Varfëria rrezikon 250 mijë shqiptarë

Зngjεll

___________
Më shumë se një e treta e njerëzve që dolën nga varfëria gjatë dhjetë viteve të fundit, rrezikon të kthehet sërish nën minimumin jetik, si pasojë e krizës aktuale ekonomike në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, njoftoi dje Banka Botërore në një konferencë për shtyp të mbajtur në Uashington me rastin e Takimit të Pranverës të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Shqiptarët që jetojnë nën minimumin jetik janë pakësuar nga 1 milion vetë në vitin 1998 në 373 mijë në vitin 2008, sipas të dhënave zyrtare. Por një pjesë e konsiderueshme prej tyre, mund të kthehen në statusin e të varfrit brenda dy viteve të ardhshme.

"Një krizë njerëzore po shpërthen në Evropë dhe Azinë Qendrore", tha Shigeo Katsu, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, përgjegjës për rajonin. "Brenda dhjetë muajve nga fillimi i krizës, këto vende kanë filluar të humbasin atë që kishin fituar në luftën kundër varfërisë gjatë dhjetë viteve të fundit. Brenda vitit 2010, për fat të keq, ne vlerësojmë se rreth 35 milionë njerëz do të rikthehen në statusin e të varfrit dhe të dobëtit. Kjo është një krizë njerëzore që po rritet pa zhurmë, e mbytur nga lajmet për krizën financiare dhe ekonomike botërore", u shpreh ai.

Banka Botërore e vendos Shqipërinë në listën e vendeve që do të varfërohen veçanërisht shumë nga rritja e papunësisë mes emigrantëve. Së bashku me Moldavinë dhe Taxhikistanin, Shqipëria është nga vendet me varësinë më të lartë nga puna e emigrantëve. Me më shumë se 1.2 milionë të punësuar jashtë vendit dhe gati 400 mijë vetë të punësuar brenda vendit, vlerësohet se pjesa dërrmuese e 1.6 milionë shqiptarëve që jetojnë në fshat, sigurojnë para kesh vetëm nga puna e emigrantëve. Agjencia e Vlerësimit të Borxhit Publik Shqiptar, JCR, vlerëson se vitin e kaluar, të ardhurat nga emigrantët u ulën me 257.5 milionë euro ndërsa këtë vit pritet të ulen me 215.2 milionë euro të tjera. Ulja e remitancave me 472.7 milionë euro janë praktikisht para që i mungojnë të varfërve. Studimet e institucioneve të ndryshme në të shkuarën kanë vënë re një lidhje shumë të fortë mes emigrimit dhe varfërisë. Numri i emigrantëve është më i madh në zonat me varfëri më të madhe, në rastin e Shqipërisë, në zonat kodrinore dhe malore. Remitancat janë konsideruar gjithmonë si burimi pothuajse i vetëm i uljes së varfërisë në Shqipëri. Me rreth 800 mijë familje dhe 1.2 milionë emigrantë, Shqipëria është vendi me numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullatën në Evropë. Emigrantët shqiptarë, për fat të keq, janë përqendruar në Itali dhe Greqi, dy vendet më të prekura nga kriza në Eurozonë.

Megjithatë do të ketë rritje ekonomike

I gjithë rajoni i vendeve të varfra nga Shqipëria deri në Azinë Qendrore do të ketë rritje ekonomike këtë vit, por kjo gjë nuk do të thotë se varfëria do të qëndrojë në të njëjtat nivele. Problemi më i madh është se, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, kriza ka gjasa që të prekë jo vetëm rritjen ekonomike të dy viteve të ardhshme, por edhe potencialin e rritjes ekonomike në terma afatgjatë në rajon.
"Kjo krizë do të jetë më e thellë sesa pritet dhe parashikimet për rajonin ndoshta janë ende shumë optimiste", - u shpreh Indermit Gill, ekonomist në Bankën Botërore. "Krizat e së shkuarës tregojnë se hyrjet valutore nuk ristabilizohen menjëherë me mbarimin e krizës dhe korrigjimet në konsum mund të jenë shumë më të mëdha nga sa pritet. Edhe rritja ekonomike në vitet pas krizës, mund të mos jetë aq e lartë sa në periudhën para krizës", - tha ai.

Këshillat e Bankës Botërore

"Vendet e rajonit mund të zbusin pasojat nëse përqendrohen në ruajtjen e vendeve të punës, mbrojtjen e njerëzve dhe stabilizimin e sektorit financiar. Në këtë mënyrë, ato mund të shpresojnë për rigjallërim të shpejtë pas krizës", - tha Katsu. Politikat e mbrojtjes shoqërore duhet të jenë prioritare në rajon. Shumë vende po përballen me mungesë të ardhurash buxhetore, të cilat prodhojnë edhe ulje të shpenzimeve shoqërore. Banka Botërore vlerëson se stimujt fiskalë janë të limituar në vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Qeveria
Bregu: ثshtë ulur niveli i varfërisë

Zëdhënësja e Këshillit të Ministrave, Majlinda Bregu, duke iu referuar studimeve të Bankës Botërore, OKB-së, PNUD-it dhe INSTAT-it, theksoi se shqiptarët nuk janë më të varfër sa në vitin 2005.

