Vdekja...Si e perballojme faktin qe dikush po ndahet pergjithmone nga ne?

xhebrail

Mangup me Licenc
Shkas per me hap kete teme, mu be vdekja e mikut tim para tre ditesh..
Kemi qen ne nje shkolle ,kemi bere tenjejtat budallakina...
Kemi pire te njejtat sende,,,Po ate vdekja e mur me shpejt...

Rruget na u ndan edhe mbeten vetem Kujtimet,..

Keto tre dite kam Ndegjuar vetem nje Kenge E ajo Eshte "Heroina"...



A i frikoheni vdekjes?

Pse nganjhere zoti eshte i padrejte?
 
Te rroni vete per mikun xhebrail
nga vdekja une nuk kam frike sepse per sa kohe une jetoj ajo nuk ekziston dhe kur vjen vdekja nuk ekzistoj une
frika eshte absurde per mua
a eshte zoti i padrejte? jo aspak
 
Shkas per me hap kete teme, mu be vdekja e mikut tim para tre ditesh..
Kemi qen ne nje shkolle ,kemi bere tenjejtat budallakina...
Kemi pire te njejtat sende,,,Po ate vdekja e mur me shpejt...

Rruget na u ndan edhe mbeten vetem Kujtimet,..

Keto tre dite kam Ndegjuar vetem nje Kenge E ajo Eshte "Heroina"...



A i frikoheni vdekjes?

Pse nganjhere zoti eshte i padrejte?

Ngushellimet e mia nanush :)

Vdekja eshte pije qe cdo kush do e shijoje. Dikush me heret, dikush me vone. Eshte nje gje e pashmangshme. Andaj, mos u merzit. Mbaje veten, behu burre. Lutu per te :) Insha-Allah Zoti e shperblen. Lus Zotin qe t'ju bashkoje n'xhennet :)
 
ngushellime per mikun.......por zoti nuk eshte i padrejte...zoti te ve perpara disa rruge.esht njeriu ai qe zgjedh ku do ece!!!!!!!!!!
vdekjes nuk i frikesohem....skam pse
 
kom frik qe njerzit rreth meje vdesin, shum frik, terrorr komplet...kur humb dikon (shkak vdekjes kom fjalen) dhem shum, sikur nuk munesh me marr frym nga dhembja..un e kom provu dhe nuk m'plq hiq, veq me menu m'shterngohet shpirti...per sa i perket vdekjes teme beh kom frik nga vdekja e zorshme, ajo vdekje qe t'krijon teper dhembje fizike + normal oki bash tash skisha pas qef me vdek se kom halo shum gjona me bo n'ket jet + mbon trishtim vujtja e krijesave rreth meje mas vdekjes teme..

mvjen keq per mikun tan:(..
 
Faktin qe dikush eshte ndare nga jeta pergjithmone une per vete e kam perjetuar jashtzakonisht keq. Kam humbur dy familjare shume te rri ne moshe dhe eshte e tmerrme te mendosh se nuk do i shohesh me, nuk do i perqfosh me, nuk do flasesh me me ta.........Gjithsesi ngushllime per shokun tend.
 
Ngushellime per shokun tone

Ne duhet me pranu si gezimin ashtu edhe hidherimin jane pjese te jetes, une vdekjes nuk i frigohem perderisa edhe ajo ( vdekja ) do ta perjetoj vdekjen siq na ka treguar Zoti ne Kur`ane cdo njeri do ta perjetoj vdekjen sepse ajo eshte pjes e jetes, cdo krijes me lindjen e saj percjellese do ta kete vdekjen. Jeta nuk do te kete kuptim po mos ta kishte perfundimin me vdekjen. Sepse vdekja nuk eshte fundi por eshte fillimi i jetes se perjeteshme.

Zoti nuk eshte i padrejte ndaj neshe por ne jemi te padrejte ndaj ti perderisa nuk ju nenshtrohemi urdherave te Tij, Ai e vendosi qe vdekja per njeriun te jete qasti i fundit ne kete jete i lumturis ne qoftese jetoj jeten (njeriu) ne baze te asaj qe na urdheroj Zoti. Mjafton per neve qe jemi te njoftuar qe lumturin e vertet ta perjetojm ne Boten e Ardheshme ( Ahiretin ) .
 
