Vazhdo me një këshillë

Behu i durueshem me arritjen e diturise dhe mesoji te tjeret, sepse me i miri eshte ai qe kerkon diturine dhe i meson te tjeret.
 
I fuqishem nuk eshte ai i cili arrin ta munde tjetrin,por ai i cili arrin ta kontrolloje veten kur eshte i nevrikosur......

hadithi sherif
 
Ai i cili ka lindë në shtëpi muslimane, në realitet nuk don të thotë se është musliman.
 
Dy njerz janë armiq të fesë e të shtetit: Mbreti që nuk është besimtarë (fetarë) dhe besimtari i pa dijshëm. (Sadi Gjulistani)
 
Nuk ka gjë më të keqe, sesa besimtari gënjeshtarë. ( Molier)
 
Bindja në Allahun, përbëhet prej tri gjërave:Të kryerit e dispozitave të sherjatit, Të dorzuarit caktimit të Zotit, dhe i kënaqur me të, Të sakrifikuarit e kënaqësisë personale për tu arrijtur kënaqësia e Zotit. (Gazali)
 
Njerzit shohin faktet, por Zoti sheh zemrat, dhe vetëm Ai pra është gjykatës i vërtetë. ("Tristani e Izota")

- Nuk kan efekte të falurat me lëvizje trupore, kur këto të merren si qëllim kryesorë e jo si mjet. (Emanuel Kant)
 
Mos të të pëlqejë vetvetja kur të veprosh ndonjë punë të mirë, sepse kjo është dhunti nga All-llahu, "Por, sikur mos të ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit" (En Nisa: 83)
 
Mungesa e nevojës për shfajësim është më e mirë se argumenti që shfajëson. (Aliu r.a.)
 
Titulli: Vazhdo me një këshillë

Ai që të donë sinqerisht, është ai, që në ty i sheh 99 të meta dhe një cilësi të mirë! E donë atë të mirën dhe i len të metat!!
 
Pe: Vazhdo me një këshillë

Gjithmonë ha me dorën e djathtë, ndërsa të majtën përdore për pastrim.
 
Pe: Vazhdo me një këshillë

Isa alejhi selam kishte takuar një bari delesh në shkretinë dhe i kishte thënë: O njeri, e kalove jetën duke qenë rojtar- barij në shkretirë, sikur ta kishe kaluar jetën duke kërkuar dituri, do të ishte më mirë për ty:!

Rojtari i tha: Pejgamberi i All-llahut, nga dituria i kam mësuar gjashtë gjëra (mesele) dhe i praktikoj shumicën e tyre, e ato janë:

اështja e parë: Derisa të ekzistojë hallalli, nuk do të ha haram!
اështja e dytë: derisa sa të ekzistojë drejtësia, nuk do të gënjej.
اështja e tretë: derisa ti shoh të metat -mëkatet e mia, nuk do të merrem me të metat e të tjerëve.
اështja e katërt: për derisa shejatni nuk ka vdekur, nuk do të jem i sigurt prej tij.
اështja e pestë: derisa arkën e Allahut xh.sh. po e shoh se është plotë, nuk do t’i drejtohem arkave të krijesave.
اështja e gjashtë: derisa nuk i shoh këmbët e mia se më shpijnë drejtë xhenetit, nuk jam i sigurt se do ti shpëtoj zjarrit të xhehenemit.

Isa alejhi selam i tha: kjo është dituria e të parëve dhe të mbramve, paske lexuar dhe paske ruajtur këtë dituri.
 
Pe: Vazhdo me një këshillë


Hasan el Basriu ka thene:

“Shumica kanë dështuar, sepse kanë qenë të lavdëruar. Ruajuni lavdërimit, sepse ai është vetëvrasje.”
 
Pe: Vazhdo me një këshillë


Nëse dikush lëndon zemrën tende, mos u zemro për shkak se është ligj i natyrës që njerzit të hedhin gurë në pemën që përmban fruta te ëmbël.

