i pohuar se djalin e panjohur ia kishin prezantuar si Shkëlzen Berisha.

Trebickës i janë marrë dëshmi edhe nga Prokuroria Shqiptare. Ai ka pohuar për hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme se MEICO kishte si qëllim të sabotonte furnizimin e AEY, pasi tregtia e skrapit ishte më fitimprurëse. Investigimi i gazetës prestigjoze, "The Neë York Times" nxorri në sipërfaqe gjithashtu skandalin me fishekët shqiptarë, një pjesë e të cilëve ishin shumë të vjetër dhe jashtë standardit. Gazeta prestigjoze i referohej trenskriptit të bisedës që u rregjistrua me celularin e Kosta Trebickës.



Balkanweb
 
Last edited by a moderator:
Kur të niseni për gjueti…

Keni vendosur të niseni për udhë? Ju natyrisht që keni nevojë për disa këshilla para se të niseni. Këtu nuk është fjala thjesht për guida të zakonshme turistike, por për ca njohuri që kanë të bëjnë me shmangien e rreziqeve të mundshme. Kjo është e vlefshme edhe kur bëhet fjalë për një udhëtim fare të zakonshme sepse çdo udhëtim e ka një të papritur. E pra mirë është që t’i kushtoni përherë rëndësinë e duhur këtyre këshillave edhe nëse rrugës nga do të ecni mund t’ia njihni çdo kthesë.

Po nëse shtrohet nevoja që të jeni të kujdesshëm edhe nëpër udhët tuaja të zakonshme ku ju ecni çdo ditë, mendoni se ç’ndodh kur nisni një rrugë të pashkelur. Mendoni për pak çaste se sa mister, pse jo edhe frikë do të ketë po t’ ju shkrep të merrni një udhë, fjala vjen për në gjueti, udhë e cila ka brenda vetes ca fjalë po kaq misterioze dhe të frikshme si lak, kurth, pritë, grackë. Po të kuptohemi, këto fjalë janë në normalitetin e kësaj udhe dhe në fund të fundit sepse ka pikërisht të tilla mistere ju jeni nisur drejt saj, pasi nëse nuk do të ekzistonin ato, nuk ja vlente të merrej ajo udhë. Veçse mos u gënjeni nga joshja që ju ofron kjo udhë ledhatare, sepse mund të ndodh që ndërsa jeni përgatitur të ngrini leqe pas ferrave dhe gëmushave, ju mund të bini vet në një lak të tillë. Ndërsa jeni përgatitur të merrni në shenjë një qenie të gjallë që ju shfaqet përpara, drejt jush mund të jetë drejtuar një tjetër shenjë e ndonjërit që e ka pasion lakun, kurthin, pritën dhe grackën si puna juaj. Kjo mund të mos tingëllojë si një këshillë, po thjesht bëhet e njohur që ta dini fillimisht ju që u ka kapur dalldia e gjuetisë. ثshtë pak e vështirë t’i shmangesh një rreziku të tillë në një botë leqesh, kurthesh, pritash dhe grackash, po meqenëse të gjithë jemi pjesë e kësaj bote, ne vetëm mund të flasim për to duke pasur fare pak mundësi t’i evitojmë.

Ndërsa jeni duke pastruar çiften për ta bërë gati, ose duke u dhënë udhëzimet e fundit instiktive të nuhatjes së zagarëve, nuk duhet të harroni se pas po lini një botë tjetër e cila edhe ajo ka leqe, kurthe, prita dhe gracka, prandaj mirë është që para se të niseni të bëni një bilanc të vogël të raporteve që ju keni me këtë botë nga e cila do të ikni për ca kohë, por që nuk i dihet sa do të zgjatë. Ju duhet t’i kaloni në sitë edhe imtësitë në lidhje me të se nuk dihet si vjen puna. Nuk i dihet a do t’u jepet më mundësia të flisni me ata që keni lënë pas për të sqaruar ndonjë problem, apo fakt që u ka mbetur merak, sepse kjo është ikje drejt gjuetisë që do të thotë ikje drejt kurtheve. Nuk është një ikje si të gjitha ikjet e tjera pasi nuk i dihet kthimit, jo thjesht për kohën, por edhe...