me vjen keq per mikun tend, por edhe per ty.
ti ke humbur nje mik, nuk e kam provuar ndonjehere dhe nuk e di se si eshte ajo dhimbje. por une kam humbur babain kur kam qene vetem 11 vjec. mund te thoja idhullin tim. per mua nuk eshte dhimbje. me te u shuan shume gjera te miat. shume endrra qe mi nxiste ai tani kam frike edhe ti mendoj. po jeta kalon shpesh here te duket sikur gjerat jane ashtu si kane qene. vetem se kur e mendon te ndrydhet shpirti, ke frike. te duket sikur do te kapesh me thonj cdo person qe e do me shpirt mjafton qe te jesh gjithmone me te.
po keshtu jane ligjet e jetes. une nuk kam frike pse do vdes, por me tremb fakti qe ti shkaktoj dikujt nje dhimbje si ajo qe ndjeva une, me vdekjen time.
ngushellime
 
Ngushellimat e mia per shokun pasi e di shume mire se cdo te thote te humbasesh nje shok, nje mik apo nje pjesetar familje. Shume e dhimbshme.
Per vdekjen do thoja qe edhe pse ne duam ti rrijme larg ajo gjithmone nuk rresht se renduri drejt nesh...

Vdekja na sheh por ne nuk e shohim ate, sepse nese do ta shikonim atehere ckuptim do te kishte ajo?
Ekziston frika e tmerrshme per cdo njeri. Frike e cila dita dites shndrrohet ne makth ashtu sic dhe koha kalon pa u kuptuar. E vetmja gje qe kemi ne mendje dhe ne zemer eshte shpresa, e vetmja karakteristike e cila na mban gjalle deri ne sekondin e fundit. Shprese e cila nuk mund te jete dhe aq frytdhenese ne fakte por qe te pakten na ben te harrojme dhe moralin na e ngre larte per diten ne vijim...
Vdekja nuk shikohet nga afer, vdekja mund ta shikojme tek nje person tjeter por jo drejte perdrejte dhe kur te rastisi qe ta shohim drejte per drejte besoj se skemi per te pare kurre.
E mira eshte ta harrojme ate dhe pse ne momente te caktuara ajo na persekuton.
 
xhebrail ngushellimet e mia
dhe me vjen shum keq per shokun tend sepse e di se cfar ndjesi te jep te te largohet nji shok pergjithmon sepse dhe vet e kam provu kte gjo
 
...
Flm per ngushllime...


Thojne Njeri eshte me i forte se Guri se edhe guri Nganjehere Thehet...
Mkan mbet peng shume sende qe kurre su realizuan por qka me bo jeta po vazhdojka...

Akoma jetoj ne enderr edhe mendoj se ai jeton qdo mengjes me duket se e ndjej zerin e ti ne telefon..Qu o P.....None...


Vdekja eshte diqka qe kurre sdo te jem i afte ta kuptoj..
 
/....................
 
Redaktimi i fundit:
Vdekja ! Sa e ftohte ... sikur vetem kur e thua nje ndjesi e akullt te ngrin zemren ...!

Vetem ta mendosh se ke humbur dike te shtrenjt per ty ...dike i cili ka qene motivi jot per te ecur ne jete ...dikush qe ty ste shkonte dita mbare te pakten pa ja degjuar zerin kur ishe larg... te mendosh se ke humbur ate njeri tek i cili mjaftonte te mbeshtesje koken dhe te gjitha shqetesimet e tua mernin fund ...mjaftonte nje perqafim nje puthje dhe ti beheshe serish personi me me besim dhe guxim qe kishin njohur ...

Me humbjen e nje nejriu te shtrenjt humb kuptimin jeta ..humb kuptimin bota ..humb kuptimin gjithcka ...dhimbja behet aq e forte sa edhe mund te mendojme se ne ato raste vdekja do ishte "kapak floriri" edhe per ne , sepse nuk mund te jetojme dot me ...

Por, si per ironi..jeta vazhdon ..dhe ti ne trishtim e siper kujton njeriun qe te kishte driten e syve qe nuk donte te te shikonte t merzitur as edhe nje cast dhe provon ta kthesh nje buzeqeshje t hidhur ne fytyre, sepse ai vetem ate donte ta shikonte te ty ...

Vazhdon te jetosh per tu ber ajo/ai qe ti ja kishe premtuar atij...dhe sa her ..ne cdo situat e vetmja gje qe mendon eshte "sikur te ishte ketu me mua tani, do ndjehej krenar per mua" Sa dite te rendesishme do vin e shkojn ne jete, dhe ai te cilin me se shumti do ta kesh prane Nuk eshte...por gjithmone do jen ne zemrat tona, nga ku nuk do ndahemi kurre me !