Ali ibn Ebu Talib

 
Titulli: Vazhdo me një këshillë

Dijeni se, te shpetuar jane ata qe pasojne Kur'an-in dhe Sunnet-in.
 
Titulli: Vazhdo me një këshillë

"E kur degjojne ndonje marrezi te pavlere, ia kthejne shpinen duke thene: ne kemi veprat tona e ju keni veprat tuaja. Ju keni selam ( paqe) nga ne, dhe neve nuk na duhen injorantet."
Surja Kasas -58
 
Titulli: Vazhdo me një këshillë

E kur t`i shohish ata, Trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin - Fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Munafikunë 4
 
Titulli: Vazhdo me një këshillë

Te moshuarit degjoja fjalen , por mos ja degjo por**en . Ali Luli .
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Vazhdo me një këshillë

Te lutem sjelle nje keshillë tjeter ketu... dhe kjo me mir ishte te largohet.

A spate me te mir një keshillë tjeter?


Te moshuarit degjoja fjalen , por mos ja degjo por**en . Ali Luli .
 
Titulli: Vazhdo me një këshillë

ثshtë pyetur dijetari Ebu Semnuni se si e ka arritur devotshmërinë kaq të madhe?

Ai u përgjigj: Me gjashtë gjëra...

1. E bëra të gjallë të vdekurën, e ajo është zemra ime,

2. E bëra të vdekur të gjallin, e ai është nefsi im.

3. U hoqa se nuk po e shoh ate që çdo ditë e shihja,
ajo është dynjaja,

4. E bëra që ta shoh me sytë e ballit atë që nuk e shihja,
ai është ahireti.

5. U shoqërova me atë që ju mërziteni në te, ai është ibadeti,

6. U largova nga ato që ju me to kënaqeni, ato janë fjalët e kota.
 
Titulli: Vazhdo me një këshillë

Ibn Abasi r.a. ka thënë:


1. Mungesa e turpit ndaj atyre që ke në të djathtë dhe në të majtë, është më e rëndë se mëkati.

2. Të qeshurit pas kryerjes së mëkatit, është mëkat më i madh se sa vetë mëkati.

3. Gëzimi yt kur e arrin/kryen mëkatin, është mëkat më i madh se sa vetë mëkati.

4. Mërzia jote kur nuk arrin ta kryesh mëkatin, është mëkat më i madh se sa vetë mëkati.

5. Frika jote se mos të sheh njëri kur po kryen mëkatin duke nençmuar shikimin e Allahut, është mëkat më i madh se sa vetë mëkati.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vazhdo me një këshillë

Aliu r.a. ka thënë:

Kur vdes një njeri i mirë, qajnë për të dheu i vendit në të cilin falej, si dhe vendet ku ai bënte punët e mira, të cilat janë ngritur në qiej. E thënë me fjalë tjera, për njeriun e mirë qan toka dhe qielli.
 
Titulli: Vazhdo me një këshillë

Luftoni 12 armiqtë tuaj që s’mund t'i shihni:

- egoizmi...
- arroganca...
- mendjemadhësia...
- vetdashuria...
- lakmia...
- epshi...
- jo toleranca...
- zemërimi...
- gënjeshtra...
- mashtrimi...
- thashethemet dhe
- shpifjet.

Ebu Hamid El Gazali
 
Titulli: Vazhdo me një këshillë

Njih vlerën e pesë gjërave para pesë gjërave të tjera: Të rinisë para se të plakesh;të shëndetit para se të sëmuresh ;të pasurisë para se të varfërohesh ;të kohës së lirë para se të jesh i zënë me punë ;të jetës para se të vijë vdekja.
Muhammedi s.a.v.s
 
Titulli: Vazhdo me një këshillë


Njerezit e sinqerte kurr nuk i humbasin vlerat,
Ndergjegja e tyre nuk ndryshon para asnje tundimi.
 