"Varfëria në vendin tonë po vazhdon të shënojë rënie me ritme më të shpejta, krahasuar me vitet më parë. Nga 18.5% që ishte në vitin 2005, sot niveli i varfërisë ka rënë në 12.4% të popullsisë", u shpreh Bregu. Banka Botërore, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD dhe Instituti i Statistikave në botimin e Anketës për Matjen e Nivelit të Jetesës, kanë dhënë një panoramë të qartë e të plotë, të një prej fenomeneve më të mprehta ekonomike e sociale të çdo vendi në botë, siç është problemi i varfërisë. "Niveli i lartë dhe i konsoliduar i rritjes ekonomike gjatë këtyre viteve, me 7%, politikat qeveritare të mbështetjes e vëmendjes ndaj këtij problemi të ndjeshëm, dyfishimi i pensioneve, pagave, asistencës sociale, lehtësirat e të bërit biznes, taksat e ulëta, apo dhe programet e zhvillimit rural, investimeve publike, janë shpjegimi i vetëm i uljes së nivelit të varfërisë", u shpreh Bregu.

PS
Bushati: Të varfrit, më shumë në fshat

Socialistët vijuan të përqendrojnë energjitë e tyre elektorale te popullata e fshatit, duke u ankuar për "varfërinë më të madhe që zonat rurale kanë në raport me qytetet". Nënsekretari për programin në Partinë Socialiste, Ervin Bushati, deklaroi dje se varfëria është 50% më e lartë në zonat rurale se në qendrat urbane.

"Varfëria në Qarkun e Lezhës është 31%; në Qarkun e Kukësit është 37% dhe në Qarkun e Dibrës është 41% mbi mesataren e nivelit të varfërisë në vend. Qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur varfërinë në qarqet e harruara prej saj; Nuk ka marrë asnjë masë për të zhdukur diferencat rajonale në nivelin e varfërisë", u shpreh Bushati.

"Partia Socialiste, nëpërmjet programit të saj qeverisës, do të kujdeset që zhvillimi ekonomik të jetë i balancuar dhe të zbusë pabarazitë rajonale që sot vuajnë zonat e rënduara nga varfëria dhe mungesa e një të ardhmeje dinjitoze", - premtoi ai.

PD
Mëhilli: Bushati shpifi për varfërinë

PD reagon ndaj deklaratave të nënsekretarit për programin e PS-së, Ervin Bushati, mbi rritjen e nivelit të varfërisë. "Duhet të jesh në psikozën e Ramës që të nxjerrësh trillime të tilla në tregun mediatik", u shpreh zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

Sipas Mëhillit, Banka Botërore pak ditë më parë njoftoi se mazhoranca nxori nga varfëria mbi 200 mijë qytetarë shqiptarë. "Ndërkohë që Bushati u thotë shqiptarëve se varfëria në Qarkun e Lezhës është rritur me 31%, duke harruar se pikërisht në Qarkun e Lezhës, nga Fani gjer në Milot, janë investuar nga kjo qeveri vetëm në rrugë kombëtare, mbi 600 milionë euro dhe janë punësuar në ndërtimin e tyre, direkt në rrugë dhe objekte ndihmëse, mbi 4000 qytetarë të këtij qarku, i cili, sipas Ramës, qenka varfëruar me 31%", u shpreh Mëhilli. Ajo shtoi se "duhet të jesh në psikozën e Ramës që të nxjerrësh trillime të tilla në tregun mediatik të besueshme sa ditëziu i tij"./G.Shqip/
 
Titulli: Varfëria rrezikon 250 mijë shqiptarë

rrezikon ????
 
Titulli: Varfëria rrezikon 250 mijë shqiptarë

[COLOR="Red"UNE PERSONALISHTE NUK E KUPTOJE SE SI JETOJNE NJERZIT NE SHQIPERI ME RROGEN QE MARRIN
DJE ERDHI NJE SHOK NGA SHQIPERIA DHE ME THA QE PAMPERS PER FEMIJET ISHIN DYFISH ME CMIMET NE ANGLI PLUS CMIMET E TJERA NJESOJ SI NE ANGLI (ORIZ SHEQER VAJ MAKARONA ETJ ETJ )KUR RROGAT JANE COPE COPE[/COLOR]
 
Titulli: Varfëria rrezikon 250 mijë shqiptarë

hahhahahahahah ska cfare te rrezikoje se pa lek jan shumica 10% ka lek tjeret jetojne me lek borxh e hapen sikur me qen bosa hahah me makina borxh ncnncnc po spunove ske ekonomi sbehesh me lek tu nejt ke klubi
 
Titulli: Varfëria rrezikon 250 mijë shqiptarë

hahhahahahahah ska cfare te rrezikoje se pa lek jan shumica 10% ka lek tjeret jetojne me lek borxh e hapen sikur me qen bosa hahah me makina borxh ncnncnc po spunove ske ekonomi sbehesh me lek tu nejt ke klubi[/QUOTE]


Dakorte me ty jam Eri shumica ne Shqiperi sa pashe vet me syte e mi 24 ore no stop ne Kafene rrinin po flas per "Rininé" ne plazh dhe ne Durres
Dhe pastaj anokohen s'kemi lek s'kemi ket ate po si té me rrishe ter diten me zingjirin ne dor ter diten ne kafene si don te fitoshe ?? te ndertoshe dicka tenden??
Mendojne se ne Itali Amerik Angli Canada etj etj i Fitojme leket me thes jo punojme nga mengjesi gjeri ne mbremje prinderve ton i del by.... venit per nje jet me te mir si per veten e tyre dhe per femit e tyre. Kurse ne Shqiperi i duan leket te zbresin nga qelli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top