Vasil Bollano si Haxhi Qamili

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Vasil Bollano si Haxhi Qamili
Nga: Kabil BUSHATI

Pas marrjes së ftesës për në Nato, shqiptarëve u ka ndryshuar nuri, kanë nisë të merren edhe me zhanrin e humorit. Bëjnë humor gratë, burrat, kalamajtë. Bile humori ka përfshirë edhe sferat e larta të shoqërsië sonë. Po bëjnë humor shtetarët, politikanët, deputetët, prefektët dhe kryebashikakët. Ditët e fundit humori është zhvendosë nga Shkodra dhe është stacionuar në Jugun e Shqipërisë. Po, po, në Jugun e Shqipërisë.

Mos u çuditni! A nuk po bën përditë humor me ne kryebashkiaku i Himarës, zoti Vasil Bollano? Bile humor 22 gradësh, edhe dy gradë më të fortë se të Nexho Shabanit nga Ura e Keqe në Shkodër. Sipas kumteve të tij në fushën e helenistikës na del se Iliada e Homerit na qenka shkruar në Himarë. Akili na qenka bash nga Himara dhe Agamemnoni paska qenë agai i Ksamilit. Ndërsa Hektori pas vitit ‘97 na paska qenë shef komisariati po në Himarë dhe paska shporrë nga qyteti tërë zyrat e doganës dhe paska lejuar himariotët për dy vitë të bëjnë tregtinë e hekurit pa paguar doganat. Thonë se Hektori paska pasë shoqëri të ngushtë me Sabri Godon, Mihal Delijorgjin, Gramoz Ruçin e Genc Rulin. Bile edhe Penelopa e paska pritë Odisenë në Himarë e për vite me radhë paska jetuar si qiraxheshë në zyrat e Omonias. Flitet se paska flirtuar me Vangjel Dulen e Kosta Barkën njëherësh. Thojnë që Penelopa e bukur kishte debolesë për shkodranët dhe paska këmbyer letra dashurie me Cuf Hoxhën, faksimilet e të cilave sot ruhen me roje private në Arkivin e Shtetit. Ndërsa pëlhurën që ka ende, Penelopa ia paska shitë pa tvsh dashnores së Paulin Selimit në Shkodër. Flitet në Himarë se këtë tregti e paska menazhuar Paulini dora vetë dhe e paskan shitë kondrabandë te Dْgajt e Reja. Bash aty ku ka qenë truma.

Bile kur ka mbrritë Odiseja në Himarë nuk i ka gjetë Penelopës asnjë centim pelhurë në vegjë, të katandisur në ditë të hallit e të trajtuar me ndihmë sociale, sa qenka detyruar që të blejë rroba tek gabi duke i marrë lek borxh vetë Vasil Bollanos. Bash për të gjitha këto zbulime, Bollano i vetkënaqur e i kollaritur, para pak ditësh, në një pasdreke të bukur prilli, mblodhi nja pesëdhjetë “akej” kordhëtarë nga Himara, dhe, në krye të tyre si Agamemnoni bërtiti me sa pati fuqi: - O burra pas meje o “akej” trima, të sulmojmë komisariatin e policisë… Sipas mendjes së tij komisariati do të mundej si Troja. Mirpo aty kishin ndodhë ca policë trima që nuk u bëri syri tërr nga britmat e “akejve” dhe të komandatit të tyre Bollano. Kur e pa se mund të merrte ndonji shkop gome bythëve, Bollano u tërhoq dhe shkoi në zyrat e bashkisë. Thirri gazetarët dhe u krekos për konferencë shtypi. -Himara është minoritet dhe duam autonominë e saj. Rroftë Republika Autonome e Himarës…Ne jemi grekë…A më kuptoni o çakej trima! (Harroj të thoshte akej). Tentoi të fliste greqisht por ç’e do se nuk dinte. Kryebashkiaku fliste një greqishte të spërdredhur me trajta pogonishteje. Paçka se Bollano dhe “akejtë” përsëritin në çdo kohë se e dinë greqishten ujë. Por kaq mirë e zotërojnë sa edhe Iliada është përkthyer në Shkodër nga i ndjeri Gjon Shllaku, pasi nuk ka qenë në gjendje asnjë nga minoritarët ta përkthejë.