Titulli: Vazhdo me një këshillë


Vlera e individit është e fshehur nën gjuhën dhe majën e lapsit të tij. Ajo shfaqet nëpërmjet fjalës dhe shkrimit.

Hasan el-Basriu
 
Titulli: Vazhdo me një këshillë


Disa këshilla të çmuara...​​



1. Përmirësoji të fshehtat e tua, Allahu do ti përmirëson të dukshmet e tua. Përmirësoje gjendjen tënde në mes teje dhe Allahut, Allahu do ta përmirëson gjendjen tënde në mes teje dhe robërve. Puno për ahiret, Allahu do të furnizon në jetën e kësaj bote. Shite dynjanë për ahiret, do ti fitosh të dyja. Mos e shit ahiretin për dynja, se do ti humbësesh të dyja.

2. Puno për dynja aq sa do të qëndrosh në të dhe puno për ahiret aq sa do të qëndrosh në të.

3. Do t`ju vije njerëzve një kohë, kur do t´ju vdesin zemrat dhe do t`ju ngjallen trupat.

4. Sa bukuri është kur pasaniku ia shtrin dorën për ndihmë fukarasë dhe sa e shëmtuar është kur fukaraja ia shtrin dorën pasanikut.

5. Ka thënë Bisher ibn Harith: Iu është thënë Sufjanit: A bëhet njeriu zahid (asket) duke qenë i pasur? Tha po, kur sprovohet bën durim dhe kur i jepet bëhet falënderues.

6. Ruaju nga hidhërimi i Allahut në tri gjëra:
Ke kujdes, mos mangëso asgjë nga ato që të ka urdhëruar.
Ke kujdes që të shef në atë që ta ka caktuar, e ti të mos jesh i kënaqur me të dhe
Ta kërkosh një gjë nga dynjaja e të mos të jepet e të hidhërohesh në Zotin tënd.

7. Sikur bindja të vendosej në zemër ashtu si duhej, do të bëhej njeriu i lumtur - përmallues i xhennetit dhe do të ikë nga zjarri i xhehnemit.

8. Tri gjëra janë nga sabri (durimi): Mos fol për sprovën tënde, as për sëmundjen tënde dhe as mos e pastro vetën tënde.

9. Nëse të viziton një vëlla i yti mos i thuaj: A po ngrënë? Apo po ta përgatis ushqim? Mirëpo shtroja ushqimin nëse donë han, nëse jo ngrite.

10. Nëse e njeh vetën tënde, atëherë nuk të bën dëm ajo që thuhet për ty.

11. Mos fol me gjuhën tënde, që ti thyesh dhembët tu.

12. Nuk po u ndaloj nga ushqimi, mirëpo shikoni nga po ngrëni! Si t`ju ndaloj nga ushqimi, kurse Allahu Fuqiplotë ka thënë: O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin). (A`raf 31)

13. Që ta takoj Allahun në mes meje dhe Tij me 70 mëkate është më e lehtë për mua sesa ta takoj atë me një mëkat në mes meje dhe robërve të Tij.

14. Mos e urrej askënd që i nënshtrohet Allahut, bëhu i mëshirshëm për të gjithë, mos i ndërpre lidhjet farefisnore, fali atij që të ka bërë padrejtësi do të bëhesh shoqëruesi i Pejgamberëve dhe dëshmorëve.

15. Bëj mirë sa të mundesh, Allahu do ta hijeshon varrin tënd. Largohu nga ndalesat, do ta gjesh ëmbëlsinë e Imanit.

16. Kënaqu me atë që ta ka ndarë Allahu, do të bëhesh i pasur dhe mbështetu tek Allahu, do të bëhesh i fort.



nga El-Imam Sufjan eth-Thevriu
 
Titulli: Vazhdo me një këshillë

Një të urtë e pyetën njëherë: nga e mësove urtësinë?

Ai iu përgjigj: “Nga të verbërit, sepse pa e njohur mirë vendin nuk e hedhin këmbën!”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top