Vargje nga duart tona

Sa e sa…!

Kembanat bien edhe me fjale
Por
Sa i ndegjon njeriu
E thenjet thuhen edhe pa fjale
Por
Sa i kupton njeriu
Kenget kendohen edhe me lote
Por
Sa i deshiron njeriu
Vaje behet edhe me kenge
Por
Sa e perballon njeriu
Thenja thuhet ndersy
Por
Sa e mirepret njeriu
Genjeshtra ka kembet e shkurta
Por
Perse e don njeriu
Tradhtia jeton shkurte
Por
Pse e ushqen njeriu
Dashuria e vertet nuk vdese
Por
Sa kontribon njeriu
Erresira mund te behet drite
Por
Perse nganjehere e don njeriu
Lufta mund te behet paqe
Por
Pse se bene njeriu
Pasioni lind nga zemra
Por
Sa e deshmon njeriu
Realiteti eshte per jeten
Por
Perse e shkel njeriu
Sinqeriteti eshte vlere
Por
Perse se zbaton njeriu
Bota eshte me vlere
Por
Ta jetojme me mire
Cdo gje behet
Kur kemi deshire.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Cdo nate parashikimi im endet shume larg
tek nje vned qe une nuk mund te udhetoj
dhe atje une shoqerohem me idete e tua
duke te dashur ty dhe duke te enderruar.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
I mbyllur ne vetmi me nje shpres ne zemer
me emrin tend qe gjithmone e therras ne enderr
bertas me te madhe qe te gjtihe ta degjojne
se kete vajze une e dashuroje
vetem se ti akoma se se kupton kete dashuri
sepse ke frike se mos gabon perseri
me kete frike qe te ka mberthyer tek zemra
nuk po melejon edhe mua qe te hyre brenda
qe ta lumturoje edhe nje here ate shprit te mjer
ta more ne kraharor dhe te jetoje per jete.......................

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Falemnderit korcagirl.


Femra

Te flitet lire
I thane;
Je femer
Te mendon si don
I thane;
Je femer
Te vepron si don
I thane:
Je femer
Te vendos si don
I thane:
Je femer
Te jetoj si don
I thane;
Je femer
Te dashuron kend don
I thane :
Je femer
Te vishet si don
I thane:
Je femer
A thua pse?!!
Mos nga friga
E disfates ose nga sundimit
Si princip e parim.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Nje kujtes

Seq me ra nje pik loti ne faqe
mu kujtua nje dit femierie
tek po ndiqja xixellonja nate
aty rreth shtepie.


U mundova te permbahem
e mos te qahem
......por s'mundesha dot
fotografit ne mur te mbushura plot.

Mora kitaren ne dor
nisa te kendoj
perseri me zinte dicka ne fyt
nje kore misri me kujtoj.


Qiftelis telat fillova ti prek
ndjenjat ndizeshin
qetesi ne dhom binte ngadal vet.
me sy mbyllur shpirt tret.


U bera si i dehur
e po i perplasem malit
ti kerkoj ererat
e zanat e malit...



*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Thjeshtesi E Dashur


Ndalu para fetyres time
ma prek buzen ngadal
dhe mos thuaj asgje
ngacmom mir e mire.

Kur te mbytesh ne puthje
zgjohu para diellit mir
shtrij duart deri ne perendim
sikur te zgjohesh brenda ne shpirtit tim.

Lakuriq rri
qe frym kur te marr
ta ndjesh flaken
e robnueme ne harres.

Edhe nese lodhesh me mua
vej koken ne gjoksin tim
shuaj endrrat ne dallg dhe stuhi
deri sa te zgjohem e te flakem perseri


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Kur une jam Ai

Kur luften e fiton
Kur dicka te madhe pushton
Kur ndjenja te perkul para dikujt
Kur buzeqeshja te merr
Kur hijeshi e fjalve behesh
Kur fjala nga zemra del
Kur dashuria diku fle
Kur une dashurohem
Kur dua te vdes me ty
Kur sdua te lendoj
Kur jam i sinqert me ju
Kur une me gjith shpirt dua te bej te lumtur
Ate mos e harro
ate duaje se te dua
ate lidhe per shpirti
ate mos e ke frik
ate puthe se eshte vertet
ate duaje perqafoje
ate qe ndjen ma thuaj
ate qe e vuan hudhe
ate qe te brengos ma jep mua
ate qe te vret fluturoje
Per mua beje
Per hir te dashuris
Per hir te fjales
Per besen e dhen
Per hater te prinderve tan
Per ta qe te jen te lumtur me ne
Per jeten ton
Per gjithmon


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Shpirt

Kam ren ne dashuri
me driten e djellit
me gjith dallg e stuhi
ne hapsiren e qiellit

Para teje po digjem ne heshtje
aty ku malli shtrihet dit e nat
aty me sy mbyllur para teje
dy zemra perball plot fat.