Tek dëgjon Vasil Bollanon pothuaj çdo muaj duke folë përçart, papritur mendja të shkon tek Haxhi Qamili i dikurshëm. Bile po t’i analizosh hollë e gjakftohtësi, mes këtyre dy personazheve konstaton se ekzistojnë shume gjëra të përbashkëta. A nuk bërtiste dikur Haxhi Qamili se do ta bënte Peqinin kryeqytet? Po sot a nuk po bërtet Bollanoja se do ta bëjë Himarën shqiptare minoritet. A nuk thërriste Haxhi Qamili:”Dum Babën”,”Dum Babën”. Po sot a nuk po ngjiret së bërtituri Bollanoja: “Duam Elladën”,”Duam Elladën”. Të them të drejtën nuk e kisha ndër mënd që të fejtonosesha me kryebashkiakun e Himarës, pasi timpani i veshëve na është mësuar shpesh me klithmat e këtij të leqendisuri, por tek pashë pardje që Zëvendësministri i Jashtëm grek zoti Kasimis erdhi me tajare në Tiranë dhe më pas zdrypi në Himarë, jo për të blerë nga pëlhura e Penelopës, por shkoi direkt në zyrat e Omonias, at’here ndryshova meëndje. Thashë me vete se politikanët grekë e kanë seriozisht. Nuk po bëjnë shaka. E ka seriozisht Zëvendësministri i Jashtëm grek kur thotë se ngjarjet e ditëve të fundit në Himarë janë shprehje emocionale e një grupi të caktuar njerëzish.

Ti thuash shprehëje emocionale edhe kur këtë njerëz gjuajnë me gure e qëllojnë me grushta policët dhe rrethojnë komisariatin e policisë për orë të tëra! A do të lejonte vallë shteti grek që çamët tanë të proteëstonin në sheshin Omonia dhe të rriheshin me policinë e të rrethonin postat greke të policisë. Sigurisht që jo, do t’i bënin përshesh. Bile policët grekë do t’i vrisnin çamët tanë. Anasjelltas. Po shteti jonë përse nuk merret seriozisht me Bollanon antishqiptar 24 karatësh? Ku është prokuroria e Vlorës dhe përse ajo gjithnjë i lëshon pé këtij personazhi haxhiqamilist? Humoristi mbarëkombëtar Nexho Shabani për punën e périt në substancë shprehet kështu: “Na gjithmonë po lëshojmë pé, por ka me ardhë një ditë kur ka me na ikë gjithë peni e ka me na mbetë rrakeli bosh në dorë”. Vallë ka ardhë koha që t’i shtrëngohen pejnat mirë kryebashkiakut të Himarës?

http://www.lajmishqip.com/modules.ph...ticle&sid=4004
__________________
 
Ura e Keqe ne shkoder???!!!

Cdo gje ka nje fund, por percarjet dhe marrezite e shqipetareve asnjehere.
 
nga emri si shkodran me duket ky alfonc,apo e kam gabim?
cfare eshte kjo urra e keqe ne shkoder?

nexho shabani eshte humorist shkodran, por ne shkoder nuk ka ure te keqe, nder ato te njohurat jane: Ura e Bunes, ura e mesit, Ura e thive... por kete ura e keqe se kam nigju naj heran.

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=0GoCxOBTke8]YouTube - NEXHO SHABANI RRENA[/ame]
 
Kur se varin dhe kete Bollanon, nga Progonati i Tepelenes qe e mban veten per Himarjot e per me teper "minoritar", me litar m'u ne ane te rruges qe te lemeriset dynjaja , si bene me Haxhi Qamilin. Pastaj te dale ndonje "himarjot" tjeter e te thote duam Autonomi
Normale perderisa keta qe na drejtojne ne dhe ata qe na kane drejtuar vine dhe ikin ne karrige te gatuar ne "kuzhinen greke" detyrimisht do na degjojne veshte cudira te tilla dhe politika jone do u leshoje pe . Se po te duan te mos e leshojne perin .........?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top