E pra ju mbase keni dashur të thoni diçka dhe këtë duhet ta bëni para se të niseni, ose më thjesht fare, të mos niseni në gjueti. E keni vënë re si pendohemi edhe kur nisemi në një udhë tjetër fare të shkurtër kur kishim në mendje të thoshim diçka dhe nuk e thamë? E keni vënë re se jemi gati të kthehemi në mes të rrugës, ose të mallkojmë veten që u treguam aq të pakujdesshëm? Kur kjo gjë ndodh në udhëtimet e rëndomta, mendoni se ç’duhet të ndodh me ne kur nisemi për gjueti që do të thotë, në leqe, kurthe, prita dhe gracka. Edhe mund të kujtohemi atje larg, kur do të jemi mes këtyre taktikave të denja për një luftë, po fjala është se a do të na jepet më mundësia që si në një udhë të zakonshme të marrim rrugën e pendesës dhe të themi ato që kishim në mendje dhe nuk i thamë? A nuk duket kjo një këshillë shumë e vlefshme për atë që niset drejt artit të kapjes kurthërore?

Ju mund të mendoi se ky vend i cili pas ca kohësh do të na marrë brenda vetes, është shumë i vogël, aq i vogël sa po ta ngasësh makinën tuaj të gjahut me shpejtësi pas pak orësh do t’ju duhet t’ju kërkojnë pasaportën, sepse jeni duke kaluar në një tjetër vend, ose t’ju thonë kthehuni pasi keni kohë edhe dhjetë, apo më shumë vite që të kaloni kaq serbes tej tokës suaj. Edhe këtu gaboheni. Vërtet ky vend është aq i vogël në sipërfaqen e tij, po nuk është kaq i vogël në të papriturat e tij. Kurrë mos mendoni se dini shumë gjëra për të. Kurrë mos kujtoni se udha që keni nisur është aq e shkurtër sa për pak minuta do të ktheheni atje ku u nisët, pasi mund të ndodh që të humbisni drejtimin, qoftë edhe në një lëndinë fare të dukshme dhe të mos ktheheni kurrë më atje ku u nisët. Në atë lëndinë, apo pllajë fare të vogël, të rrahur nga të tjerë njerëz, mund të ndodh që të mos ju përgjigjet askush dhe t’ju duket se jeni duke udhëtuar në hapësirat e pafundme të Teksasit, a diku tjetër ku udha nuk ka fund dhe bashkë me të edhe misteret e saj. Pra duhet ta dini se ndoshta nga vet profesioni i gjuetisë, a ndoshta instinktivisht, që ju jeni nisur të kaloni kohën mes rrezikut për qenie të tjera të gjalla të cilat do t’i merrni në shenjë. Ky rrezik mund të infektojë edhe ju. Ju njihni vendin në tërësi, po nuk njihni çdo kthesë, çdo ulje e ngritje të relievit, prandaj kur hidhni çdo hap mundësisht duhet të ecni si mbi një fushë të minuar. Edhe kjo është këshillë e vlefshme kur niseni për gjueti.

Jeni bërë mediatik? Emri juaj është përfolur nëpër rrethe të ndryshme dhe shumë të tjerë ju njohin thuajse si t’ju kishin njeri të afërt? Keni dashur të flisni me të njohur dhe të panjohur duke i dhënë vetes suaj një auditorë të gjerë njohje? Keni provuar t’u përgjigjeni pyetjeve të ndryshme nëpër ambiente të gjëra? Nëse vërtet do të jeni të tillë ju nuk duhet të niseni në gjueti! Më e mira do të ishte që t’u thoshim ta mposhtnit pasioni tuaj me ndonjë pasion dytësor, po meqenëse nuk është e drejta jonë t’ju ndalojmë më ato që duhet të bëni, thjesht ju kujtojmë se ju jeni një njeri fatkeqësisht mediatikisht i njohur. Ju e dini vete si funksionojnë disa rregulla në gjueti ku më i lakmueshëm për gjahtarin bëhet një zog që kalon e kalon shumë herë para jush, pra në një mënyrë bëhet mediatik për ju si të donte t’u bënte karshillik. Ju gati çmendeni sa ta fusni në grackë, ose t’ia prisni fluturimin në mes me një të shtënë çifteje. Më i ruajtur është ai shpend i cili endet në vende të fshehta dhe nuk del thuajse fare, nuk është i dashuruar pas njohjeve të reja. Në këtë mënyrë ai nuk është në shënjestrën e mendjes suaj të ngjizur me kurthe. E kuptoni besoj se ky është një rrezik që nuk ka lidhje vetëm me ju, po është shumë më i gjerë, megjithatë ju duhet t’i ruheni mediatitet tuaj fatkeq.