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Sa her kam ngrit zanin si kange per ty

O pellumbesh e bardh e deteteve ku humb
si nuk fluturove kendej diellit te vish tek une
Sa dit e sa net flen qati m'qati e vrar nen petkun tan
Pa kthe koken knej i her e gjej folen se per shpirt te kam

Sa her kam ngrit zanin si kange per ty
sa her kam mbush syt me lot
sikur te cahej qielli mbi ty
e ket mall se shuaja dot.

Merr knej zemres time fuqit
e mos ndal para as nje stuhie
ngrij koken lart pellumbesh krenare behu
Se per ty po pret nje shekkull Dashurie.



*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Nese Mundesh


Nese mund ta ruash Dashurin
Kur zemra e humb fillin
E fajin e hudh ne balt
veshtir ta besosh

Nese mund ta ruash arsyen
kur deshira vlon
e nuk e gjen pergjigjjen
Kur ti fatkeqesisht deshton

Nese mund ta ruash te verteten
si hileqar i shpreses
leri te tjeret te shduken e treten
por kthej pergjigjjen vetvetes

Nese mund ta pyesesh veten
ne thenjet e tua te drejta
kur dikush se beson te verteten
pergjigjet vetja


Nese mudesh te durosh
duro deri ne fund
pastaj vete do gjykosh
si hije te leht pa mund

Nese ke deshira shum
mbaj ne brendesi
si endrra neper gjum
mos te behen drejtesi

Nese Mundesh te respektosh
respektoj edhe trutharet
mos e le mendjen bosh
ndegjoj klithmat edhe t'paparet

Nese mundesh te buzeqeshesh
edhe ateher kur te jesh merzitur
ngrij zemren humorit se nuk do tretesh
nga nje kokerr leshi te tjeret ke tronditur.


Nese mundesh te fluturosh
kur krah te tu nuk ke
mos rri e strukur ne qosh
si e lumtur rrri se ashtu je.

Nese mundesh te besosh
se jeta kaq mister eshte sot
zbuloje dashurin e ate ta bekosh
se dashuri do te mbushesh plot.


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Thuamë se më Dashuron..

jam i dashuruar me nje vajze tek shkolla ime
kjo eshte nje mini text per te
sa here qe te shoh zemra fillon te me rrahe fort
nuk e mbaj dot ne kontroll rrahjet e saj
dua te te them te dua por kam frike se mos me refuzon
nuk e di se cfare te bej
nuk e di se si do te shpetoj nga kjo dashuri
enderroj cdo nate per ty
pers cdo nate qe te vij mengjesi qe te vij ne shkolle qe te te shoh ty
smund te rri asnje minute pa te pare
vetem zoti e di se sa te dua
i lutem zotit
qe te me jape nje shanc per te qene prane teje ku te me shohesh ne sy dhe te me thuash te dua
vetem kaq dua nag zote dhe nga ty
te dua me gjithe shpirt o engjelli im
per ELDEN


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Vetem Deshta Te Te Them...

Ti je ajri qe e thithi
Aroma qe e nuhas
Ti je prekja qe e ndjej
Ti je cdo gje qe eshte e vertete


Ti me je me shume se gjithqka
Jeton ne shpirtin tim
Ti je rrahja e zemres sime
Qe rrah me shume se sa qe duhet

Ti je dielli qe shkelqen
Hena qe rrezon
Ti je bari qe rritet
Nje perrua qe rrjedh

Ti je shpirti i brendshem
Syte qe ndriqojne
E vetmja qe e dua
Paqja e mendjes sime

Ti je dhe gjithnone do jesh
Ajo me e mira per mua


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Krijime ......