Eh, si e perballon? -NJERIU THJESHT MESOHET TE JETOJ ME DHIMBJEN !

P.S Ngushllimet e mia per mikun tend, xhebro !
 
Teme interesante.


Faktikisht ne njerzit vdekjet i presim si gjeja me e keqe qe mund ti ndodhe nje njeriu, por ne harrojme qe do vije dita qe edhe neve do vdesim, edhe sipas gjerave qe thone (endrra ne diell) shkojme ose ne parajse ose ferr. Gjithsesi ne qajme per shkak se humbim nje person te dashur per neve, edhe fakti qe sdo e shohim kurre na ben te ndihemi keq, qajme mendojme, stresojme veten etj etj.. Por e keqja eshte se cfar do qe te bejm, ne prap sdo e kthejm ne jete personin qe na la. Ndaj edhe te qash edhe te shkulesh floket per vdekjen e nje te afermi apo miku, nuk eshte se ka ndonje qellim qe te mundohesh ta kthesh ne jete, ne thjeshte vajtojme sepse humbem dike qe e donim. Po aq zgjat nje dite, jo me shume.. pastaj pas 3 ditesh gjithcka kthehet ne normalitet, sepse jeta vazhdon. Eshte respekt ndaj te ndjerit qe te ndihemi keq, sepse po nuk ndjem keqardhje atehere do te thote qe ai person nuk na ka interesuar.

Kalofshi mire.

Hmmm, aspak dakort me kete qe ke thene ti..Nga postimi duket sikur se ke perjetuar dicka te tille (humbjen e nje personi te dashur). Dhimbja nuk zgjat vetem nje dite,as tre, zgjat shume, ndonjehere edhe pergjithmone...
Nuk e di si i ndjen gjerat ti, por per mua vajtimi kur humb dike te dashur nuk ka te beje fare me respektin por me dashurine.Ne nuk qajme per ti bere respekt atij qe ka vdekur (se ska as kuptim as vlere per ate) por sepse ndiejme dhimbje..
Gjths per mua eshte dicka shume e rende, Zoti na ruajte nga dicka e tille..

PS: Ngushellime per shokun Xhebrail dhe meqe po afron dhe muaji i Ramazanit, bej dicka ne emer te shokut tend ,qe te mirat ti shkojne atij ..
 
Kam frike nga vdekja??? Edhe po edhe jo...Si e perballoj faktin qe dikush po ndahet nga mua pergjithemone?? Nuk e perballoj fare...Gjyshi im ka 4 vite qe ka vdekur,nena 3 e per mua akoma jane gjalle...Jetojne brenda meje...Nuk ka dite qe te mos i kaloj ne mendje...
 
Njeriu eshte ver8 me i forte se guri.
 
Jam shume egoiste kur behet fjale per vdekje ndihem tmerresisht keq,pra mendoj vetem per veten ,duke perdorur fraza nga me te ndryshmet ...."perse me le vetem ","perse me ndodhi mua kjo"
Mendoj qe secili prej nesh i perdor keto ne raste vdekje (mos ju ndodhte kurre)!
Pra per vdekjen time ishalla mos ta marr vesh qe jam duke vdekur se do kisha frike,ndersa per vdekjen e tjetrit (njerezve te afert)kam vertet frike e vuaj ne maksimum.

Ngushellimet e mia per shokun!
 
Jam shume egoiste kur behet fjale per vdekje ndihem tmerresisht keq,pra mendoj vetem per veten ,duke perdorur fraza nga me te ndryshmet ...."perse me le vetem ","perse me ndodhi mua kjo"
Mendoj qe secili prej nesh i perdor keto ne raste vdekje (mos ju ndodhte kurre)!
Pra per vdekjen time ishalla mos ta marr vesh qe jam duke vdekur se do kisha frike,ndersa per vdekjen e tjetrit (njerezve te afert)kam vertet frike e vuaj ne maksimum.

Ngushellimet e mia per shokun!

