Nostra_22
Anëtar i Nderuar
Varreza memorial që ka nisur të ndërtohet në اiflik të Korçës, do të pasohet nga një tjetër varrezë memoriale për ushtarët grekë, e cila parashikohet të ngrihet në rrethin e Kolonjës. Kjo do të jetë varreza e katërt për martirët e ushtrisë greke brenda territorit të Shqipërisë. Vendi i saktë ku do të ndërtohet kjo varrezë memoriale ende nuk është përcaktuar. Parashikohet që të jetë në një fshat afër qytetit të Ersekës, ku mundësisht të ketë rrugë të asfaltuar në mënyrë që objekti të bjerë sa më shumë në sy dhe të jetë i arritshëm për vizitorët në çdo kohë. Me ndërtimin e kësaj varreze kompletohet e gjithë zona jug-lindore e vendit, duke filluar nga Gjirokastra, Përmeti, Kolonja e Korça, e cila pretendohet nga nacionalistët grekë se është pjesë Vorio-Epirit. Vendndodhja e memorialit të Kolonjës, është një nga pikat që do të negociohet dhe në takimin e përbashkët të ekspertëve shqiptarë dhe grekë që do të zhvillohet në ditët e para të muajit tetor në Tiranë.
Takimi
Pas kokëçarjeve të shumta dhe presionit të ushtruar nga media në lidhje me varrezat memoriale të ushtarëve grekë që janë ndërtuar apo që do të ndërtohen në territorin shqiptar, autoritetet e të dyja vendeve kanë vendosur të ngrejnë një grup ekspertësh. Ndërtimi i varrezës-mauzeleum të Këlcyrës, në kundërshtim me legjislacionin shqiptar dhe pa u marrë leje autoriteteve vendore krijoi probleme të mëdha për qeverinë Berisha. Duke mos qenë në gjëndje të refuzojë kërkesat këmbëngulëse të palës greke për ndërtimin e varrezave memoriale në territorin shqiptar, dhe për ti paraprirë një situate të ngjashme si ajo pas skandalit të zhvarrimeve në Këlcyrë, qeveria Berisha ka vendosur të negocjojë me ekspertët e vendit fqinj. Në ditët e para të muajit tetor është përcaktuar mbajtja e një takimi dypalësh në Tiranë, ku do të marrin pjesë specialistë të Ministrisë së Jashtëme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së dy vendeve.
Objektivi
Qëllimi i këtij takimi pritet të jetë hartimi i procedurave përkatëse që duhen zbatuar për të legalizuar ndërtimin e varrezave memoriale të ushtarëve grekë në territorin shqiptar. Një temë që do të diskutohet është edhe ngritja e komisioneve të përbashkëta me ekspertë të fushës për zhvarrimet e ushtarëve grekë që mund të gjenden të shpërndarë në territorin shqiptar. Ky hap pritet të ndërmerret për të parandaluar përsëritjen e rasteve si ngjarja e Kosinës, kur një prift ortodoks i papërgjegjshëm, sëbashku me përfaqësues të dyshimtë të financuar nga përtej kufirit, zhvarrosën dhjetëra pleq e plaka, madje deri dhe fëmijë për ti vendosur më pas në memorialin e martirëve të ushtrisë greke. Përfshirja haptazi e diplomatëve grekë në skandalin e zhvarrimeve në Kosinë të Përmetit, dëshmoi se kush fshihej në të vërtetë pas rrasos së priftit Thomollari, dhe varrmisëve që shpërbleheshin prej tij, me 15 mijë lekë të vjetra për çdo skelet të zhvarrosur.

G.Shqiptare