* Kushtuar Nenes

" Edhe kete nate nuk erdhi !" - thua
Ne prag dhe sonte me pret ti, o Nene , lot mos hidh per mua se do vij .
" Ndoshta neser vjen patjeter ", mendon me vete neper lot e lutesh me buzet qe dridhen , por pritja kot te duket , kot .....
" Edhe kete nate nuk erdhi " thua , " por deren nuk e mbyll te plote , mbase vjen naten nuk i dihet . Le te rrije hapur nuk eshte ftohte "
Serisht ne dhome hyn e zhgenjyer , por une as sonte nuk po vij , si nje kristal Zemra e thyer , bie te flere ne qetesi ......

PS: Krijim nga nje emigrant per nenen e tij


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......

* Sa enderra kemi humbur pas fytyrave te panjohura , duke i mbyllur ne shishet gjysem te thyera te fatit , pa puthur buzet petal trendafili te njomuara , duke lagur me lot vetem Shpirtin dhe duke i thirrur te ngratit : puth gjithçka , nje buze , nje re lozonjare , nje yll.
Mjafton qe te jetojme ne te njejtin pyll.


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......

* Nje lot keputet mallshem , mbi buzen e gjakosur , shpirti krahe keputur , renkon i rreckosur , i plagosur , zemra qan trishtueshem , enderra i ka tretur , fjalet jane ngrire , si shkrin ky diell i fjetur , syte kerkojne drite por engjejt e kane fikur , me trenin e fundit te dliresise te gjithe kane ikur , kemi mbetur vetem ne , pa shpirt veç me hije , endim pelhura faji dhe kendojme himne zije , Parajsa ?
Ah ,kopeshti i mbrekullive , kujtim qe u venit pas shiut te tradhetive , guret jane grimcuar nen peshen e hijes time , e vetmja lule e tokes .
Nje lule jetime , pa arome , pa rrenje zhgerryhet neper dhe , tallet sikur thote : veshtrome se ti je ..!
Perkulem permbi te , por nuk shoh asgje perveç erresire , pasqyrim i zi mbi toke qendron shtrire , peshtyj e inatosur por ajo nuk tundet , lule e pashpirt e tokes qe as nga era nuk lekundet ..!
Ah , ti hija ime , pasqyrim pa shpirt , lulja ime e vetme , lulja ime e hirte ... !!!


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......

* Hodha gure
mbi te pamendet
E pamend u bera vete
por ndeshkimi qe po vuaj
para fajit eshte i zbehte


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......

Ketu ne kete dhome
lotet i lame
te thahen ne trupat tane
Ketu ne kete dhome
puthjet i thame
te vaniten ne shpirtrat tane
Ketu ne kete dhome
zemrat i vrame
te dy e pergjithmone



*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......


Dhimbje ......


Ne hidherimin tim , asgje nuk leviz
Pres .... asnje nuk do vij
As diten dhe as naten
Asnjehere askush perveç vetes time

Syte e mi jane ndare nga syte e tu
humbasin besimin , humbasin driten
Buzet e mia ndahen nga e jotja
ndahen nga kenaqesia
ndahen nga ndjenja e dashurise
ndahen nga ndjenja e vetmise
Duart e mia jane ndare nga te tuat
ato lene gjithçka te iki
Kembet e mia jane ndare nga te tuat
ato nuk ecim me , nuk ka me rruge
nuk do njohin me peshe , as pushim

Me eshte dhene te shikoj jeten time
qe po mbaron me te tenden
Jeta ime ne fuqine tende
qe besova pafundesine

Dhe e ardhmja , e vetmja shprese
eshte varri im
Isha aq shume afer teje
saqe kam ftohte prane te tjereve ...




*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......

Lekundem mua nene


Me lekund mua moj nene
Si atehere kur isha femije
Me mbaj mua moj nene
Ne ngrohtesine e kraheve te tua
Mbame fort moj nene
Qe mos te degjoj stuhine
Me duaj moj nene
Si e beje gjithmone

Jeta eshte treguar
kaq shume e veshtire per mua
Atehere me ndihmo moj nene
vetem kete dua
Dua gjithmone ata qe nuk me duan
U jap shume atyre qe luajne me mua

Me braktisen sikur te isha nje hiç
Me harruan ,ashtu shume thjeshte
Kam vetem dashuri pa nje shprese
Me merr ne krahe o nene
Derisa une te vdes


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......



