Tolstoy thote:
“Ata të cilët nuk e kuptojnë jetën, nuk kanë dëshirë të mendojnë për vdekjen”.
Vdekja i pengon ca njerez sepse ata jetojne ne jete pa e kuptuar ate dhe frikesohen prej saj. Frika e vdekjes kalohet vetëm nese unin e bind se me vdekjen nuk perfundon gjithcka por fillon nje jete e pafundme, nese nuk e arin kete atehere frika ndaj vdekjes vetem se dyfishohet dhe shkon pas deshirave te unit. Nuk duhet te frikesohemi prej asaj qe doemos do te ndodhe. Pra edhe vdekja doemos do te ndodhe, andaj nuk kemi nevoje te frikesohemi prej vdekjes.
Frika e vdekjes per njeriun eshte edhe burimi i stresit. Edhe pse njeriu ngjarjen e vdekjes me gjithe bindje e din dhe e pranon...perseri nuk mund te pajtohet me vdekjen. Sepse vdekja per ate gjithmone eshte burim i frikes dhe me vdekjen perfundon gjithçka. Ne te shumten e rasteve vdekja harrohet nga njerezit, pra ajo nuk eshte gjithmone ne mendjet e tyre keshtu qe edhe frika e saj cdo kohe nuk i kaplon ata.
- Kur ndodh dicka nga rrethi apo vet mendja e tij, e shtyn te mendoje ne lidhje me vdekjen, atehere fillon frika e vdekjes...me kalimin e saj edhe frika humbe =).
Pranimi i vdekjes eshte nje pjese e jetes. Vdekja nuk eshte shkaterrim por ajo eshte kalimi prej nje jete ne jeten tjeter. Nese e besojme vdekjen ne kete menyre, nuk
kemi problem dhe frike nga ajo. Ibn Rushdi thote:
“Vdekja i jep fund veprave të unit e jo ekzistimit”
Vdekja e perqafon jeten dhe ajo eshte e cila i jep kuptim asaj. Ata te cilet besojne se kane kaluar nje jete te mire dhe e kane shfrytezuar ate ne menyren me te dashur, vdekjen e presin ne qetesi.
Nese vdekjen e mendojme te vetme pa jeten tjeter, atehere ajo eshte e pa kuptueshme edhe pse eshte gjeja me e njohur nga njerezit. Vdekjen e ben te kuptueshme jeta pas saj, sepse vdekja eshte vetem nje periudhe per kalimin ne jeten tjeter.
Vdekja ka marre jeten e shume njerezve, rebeleve, sulltaneve, mbreterve e shume te tjere. Shume njerez kane jetuar dhe tashme nuk jane ne kete jete, pra, kane vdekur dhe jane harruar. Askush nuk ka mundur dhe nuk do te mund ti iki vdekjes.
Sepse cdo person qe linde edhe ka per te vdekur. Kurse gjeja me e mire eshte te
pergatitemi per vdekjen dhe mos te harrojme se jeta eshte shume e shkurte dhe kalimtare.