Vargje nga duart tona

Frika më e madhe

Kur malli të ketë kulmuar
Në majën më të lartë
Kur emri im të jetë harruar
Në zemrën e saj
Kur dashuria të kthehet
Në trajtën e saj të parë
Kur të jem vetëm unë që e dua
Dhe zemrën ta kem fal
Ahere, kur të jenë harruar
Çdo gjë që i dhurova
Kur koha e kaluar
Edhe nga kujtimet të jetë shuar
Ahere, vetëm atëherë
Do ofshaj me aq zë sa kam
Do i përgjërohem kohës
Të ndalojë, e të mos ec
Madje të kthehet prapa
Për të rikthyer lumturinë
Një përqafim... vetëm një
Sa për të heq mallin tim
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top