Kurre s'kam thene edhe s'do them kurrrrre keshtu. Edhe kur ka nderruar jete babai im, isha 14 vjecar...por jam pajtuar me ate caktim :)
 
1-Kurre s'kam thene edhe s'do them kurrrrre keshtu. Edhe kur ka nderruar jete babai im, isha 14 vjecar...2-por jam pajtuar me ate caktim :)

1-Je i sigurt qe nuk e ke thene ???
2- Si munde???
Mua me ka vdekur nje njeri i shtrenjte dhe ende nuk jam pajtuar me kete caktim,kjo ka ndodhur ketue 9 vite me pare ,nuk pajtohem dot ende ,ishte dicka e padrejte ,teresisht e padrejte
 
ngushellimet e mia
lifes go on si thote edhe 2 pac
mos u merzit vlla se zoti e di mjaft mire se cfare ben se zoti ta fal jeten dhe zoti ta merr perseri.
 
1-Je i sigurt qe nuk e ke thene ???
2- Si munde???
Mua me ka vdekur nje njeri i shtrenjte dhe ende nuk jam pajtuar me kete caktim,kjo ka ndodhur ketue 9 vite me pare ,nuk pajtohem dot ende ,ishte dicka e padrejte ,teresisht e padrejte

100 % i sigurte. Me kujtohet si sot, pastaj kam qene fetar qe nga mosha e femijerise, dhe kjo ka ndikuar tek une qe te pajtohem me ate cfare eshte e pa evitueshme dhe e caktuar nga Krijuesi:)
 
ngushellimet e mia
lifes go on si thote edhe 2 pac
mos u merzit vlla se zoti e di mjaft mire se cfare ben se zoti ta fal jeten dhe zoti ta merr perseri.

Ne fakt une kam nje nene dhe nje baba me duket se ata te dy me falen jeten perderisa me duan ,ndersa zoti nese ekziston eshte kaq mizor se pas vdekjes nuk solli ndonje gje te mire ,perkundrazi dhe ai ishte viti ku une zotin e mbylla ne nje kuti kaq te vogel mikroskopike dhe e hodha ne lumin aty afer....
Nuk do deshiroja qe tema te marre ngjyrime fetare po boll me futet zotin ne kete mes se po te ekzistonte nuk do lejonte te mbulohej nga dheu dhe ta hanin krimbat nje njeri me shume se te mire ,me shume se perfekt ....

Hajt me te mira edhe harroni ndonjehere te jeni dakord me gjithcka ju ndodh :)
 
Mendoj qe nuk eshte e drejte e jotja te na tregosh kend ta fusim ne teme. Kerkove sqarim, puna u kry. Ajt tash me t'mira ;)
 
Cdokush ka frike nga vdekja, pamvaresisht se jo cdonjeri e tregon ate. Ato qe kane karakter te dobet e tregojne , kurse te tjeret jo. Beje nje pyetje te thjeshte vetes tende: Cfare do te ndodhe me mua kur te plakem??? Dhe menjehere frikesohesh, pasi e di shume mire qe te pret vdekja. Si do ndihet njeriu kur nuk do te marre dot fryme, kur sdo te shohe, degjoje e flase me njeri?
Persa i perket faktit qe dikush po ndahet pergjithmone nga ne, eshte e tmerrshme. Dikur kam pasur nje pervoje te hidhur nga vdekja e njeriut qe kam dashur, e qe pune muajsh do lidhja jeten time me te. Kam dashur shume kohe te dilja nga zhgenjimi e hidherimi qe isha zhytyr. Megjithate koha sheron cdo plage dhe e kupton qe jeta , me ose pa ate njei, vazhdon. Ne fund te fundit eshte ligji natyres. Megjithate jam ngushelluar me faktin qe mbase Zoti merr me shpejt njerezit e drejte dhe se ndoshta ne boten e pertejme do ta takoj perseri...
 
nuk kam frike fare nga vdekja ,,, ah po kam frike qe per aq sa jetoj mos jem si e vdekur dmth te plakem shpejt ose te mos kem fuqi dhe tru per asgje kjo eshte frika me e madhe qe aq jete sa do jetoj ta jetoj mire pastaj vdekja eshte fundi i gjithckaje dhe qe dihet qe do ndodhe dhe ndaj skam frike sepse keshtu eshte e shkrujtme nga ai lart
 
Tolstoy thote:

“Ata të cilët nuk e kuptojnë jetën, nuk kanë dëshirë të mendojnë për vdekjen”. :)

Vdekja i pengon ca njerez sepse ata jetojne ne jete pa e kuptuar ate dhe frikesohen prej saj. Frika e vdekjes kalohet vetëm nese unin e bind se me vdekjen nuk perfundon gjithcka por fillon nje jete e pafundme, nese nuk e arin kete atehere frika ndaj vdekjes vetem se dyfishohet dhe shkon pas deshirave te unit. Nuk duhet te frikesohemi prej asaj qe doemos do te ndodhe. Pra edhe vdekja doemos do te ndodhe, andaj nuk kemi nevoje te frikesohemi prej vdekjes.