Me shkruaj emrin

Me shkruaj mua emrin tend
me lule dhe trendafila te kuq
Me shkruaj mua fjale te embla
ato qe te gjitha femrat duan te degjojne

Ngjyros emrin tim ne shkronja katrore
Vizato femijet ,qe ti doje te me jepje
vendos ne buzet e tyre buzeqeshje engjellore
Si ato qe japin njerzit e lumtur

Krijo nje shtepi
afer nje toke te shenjte
Ku te gjithe ata qe duam,
te mblidhen te gjithe e te gezuar
ku vetem qeshjet te bejne nje shperthim
dhe mos te kete kurre legim

Me kendo mua te gjitha keto refrene
ato qe te japin deshiren te besoj ,
ne te nesermet e mbrekullueshme
Me pershperit ne vesh
qe dashuri gjithmone do te kete

Me pikturo mua nje zemer
me ngjyrat e lumturise tone
Te dua valle a e shikon ?


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......


Derdh lot ne zemren time

Derdh lot ne zemren time
ashtu si shiu qe bie ne qytet
Cfare eshte ky lengim
qe pershkruan shpirtin tim?

Zhurma e embel e shiut
ne toke dhe neper çati
per nje shpirt te ngrysur
qe vetem jeton ne vetmi.

Derdh lot pa pushim
ne kete zemer qe dhimbja s'ka mbarim
Cfare ? Asnje tradheti ?
Kjo vuajtje eshte pa kuptim !

Eshte dhimbja me e madhe
te dish perse :
Pa dashuri dhe pa urrejtje
zemra ime ka shume helm ?


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......

Mendime .....

Aq e veshtire sa mund të duket jeta, ne shkojme perpara.
Ose me mire vrapojme . Sepse PO , qenia e njeriut nenkupton faktin qe te jete i lirshem dhe te iki pa shikuar mbrapa. Te ikesh per te harruar dhe te harrosh per te filluar. Eshte nje rreth vicioz qe kthehet ne pafundesi.
Nje kenge magjepsese qe ndonjehere na ben te besojme ne nje ndryshim te papritur. Kjo nuk eshte gje tjeter veçse zhgenjim qe lidhin, pikat e momenteve te forta. Keto momente te rralla qe ne kerkojme
me entuziazem te tille ,qe i kushtojme gjithe jeten tone me shpresen per te gjetur , nje dite, ate qe ne e kemi quajtur " Lumturi " .
Kur ne mendojme qe kemi arritur ne fund te kesaj perkryerje te natyres njerezore te kerkuar prej shekuj ,dhe, me ne fund arrijme te shohim gabimet e bera dhe kete pamundshmeri per te gjetur ate qe deshironim ,asgje nuk eshte e pamundur .
Te kuptosh se jeta eshte absurde te ben te dhembesh.
Dhe shumica e njerezve vrapojne pa marre mundimin te shohin prapa, apo edhe para .
Ata vrapojne duke shikuar ne toke, per te shmangur një kurth qe i jep kjo jete dhe qe na lodh, me shume e me shume çdo dite. Eshte e çuditshme, por eshte e mundur qe te themi se jeta na vret me zjarre te vogla .Nje dite vdesin ne lumturi , ne te dyten perdridhemi ne dhimbje.
Frika se ndryshojme emocionet vazhdimisht , kerkon nje stervitje te veshtire : qe ne e quajmë " Pervoje ".
Te themi se me kohen ne kuptojme se çfare eshte duke ndodhur rreth nesh eshte nje absurditet nga me te kompletuarit .
A mendoni ju se nje i ri kupton me pak nje brenge , gezim , dashuri , urrejtje , se sa nje i rritur ?
Keto ndjenja provohen ne çdo moshe .
Ajo qe ne dyshojme gjithmone , do te ndodhe : Vetmia do arrije te na kapi . Me shpejte sesa hijet tona.
Por ajo qe ne duam eshte pikerisht per te shmangur kete vetmi. Prandaj , ne te gjithe vrapojme . Sepse eshte e sigurt se ne vrapojme , por jo vetem per t'i shpetuar , por edhe per te kapur keto gjera qe kane fluturuar, jane vanitur dhe ne te njejten kohe qe jane shume thelbesore per jeten tone kaq te shkurter .....