Para se të niseni për gjueti, patjetër duhet ta pyesni veten çfarë gjëra dini, çfarë nuk dini dhe nëse këto gjëra që ju dini, apo nuk dini, kanë lidhje edhe me mjeshtër të tjerë kurthesh. Kjo është një pikë delikate e kujdesit që duhet të tregojë kush niset për gjueti, e cila mund të ketë shumë zgjidhje, njëra prej të cilave është që ju t’i jepnit trurit tuaj atë komandë që merr kompjuteri kur doni të fshihni gjithçka keni regjistruar atje. Veçse gjërat nuk janë kaq të lehta sa duken. Ku mund ta gjeni ju se cila duhet seleksionuar për t’u fshirë dhe cilat duhet ruajtur? Ku ta dini ju se cila nga ato qe keni futur në kompjuterin e trurit tuaj ka apo nuk ka virus? Edhe nëse do të mendonit që t’i bënit trurit një shpëlarje të plotë duke e lënë si një zgavër të zbrazët, kjo nuk është shumë e besueshme që t’ju garantojë një gjueti pa rreziqe. Ndodh që vetëm një fjalë, vetëm një tingull mund të ketë vlerën e gjithë të tjerave dhe për fatin tuaj të keq kjo fjalë, ky tingull nga një komandë e gabuar të jetë përhapur si virus edhe diku tjetër. A nuk ndodh shpesh që miliona kompjuter marrin viruse krejt pa dashje në mënyrë të riparueshëm? Edhe kjo është një arsyeje që para se të niseni, ose të mos niseni, duhet të mendoni mirë se ky rrezik ekziston dhe duhet të merreni masa paraprake që vetëm ju mund ta dini si mund ta evitoni.

Ju kujtoni se jeni të vetmit që keni dalë për gjueti? Gaboheni rëndë. Ka plotë tjerë të cilët e kanë pasion punën e leqeve, kurtheve, pritave dhe grackave të qenieve të gjalla. Ka plotë tjerë të cilët ashtu si ju, po ndoshta edhe më të frikshëm në pasionin e tyre për kurthe, që janë nisur në ato rrëpira ku do të ecni ju. Ka edhe të tjerë të cilët mund t’u japin një shtrirje më të gjerë nocionit të kurthit. Nga këta duhet ruajtur sepse në fund të fundit edhe ata kanë dalë për gjueti dhe nuk mund të kthehen duar bosh. Ku i dihet, pasioni i tyre mund të mos ketë kufi. Edhe ata ashtu si ju, ndoshta edhe më shumë, ngrenë leqe, kurthe, prita dhe gracka. A nuk ka ndodhur që në të tilla raste të bien pre edhe plotë qenie të cilat nuk kanë asnjë lidhje me pasionin e gjuetisë? Kjo është një këshillë të cilën ju nuk duhet ta neglizhoni para të niseni në gjueti.

Nga ato pak gjera që u thanë më lart ju me të drejt mund të mendoni se i vetmi përfundim që mund të nxirret është fakti se ndoshta është më mirë të mos niseni fare në gjueti. Ju me të drejt mund të thoni se duke ju dhënë kaq shumë gjëra duket se jemi duke ju thënë, se ju jeni duke shkuar drejt vdekjes suaj, ose drejt vetkurthit tuaj. Ndoshta është edhe kështu. Ndoshta rreziku zmadhohet pa të drejtë, ndoshta punët duhen parë më me qetësi, ndoshta shumë gjëra duhet nënvleftësuar, ndoshta... ثshtë e drejta juaj për të zgjedhur pasi ne nuk duam ta ndrydhim pasionin tuaj, po vetëm mundohemi të japim disa këshilla për një gjueti me sa më pak pasoja negative.

Ju mund të mos i besoni fare këto që u thanë më lart, mund të mos i merrni seriozisht, madje edhe t’i merrni si humor dhe për këtë nuk keni asnjë faj. Ndoshta ashtu duhet marrë. ثshtë e drejta juaj të tregoheni sportiv dhe të qeshur sa të lexoni këto rreshta dhe të vini buzën në gaz duke i harruar ato në moment si një shaka.

Po meqenëse edhe gjahtarët nuk janë gjë tjetër veçse vdekatarë të zakonshëm, mirë është që para se të niseni ta blini një metër vend atje në Tufinë, a Sharrë se nuk i dihet. E keni dëgjuar se tani është bërë keq edhe për një metër vend. Mos nguroni ta blini sepse në këtë botë kurthesh gjithçka mund të ndodhë edhe kur merr një udhë të zakonshme dhe jo më në misteret e gjuetisë. Kjo ishte kërkesa e fundit që mund të keni parasysh para se të niseni në gjueti. Por edhe për këtë këshillë, si dhe për të tjerat, askush s’ju bën me faj nëse buzëqeshni pafajësisht.
Shkruar nga Sokrat Habilaj​

Tirana Observer
 
ligjin e ben maliqi

Ngushellimet me te sinqerta familjes..se ky shtet po mbulon m** me sh*** kete ngjarje keshtu i thona na..
 
Last edited by a moderator:
Titulli: "Vdes" deshmitari i Gerdecit, Kosta Trebicka

Nuk besoj se ka qen aksident :S
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top