Frika e vdekjes per njeriun eshte edhe burimi i stresit. Edhe pse njeriu ngjarjen e vdekjes me gjithe bindje e din dhe e pranon...perseri nuk mund te pajtohet me vdekjen. Sepse vdekja per ate gjithmone eshte burim i frikes dhe me vdekjen perfundon gjithçka. Ne te shumten e rasteve vdekja harrohet nga njerezit, pra ajo nuk eshte gjithmone ne mendjet e tyre keshtu qe edhe frika e saj cdo kohe nuk i kaplon ata.
- Kur ndodh dicka nga rrethi apo vet mendja e tij, e shtyn te mendoje ne lidhje me vdekjen, atehere fillon frika e vdekjes...me kalimin e saj edhe frika humbe =).

Pranimi i vdekjes eshte nje pjese e jetes. Vdekja nuk eshte shkaterrim por ajo eshte kalimi prej nje jete ne jeten tjeter. Nese e besojme vdekjen ne kete menyre, nuk
kemi problem dhe frike nga ajo. Ibn Rushdi thote:

“Vdekja i jep fund veprave të unit e jo ekzistimit”

Vdekja e perqafon jeten dhe ajo eshte e cila i jep kuptim asaj. Ata te cilet besojne se kane kaluar nje jete te mire dhe e kane shfrytezuar ate ne menyren me te dashur, vdekjen e presin ne qetesi.:)

Nese vdekjen e mendojme te vetme pa jeten tjeter, atehere ajo eshte e pa kuptueshme edhe pse eshte gjeja me e njohur nga njerezit. Vdekjen e ben te kuptueshme jeta pas saj, sepse vdekja eshte vetem nje periudhe per kalimin ne jeten tjeter.

Vdekja ka marre jeten e shume njerezve, rebeleve, sulltaneve, mbreterve e shume te tjere. Shume njerez kane jetuar dhe tashme nuk jane ne kete jete, pra, kane vdekur dhe jane harruar. Askush nuk ka mundur dhe nuk do te mund ti iki vdekjes.

Sepse cdo person qe linde edhe ka per te vdekur. Kurse gjeja me e mire eshte te
pergatitemi per vdekjen dhe mos te harrojme se jeta eshte shume e shkurte dhe kalimtare.:)
 
ngushellime!! Une kam humbur nje person sh te dashur 12 vjet me pare, e ende sot e kujtoj me mall... per mua, vdekja e nje personi te afert eshte frika me e madhe qe kam ne jete... nuk e di sa do arrija ta perballoja!!
 
Shkas per me hap kete teme, mu be vdekja e mikut tim para tre ditesh..
Kemi qen ne nje shkolle ,kemi bere tenjejtat budallakina...
Kemi pire te njejtat sende,,,Po ate vdekja e mur me shpejt...

Rruget na u ndan edhe mbeten vetem Kujtimet,..

Keto tre dite kam Ndegjuar vetem nje Kenge E ajo Eshte "Heroina"...



A i frikoheni vdekjes?

Pse nganjhere zoti eshte i padrejte?

Ngushellimet e mia.
po te ma beje para nje viti ket pyetje"a i friksom vdekjes "?do thoja po
po tani nuk me ben shum pershtypje,un para nje viti humba vellan ne nje aksident edhe esht e vertet qe zoti esht i padrejt nganjeher sepse nuk mund te marri femin para nenes..un e kuptoj dhimbjen tende "humbe shokun"po mendo at nen e ato motra qe ai la...Vdekja esht e vetmja gje qe nuk mund ta shmangesh e kur te qellon do ta perballosh ..edhe un mendoja se nuk mund ta perballosh po guri nuk e plasi zemren ,zemra e plasi gurin..dhimbja nuk kalon esht nje plag qe nuk mbyllet e kullon cdo dit ,lotet nuk shterojn e shpirtin e ke plag,por ama jeta vazhdon duhet te hezesh perpara se tani o me von do vi dhe rradha jote e kur te vi jam pa pishman se jam e sigurt qe do me presi ai atje lart.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top