*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......

Shiu i Dashurise .....

Zonjushe e bukur, e paster , kristalore .
Bukuria e transparences hyjnore.
Perkedhelje e bute e pikave .
Balerine e mbrekullueshme e loteve .

Uji ! E adhuroj emrin tend .
Ti je prifteresha e mbrekullueshme .
E nje harmonie te persosur te jetes.
Nje dritez shprese per te porsalindurit.
Qe zvarrit lindjen e nje qenie njerezore.

Uji ! Besnikeri ndaj jush.
Nderimet te jane bere.
Per infinitin tend te mirekuptuar.
Per te lagur kete bote.
Me endjen tende te embelsuar .

Uji ! Pse, kjo mos-pajtueshmeri .
Te madheshtise tuaj, qe njeriu abuzon .
Duke mos menduar se ai vetëm.
Nuk shqetesohet per tjetrin .
Hidherim, ndjen ti ne kete qendrueshmeri te zymtuar.
Njeriu babzit ujin vetem per fitim.
Nderkohe qe ti ne bujarine tende te madhe .
Ia jep plotesisht ketij njerezimi.

Nje pyetje qe mundem te kerkoj.
Pse disa vende kane te drejte, bukurine tuaj,
forcen tuaj, pasionin tuaj te mrekullueshem.
Nderkohe qe te tjeret ju lutem qe ti vini per shpetim .
Madje u luten Zotit e t'ju bej per te qare.
Per te bekuar token e tyre qe i ben te jetojne .

Por ti nuk je e komanduar ne fatit tend .
Ti ndjek udhezuesin e madh neper planet .
Ku te tregon se ku dhe kur do te japesh jete .

Nuk duhet te harrojme kurre se ju jeni Jeta
qe shkelqen arsyen per ekzistence .
Te ruajme ty , fëmijët tuaj qe duken si : perrenj, lumenj,
dete, oqeane, shiu, loti , pika , thekonet e debores,
cfare kenaqesie te ruash keto thesare te cmuar .



*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Po e la gezimin
po e merr hidherimi
po e la buzeqeshjen
po i merr lotet
po e la forcen
po e merr trishtimin
po e la syrin
e merr zjarrin
po e la ujin
e merr etjen
po e la zemren
e merr gurin
po e la dashurin
e merr urrejtjen
po e la besnikrin
e merr tradhetin

qdo gje e gabuar te kushton rend

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Q`tju them netev pa gjum
qe pa ty i kaloj
q`tju them orev te vona
qe e zgjuar i kaloj
q`tju them vargjev te mija
qe veq per ty i shkruaj
q`tju them syve te mi
qe pa dashje lotojn
q`ti them zemres sime
qe veq ty te kerkon
q`ti them jetes sime
qe pa ty po mbaronn
po kot skam pergjigje
ne ket bot te rrejshme
veq genjeshta dhe tradheti
egzistojn ne kete bot

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Me gjith zemer te dashuroj
Me gjysme zemer te kujtoj
Me zemer te hapur ty te pres
Me zemer te thuer per ty mbaj zi
me formen e zemers
puthje te dergojj
qe te coptohet zemra
kurr sdo ta lejojj


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
pse ju o engjuj ma moret shokun time
mos ndoshta ju e deshtet me shum
e kisha gjithqka ne jet
shok vella dashuri
kur ishte aj ne mesin ton
gjdo gje bente drit
kur ai ishte larg
ndriqimi zhdukej
shkoj ne gurbet pa u pershendetur
me shres se do kthehej
e me ne te jetoj
te kthehej i gjall
po jo i vdekur
por fati i mallkuar
ai nuk i kthye me
vdiq ne gurbet u vorros atje
as i vdekur shoku im
me mua su pershendete
ty shoku im
gjdo her do te kujtoj
buzeqeshjen tende
kurr zdo ta harroj
per ty shoku im nje lutje e kam
merrem edhe mua ne jeten e vertetttt..
ne lumturin e perhershme qjellore

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
jeta me ka mbaruar
edhe pse jam gjall
me ka vdekur gezimi
qe at dit qe ti shkove
me ka vdekur dashurija
me eshte kthyer tradhetija
me ka vdekur buzeqeshja
me jan kthyer lotet
me ka vdekur lumturija
me eshte kthyer merzija
me ka vdekur forca per jet
me eshte kthyer tirshtimi frika
gjdo gje e mir qe na mban gjall
tek une ka koh qe kan vdekur
tash jeta ime eshte jet e humbur
sepse ne te mbizotroj gjerat
qe nuk te mbajn gjall me deshir
po te mbajn gjalll pa deshiren tende....

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Urime dhe shum fat
ne jeten tende te re
gezohu per mua
se nuk pata gezim

urime dhe shum fat
ne jeten tende te re
buzeqesh per mua
se un nuk buzeqesha kurr

urime dhe shum fat
ne jeten tende te re
kendo ti per mua
se un kurr skendova

urime dhe shum fat
ne jeten tende te re
mos qaj ti kurr
se qava un per ty

urime dhe shum fat
ne jeten tende te re
mos u hidhero ti kurr
se kisha hidherim une

urime dhe shum fat
ne jeten tende te re
dashurohu me zemer
se un skisha dashuri

urime dhe shum fat
ne jeten tende te re
qofsh i lumtur gjithmon
se mua me mbuluan me dhe

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Pe: Krijime ......

Edhe se keto sjane poezi, sepse sjam e zonja.

Nga letrat e asaj...(1)

I dashur!

I dashur ti je mallkimi im!
Ti me stermundon.Syte e tu qe fshhehin petkun e dashurise qe mbushin mushkerite e mia, i adhuroj.
Ah mashkull i pacipe si munde te me beje te te dashuroja ashtu.
Ti njeri indiferent dikur, ti qe ishe nje horizont i ri per mua, ti qe me ndryshove jeten mua.
Ti sundoje cdo cope te zemres sime, cdo cep te zemes
ate cep qe endet si fantazme sapo te degjoje emrin tend, sapo te degjoje frymarrjen tende
te embel afer.
A ekziston frymarrja e embel?
Oh i dashur ti qe me more ne krahet e tua dhe me ule ne preher dhe me rrite
ti qe me perkedhele pa rreshtur, ti qe me bere te jem Ti dhe jo me Une.

Ti fllad i shkretetires qe me rindertove shpirtin, o fllad im i embel aq i larget sa i afert.
Oazi im i mbijeteses te dashuroj, te dashuroj me shume se sa dashurohet.
Ti petal i dashurise se pa rreshtur.

Une qe jam nje Safo qe dashuron mashkullin, ty.
E ti?Fati im i pazgjedhur,buzeqeshja ime e embel e cdo dite.
I dashur preket lumturia me duar?
Oh vogelushi im sa here qe prek duart e tua te bardha delikate, une prek ate dashurine qorre.

Smund te harroj floket e tu qe kishin arome te fresket cdo here, qe kur i perkedhelja
humbisja , ndoshta prekja rete e buta dhe prekja qiellin vete.
Smund te harroj puthjen tende qe me terbonte cdo fantazi vasherore.Puthja jone e pare?
Puthja ime e pare parfumoste dashuri, dashuri kobe.Parfumoste epsh buzet e tua mishtore
nuk me ngopnin dot.
Parfumoste mente.Parfumoste portokall dhe cokollate.
Nuk isha une hyjnesha ishte ti nje hyjni qe me jep jete.Largesia me ben te shoh halucinacione.

Oh i dashur po cmendem,e po tretem si nje njeri i pashprese per te pare syte e tu te madherueshem.
Khetrat e buzeve te tua me kane gllaberuar dhe sme lene te qete.
Dua te vij tek ti e te perqafoj, te ndjej qe je i imi te perqafoj dhe te thith frymen tende.

Oh i dashur pse me mundon.
Ti ishe tundimi im.
Ti qe me beje te isha femer dhe e vogel, vajze dhe bebushe njekohesisht.
Ti qe me bere te dashuroje dhe me dashuroje pertej limiteve njerezore.
Ti qe me burgose ne zemren tende te vogel.

Ti ishe jeta ime , ti ishe loti im kur zbriste ne mollezat roze.
Une isha shpirti yt, une isha mendimi yt qe torturoja cdo qelize tenden.
..............................................................................................Ti ishe Mistreci im
..........................................................................................dhe une e Embla jote.
Une e uritura per dashurine tende te paster.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top